| E premte, 15.03.2013, 08:54 PM |
![]() |
Poeti e shkrimtari Gjon Markokaj |
RAJA KU
UNË LINDA
Cikel me
poezi nga Gjon Ndue Markokaj
U linda
në Rajë
Ma i
bukuri vënd
E lagë
Lumi Valbonë
Drini e
Liqeni Komân.
Dielli
shkrepë
Në Majen
e Korës
E zbret
dalëngadalë
Në luginën
e Valbonës.
I jep
fshatit t'Rajës
Gjithë
ditën ngrohtësi
Në
mbrëmje terhiqet
Per t'u
rikëthyer përseri.
Nga Bregu
i Valbonës
Ngjitet
duke përshëndetë
Në
Cikolën e Malit Korës
Ikën, për
t'u rikëthyer sërish.
N'
Rrethin e Tropojës
N' Fushën
e Shën Gjonit
Jam lindë
e çela sytë
Mora
rrezet e diellit
Që aqë
bukur e rrezitë....,
Në
prëhërin e nënës
U
rrotullova në rënkim
Mora
ajër, ujë e dritë
Aty
qetësohet trupi im.
Mësova,
Gjuhën Amtare
I thirra
nënës Nënë!
Shijova
bukën e kripën
U rrita
me gjirin e sajë.
Në, Korën
e Merturit
"Krah"
i Malit Hekurave
I thirra
babës Babë!
Gjeta
trojet e t'parëvet.
N'"shpatullën"
e Korës
N'grohtësinë
e diellit
Mora
ajrin e bjeshkës
Ujë
t'fresket burimit.
N'
plazhet e bukura
T'
Valbonës e Drinit
Gjatë
vapës, s' verës
Mora
freskinë e "shpirtit"
Raja, m'i
bukuri vënd
E gjetem
nga t' parët
"T'
strukur", në shkëmb
I
mbrojtur, nga t'huajt
Raja,
është vëndlindja
Me
shkrue, mirë duhet
Çdo
pëllëmbë e shqipës
Me flori,
s'paguhet.
Ka
mjedise t' bukura
T' huajt
i deshirojnë
Si
pranëverën flutura
Trojet
tona mrekullojnë.
Demokracia
na solli liri,
Një pjesë
zbriten në fushë
Në Rajë,
jetojnë brezni
Oxhaqet….,
nxjerrin tym.
SHKËMBI
ËSHTË DJEPI QË MË RRITI
Fllad
lirie n'Komunën e Fierzës
Gjashtë
korrik dymijë e dymbëdhjetë
"Ortë"
i japin, piskamë Korës:
-Dy
sokola, po i risjellim, n'dritë.
Si lulet
që bijnë pas djegëjes
Martirë
t'Rajës po ringjallën
Në
Njiqind Vjetorin e Pavarësisë
Për këto
ditë e derdhen gjakun.
Lëshon
Valbona ushtimë lavdie
Prej
Kollate e prej Shkelzenit
Prej
Bogdani e prej Kakie
Shkëmbejtë
nxjerrin, jehonë gëzimit.
M' i
nxjerrë vlerë Fisit Merturit
Po
rilindin djelm sokola:
T'’ramë
martirë t' Nacionalizmit
Kol zef
Kuka, Martin Pepkola.
Sokol
Pali vdes prej tmerrit
Nga
torturat tepër shnjerëzore
Në qeli
n' Koder Shëngjergjit
N'
fshehtësi u, mbajten eshtrat e tij.
Mark
Sokoli vdiq në burg
E s' janë
gjetë eshtrat e tij
I ruan
dheu si toka gurin
I kanë
lypë s' po mun i gjëjnë.
Martin
Lulashin, e vrau sigurimi
Gjaku
skuqi shkëmbejt e Korës
Sokol
Zefi vdiq ndër male
N'
"djep t' lindjes", n' Shkëmb t' Rajes.
Lânë e
pat n'moment tuj vdekë:
N' shkëmb
t' Rajes eshtrat t'mi leni!
Sa t'
sundojnë kjo diktaturë
Shkëmbi
është "djepi që m'rriti"
Vdiq
Sokoli me këto fjalë t' fundit
Në nji
voter n' hyrje t' njaj shpelle
Poshtë
Kalasë,"Lek Dukagjinit"
I
qëndruen eshtrat, pësdhjetë vjete.
Gjaku i
tyre u ruajt nder male
Brezat, e
pësuen prej diktaturës
Dyqind e
tridhjetë vite burgje
Zëmra e
tyre e dinë sa vuajtën.
Gjatë kohës,
së Monizmit
U përçmue
dhe Fshati i Rajës
Si
idhtarë të Komunizmit
U
trajtuen gjatë gjithë kohës
Fundshekulli
i përcjell dhimbjet.
Nga
Jezerca, në Korab
Nga
Tomorri n' Mal t'Gramozit
Shkreptimë
e bubullimë
Rrufeja
s' i bindet qiellit.
U ça
qielli e hapi rrugë:
Ajo
shkarkoi furishëm
Mbi
"Kupolen Qëndrore"
E copëzoi
e s' ësht më.
U
shkallmuen, përnjiheri:
Zingjirët
e Komunizmit
U
flladiten zëmrat e djegura
Shqiptarët
dualën prej izolimit.
Demokracia
triumfojë:
U
freskuem n'fllad lirie
Nryshoi
moti n' tjera stinë
N'
Shqipëri filloi jetë e re.
N' zëmër
e n' shpirtë
S' jemë
tashmâ t' ndrydhur
Rrimë n'
Rajë e n' vënde, t' tjera
Kudo
t'jemi, jemë rajçorë.
S' pamë
liri sa qem të strukur
Sot jemi
t' lirë n' demokraci
Nëpër
shkëmb sa qemë t'futur
"Na
shkoi jeta si është më zi"
Ja
therret këngës, Shkëmbi i Rajës
Ato
"t' malit" e ndigjojnë:
Eshtrat e
Sokolavet i takojnë Rajës
Nji
gjysem shekulli i kemi mbajtë.
"Orë
e zana e shtozavallet"
Mblidhen
n'Lugun e Zânave"
Ja
pasojnë këngën shkëmbit:
Muar
jehonë Lugina e Ltinit (1)
Thonë
mertursit, jânë me "orë"
Kanë
t'aferm njerëz plot:
Nipa e
mbesa, kanë Sokolat
E
njoftojnë "orën", n'Merturë
"Zâ
lëshon" Qllumi i, Merturit
"Ora
e Fisit", njofton Koren
Ato,
" t'malit", ecen shpejt
Ua
përcollën këngën Rajes
Shkëmbi i
ruajti me dhimbje:
T' dy
sokolat, njerzit e vet
I
rivarrosen n'Kishë te Zojës
Me
nderime dheu i pret.
E verteta
n'dritë të diellit
Diskutime
me fjalë t'lirë
Rezatojnë
si vlera e arit
S'humbin
vlerat, n'histori!
Dritë
lëshoi vëndimi i Kshillit
Prej,
Komunës Qytetit Fierzës
Jeta e
tyre qe mbyllur, n' kllapa
Prej
"dhunës s' egër" t'diktaturës.
I nxorr
n'dritë flladi i lirisë
Nga
"pluhnaja" gjysem shekullit
I nxorr
prej shkëmbit i solli në Rajë
Si
pishtarë t'ë Nacionalizmit.
Sokol
Palin e Sokol Zefin
Dy
kryesorët prej dy vllaznivet
Këshilli
i Komunës Qytetit Fierzës
I shpalli "Qytetar Nderit"
1 -
Lugina e Ltinit : -thuhet
se është thirrur kështu, grykëderdhja e
Valbonës, shumë kohë më parë, ndoshta
që nga koha e Altun Ilisë
E DUE
JETËN
S'dua të
iku,
pa
gjurmë.
Sa di,
shkruaj,
t'vertetën
Rri, duke
gëdhëndë
vargje
diçka të
lë pas,
se e due
jetën.
Mëndja,
m'ushqen
shkruaj,
t'mos
vdes
Kam
shpirtin
dhe
ëndrren...,
Që
burojnë
prej
zëmërs.
S'pajtohem,
me
padrejtësitë:
vuajë
gjithnji,
n'zëmër e
n'shpirt
Nga
dyfëtyrësia
e sedra e
sëmurë
dhe nga
intrigat ...,
Vargjet,
i nxjerr
jeta:
nëpërmes
dhimjes,
n' dorë i
ka lexuesi
dua, t'
jem vetëvetja.
Me
flladin e lirisë
vargjet janë
në kohë
Stina,
për të bërë diçka
zëmëra
–shkruaj, më thotë..,
POROSIA E
PLAKUT
Plaku e
plaka, pranë oxhakut
Tuj u
ngroh, n' zjarr për qejf
U, nxi
qielli, n' t' kater anët
Filloi,
shiu, t' binte, si rrebesh
Vetimat,
s' ju bindën qiellit
Bubullima,
i thirrte bubullimës
Shkreptima,
s' e prist shkreptimën
Njëratjetrës,
s' i jepnin afat
"Dragoitë",
gjuanin,"kulshedrat",
Me
zjarrin e fortë, të vetimes
Ata ua,
shkatrronin, kthetrat!
T' mos
shkatërronin njerëzimin
Plaka
Lulë, filloi po lutet:
Epja Zot,
"dragoit" tonë"!
Mëshirë
o, o, i Madhi Zot!
Epja Zot,
"dragoit" tonë!
Mëshirë
o, o, i Madhi Zot!
O, o,
Lulë! - Thirri plaku :
"Kur,
po i tutesh, fort, po i lutesh
Lutju
Zotit, përsëkthjelltit!
Kurë, t'
bubullojnë, është vonë
E, s' ke
pse i lutesh"...,
MALLI MË
NDEZË NË GJI
Digjem e
përvlohem!
Malli, më
bren, n' shpirt
Për
vëndëlindjen time
Për,
Korën e Merturit
Që, i
shetita, në fëmijëri
Nga larg,
me sy, i shikoj,
Vëndet ku
kam lujtur
Me
bashkëmoshatarët e mijë
N'
mëndje, të gjitha i kaloj
E,nisi
mëndjën, me vrap:
Nëpër,
ato vënde t' bukura
Krep më
krep e, thep m' thep
Ku unë,
dikur kullosja bagëtit
Ajo,
ngjitet, shteg më shteg
Mbi
Shpell, t' Lopëvet
Pushon,
n' "Thepin e Shqipës"
Ku
pushojnë shqiponjat
Ngjitet,
cikole e, n' cikole
Mu atje
te: "Bira e Cilikokvet"
Del e,
freskohet, në, "Çuk, t' Borës"
E, te
mrizat, në "Çukat Nikpreçit"
Zbret,
te: "Qethën Dhizit"(1)
Mbi,
"Rrasen e Marketës"
N'
"Podin e Lâmthit", me lule e barë
Pushon,
në livadhet, e Treshes
I,
"Garrumel" zbret, n' Lesniqe
E,
pushon, te "Kroni i Spujës"
Shetitë
të gjitha vëndet:
Ku,
luajshim, n' fëmiri:
"Kutë
e klicë", e "rrasavijat"
"Lojen
Bajrakë", me Shami
E, të
tjeta,"Toçka" e "Guxha"
Atje,
Lakut Bjeshkës:
Ku
këndojnë, bukur bilbilat
Atje, m'
këndon edhe mue zëmra
Rupave,
ku vrapojnë thëllënxat
Atje, m'
vrapon edhe mua, mëndja
Më, zbret
në Valbonë
N' Rrasen
e Sak Dodes
E zhytem,
t' shpërlahem
Në ujtë e
Valbonës
Malli më
ndezë, në gji
Zemra
vetem atje, shërohet
Ku u
linda e kalova, n' rini
Shpirti
vetem atje qetësohet
N' Rajë,
t' Merturit, n' Malësi
![]() |
Gjoni me nusen e tij Zoja, USA, Mars 2013 |
S'KA SI
ALPET E VËNDIT TIM
Turistet
ngjiten e ngjiten
Nëper
Alpet e vëndit tim
Zogjët e
malit i shoqërojnë
Lakut
Bjeshkës bëjnë argëtim.
Cicërima
e melodi
Herë pas
herë livë këndojnë
Nëper
tela - vënd verimi
Freski
bjeshke po shijojnë.
Shikojnë
vënde turistike:
T'bukura
e t'pa shfrytëzuara
Natyrë
shumë mahnitse
Me
argjend t'kurorëzuara.
Vënd
burime t'mrekullueshme
Me ujë
t'freskët vënd për vënd
Kalojnë
vapen në fllad bjeshke
Pastrojnë
gjakun me oksigjen.
N'tela
verimi, kur pushojnë:
Gjëjnë
mikpritje nga malësoret
Mazë
n'furtere, tâmel me borë
Mish të
shijshëm e bylmet.
Gjëjnë
turizëm në Valbonë
N'Theth,
n'Bogë e në Razëm
N'Pejë
t'buron Drini i Bardhë
N'Rugovë
e n'vënde të tjera
Ka shumë
që s'janë n'shrytëzim.
Gjëjnë
guzhinë tradicionale
Bukë
misri e fli të grytë
Me
ushqime bio, origjinale
Mish të
pjekur gjëjnë në hell.
N'Shqipëri,
ngado që shkojnë:
Gjëjnë
turizem, mrekulli
S'ka si
Alpet e vëndit tim!
E verteta, jânë madhështi.
-Cikli eshte shkeputur nga libri “SHKËMBI ËSHTË DJEPI QË MË RRITI”, Tiranë 2012-