E diele, 28.04.2024, 04:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Hyqmet Hasko: Buzëqeshja e mirënjohjes njërëzore

E hene, 25.02.2013, 07:53 PM


BUZËQESHJA E MIRËNJOHJES NJERËZORE

Tregim

NGA HYQMET HASKO

Ishte vitit 1997, ora po shkonte 20.oo dhe nënë Suzana po rrinte ne ballkon. Qielli i Vlorës, ndriste nga fishekët e armëve të rrëmbyer nëpër depot e armatimit. Nënës i dridhej zemra, djali nuk po i kthehej. Po ky shejtan, pse po vonohet, njëqind herë e porosita të vinte sa më shpejtë. Ajo fliste me veten e vet dhe zemra i rrihte me shumë rrëmbim. Ajo atë djalë kishte, sepse zoti nuk i dha fëmijë tjetër. Burri kishte pesë vjet qe i kishte vdekur nga një sëmundje e rëndë. Në këto momente, ajo dëgjoi një trokitje të lehtë tek porta e oborrit. Vrapoi për ta hapur, duke menduar se mos ishte i biri. Hoqi llozin dhe nga jashtë dëgjoi një rënkim. Nënë sa nuk i ra te fiket dhe ishte gati te ulërinte. Po kur hapi portën, pa një person të shtrirë në tokë. Ai ishte rrethe 40- tave, dhe i mbuluar me gjak.Nënë Suzana i foli. Por ai vetëm e shikonte dhe nuk fliste dot. Ajo tentoi ta merrte për ta futur brenda, por ai ishte fare i pafuqishëm për të ecur dhe ishte i rëndë. Ajo i thirri komshiut, por nuk i përgjigjej askush. Mori një gur dhe e hodhi ne dritare, u dëgjua një kërcitje xhami. Bashkimi komshiu i saj doli me të shpejtë.-Çfarë të gjeti, Zana?...-Mua asgjë, - i tha ajo, - por një person është i plagosur dhe nuk flet.Ata e morën, e futen brenda dhe u munduan te komunikonin. Por personi fliste ne gjuhën italiane dhe ata nuk e kuptonin.-Hiqja pantallonat!- i tha Suzana.E zhveshën dhe panë se ne këmbën e djathte kishte një plagë plumbi.-Duhet çuar në spital, - i tha Bashkimi.-Mirë është, po me çfarë ta çojmë, u vonua dhe ai shejtan djali, nuk po vjen... -Këtu tek lagjia jonë nuk ka askush makinë!- foli Bashkimi.-Ik, merr ca raki!- urdhëroi Zana,- t’ia dezinfektojmë dhe t’ia lidhim!Bashkimi doli me shpejtësi. Te porta sa nuk u përplas me Fatjonin, djalin e Zanës.-Çfarë ka? - pyeti ai.-Futu shpejt brenda, ndihmo nënën!Fatjoni vrapoi dhe u fut rrëmbimthi në dhomën ku ishte nëna e tij me të plagosurin.-Kush është ky?- e pyeti nënën.-I plagosur, nuk e shikon?- E shoh, po nga erdhi?-Mos më bëj shumë pyetje, por vrapo deri ne farmaci dhe merr ca petadinë, fasho dhe qëtesus! Ose më mirë hidhu një vrap tek doktor Petro.-O nënë, ai mezi mbahet në këmbë për vete, ti thua shko merre!...-Të thashë shko merre dhe sille sa me shpejtë!...E shikon se po na vdes në dorë?Bashkimi u fut me shishen e rakisë në dore dhe ata filluan t’ia pastronin plagën.Doktor Petro erdhi mbas gjysmë ore bashkë me Fatjonin. Ata e morën dhe me një karrocë e çuan në spital. Por u vonuan shumë se i ranë gjatë, për tu mbrojtur nga turmat që protestonin...

* * *

Në vitin 1999 Fatjoni emigroi ne Itali. Ai u vendos në qytetin e Milanos.Për punë e ndihmuan disa kushërinj nga babai. Ai filloi të punonte si picier, por shpesh punonte dhe shpërndarës nëpër shtëpia.Nënë Suzana, mbeti ne Vlore, për të kujdeseshin komshinjtë dhe një e afërme e saj. Shëndeti i saj po rëndohej çdo dite. Ajo qe shtruar disa herë në spital, se ishte me tumor ne gjoks dhe mjeket i kishin thënë se duhej operuar. Por operacioni ishte i rende dhe duhej bërë ne klinik jashtë shtetit.Bashkimi, komshiu i saj, kishte biseduar me Fatjonin në Itali, ia kishte treguar gjendjen e nënës së tij dhe këmbëngulte që i biri ta merrte ne Itali për operacion. PorFatjoni ishte në hall të madhe, ai pak muaj kishte që pat filluar pune dhe mezi siguronte jetesën e tij. Për ta marre nënën në Itali duhej vizë dhe për të duheshin shumë para.Ai pat biseduar dhe kushërinjtë qe e patën ndihmuar për punë, por dhe ata ishin në hall për vete, ishin me familje dhe kishin shumë vështirësi për të jetuar. Bashkimi, komshiu i nënë Suzanës, pati biseduar me kunatin e vet, që punonte si skafist, që ta çonte në Itali.Kështu nënë Suzana kishte disa ditë qe kishte arritur tek djali, gjendja e saj ishte rënduar shumë. Fatjoni po përpiqej që të gjente mundësinë e parave për ta berë operacion.Nëpërmjet ndihmës që i dha padroni i tij, ai arriti ta shtronte dhe të bënte të gjitha analizat.Mjeku që e mori përsipër operacionin, quhej Frederiko, ishte rreth moshës 43 vjeç, ishte pak zeshkan, por sytë i kishte shumë të qeshur. Atë e mbanin për mjekun më të mirë të atij spitali. Ora po shkonte 11.oo, doktor Frederiko i afrua pacientes te koka e krevatit dhe po e vështronte me shumë vëmendje. Fytyra e saj i dukej e njohur.-Nga jini ju?- e pyeti ai në gjuhen e tij.-Nga Vlora, more bir, - iu përgjigj shqip nënë Suzana.Infermierja që ishte shqiptare e punësuar në atë spital ia përkthente.-Ju e kini shtëpinë në lagjen Çole!- bëri shaka ai.-Jo mor bir, e kam afër stadiumit Flamurtari, por mos më mundo më tepër se nuk kam fuqi të përgjigjem.-Ju keni një djalë me emrin Fatjon dhe një komshi me emrin Bashkim!- vazhdoi ai.-Po, mor bir po, -vazhdonte të përgjigjej ajo dhe me vete mendonte me habi se nga i dinte emrat ky doktor.Frederiko buzëqeshi, nxori një foto dhe ia tregoi Suzanës.-Ky është djali juaj dhe ky është Bashkimi, komshi juaj, apo jo?!-Po, - i tha nënë Suzana dhe po e shikonte me sy shumë hetues nga e kish gjetur ai foton e djalit me Bashkimin.-Okej, -i tha ai, - mos u mërzit operacion ka për të dalë me sukses.-Eh, mor bir, nuk i dihet asaj, thikë i thonë...Nënë Suzana po bënte disa dit që kishte dal nga operacioni dhe gjendja e saj tani ishte shumë e mirë. Për të kujdesej infermierja shqiptare. Por Frederiko nuk po dukej asnjëherë.-Moj bijë, - e pyeti nënë Suzana, - po ai mjeku ku është, si nuk po duket?-Mos u mërzit!- i tha infermierja, - do te vij t’ju takojë, por ka shkuar në Romë në një seminar.Kaluan disa dit të tjera dhe doktor Frederiko u fut befas në dhomën e pacientes.-Hee, mirë je? - fjalën “Mir je” e foli shqip.-Mirë, tu bëftë nëna, te lumshin duart dhe te shtoftë zoti jetën! - ajo e përqafoi dhe sytë i u përlotën.Në këto momente u fut në dhomë dhe një grua shumë e bukur, me një vajzë dy vjeçe që ishte kopja më e mirë e së ëmës.-Kjo është gruaja ime!- e prezantoi ai..- Kurse kjo është Suzana,vajza ime e shtrenjtë.-Suzana? Oooo, hajde tek nëna!- ajo e mori vajzën në krah dhe filloi ta puthte.-Kjo mban emrin tënd, e kam pagëzuar unë me këtë emër...Unë jam personi që ju më dhatë ndihmën dhe më shpëtuat jetën...Nënë Suzanës për pak sa nuk i ra te fiket. Infermierja u alarmua.-Rri e qetë!- i tha asaj mjeku, - ajo është një nënë labe, është shqiponjë!Frederiko pa orën, e përqafoi fort nënë Suzanën dhe i pëshpëriti në vesh:-Mirë u pafshim në Vlorë!...Nënë Suzana u hutua pak, por foli me zë të lartë në shqip:-Mir ardhsh, o shpirti i nenës! Po mos më vjen vetëm, se sëmurem prapë! - ajo lëvizi dorën duke treguar Suzanën e vogël.Frederiko qeshi dhe u largua, duke lenë pas buzëqeshjen e mirënjohjes njerëzore.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora