E diele, 04.05.2025, 09:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Porosia e plakut

E diele, 24.02.2013, 05:00 PM


POROSIA E PLAKUT

 

-Cikel poetik nga libri: “SHKËMBI ËSHTË DJEPI QË MË RRITI”, Tiranë 2012--

 

Nga Gjon Markokaj

 

RAJÇORËT I BURRËNOI TROLLI

*

Cikolet

e Malit Korës,

hedhin

shtat,

prej Drinit e Valbonës

e, puthin

qiellin

e kaltërt

*

Korja e Merturit,

piramidë

natyrore

e, shtrirë

mes lumenjsh;

n' shpatullat, t' sajë

e mban gjallë,

fshatin e Rajës

*

N' kohë

t' egra

fshat, mundimçar

Tabanin,

e patën

mbi gur

Termeti, s' i trëmbi

e, s' u, nënshtruen

Jetuen,

t' sigurtë

*

Rriti trima

malesh,

krezhnikë,

t' papërmbajtur,

Djem, t' fortë,

si dragoi,

t' shëndetshem

e, t' mirë,

m' upa, me sy

*

Burra, t' gishtit,

t' fjalës,

n' oda burrash,

m' folë urti

Njerëz,

t' besës,

t' sofrës

së, shtruar,

t' "bukëmirës shqiptare",

m' ëmër:

Si burrat e Rajës!

*

Jeta

mundimçare,

n' kershëtëgjallë,

i forcoi, s' tepërmi

Populli,

i përjetësoi, n' këngë

*

Rajçorët,

i burrnoi trolli

kënga,

përta, ushton, n' oda.

-------

DURIMI ËSHTË FITORE

(përkujtesë)

 

Shpresa, është e madhe:

Ajo, t' mban gjallë

Ai që, humbë shpresën

jeton pak, humbë, n' jetë

 

"Vdekja është e pabesë":

T' len, n' mes rrugëvet

Dita e vdekjes, e veshtirë

S' e deshiron por, s' t' pyet

 

- Fjala e mirë:

Është e, ëmbël, si mjalta

T' forcon e, t' mban gjallë

 

- Fjala e keqe:

Ëshë e, idhtë, si pelini

S' t' lenë, gjallë asë vdekë

 

Lufta për Atdhe:

Detyrë për, t' gjithë

Forca, është përballim

Qëndresa është fitore

 

Frika është dorzim,

Trimëria është përballje

Tmerri, është shkatërrim!

"Pabesia", është "marre"

 

"I duruari, i fituari"

Mëndja është gjithçka

Guximi ështe vetmohim:

"Çdo trim është guximtar

Por jo, çdo guximtar trim"

 

- Shpata e pushka:

Gjinden, n' frontin e luftës

- Kazma e lopata:

Gjinden, n' frontin e punës

 

- Lapsi e libri:

Gjinden, n' dhomën e studjes

- "Mëndja, gjindet, n' urti"

Ajo, t' nxjerr prej situatës....,

 

"E bukura gjindet, n' thjeshtësi"

Ajo, t' shton jetë…..,

- "Trimëra gjindet, n' urti"

Ajo s' të len, me vdekë...,

------------

 

LIMÂNI I FUNDIT

 

Pleqëria vjen, ngadalë

Pleqtë, i mbulon muzgu

Fjala e mirë, i mban gjallë

T' gjithëve, na afrohet pregu

 

Sëbashku me muzgun

Vjen dhe, limâni i fundit

Merzia pa, "pikë nevojë"

Pleqtë, i plakë, parakohet

 

Mëndojnë shumë për evladin:

Frikësohen se ata, s' jetojnë!

Koha ndryshon e, m' mirë bëhet

Jetojnë e punojnë, m' mirë

 

Mekeqëardhje, shtroj:

Këtu, "pak rrespektohen pleqtë"

N' Amerikë, pashë krejt ndryshej

Përnjëritjetrin, kishin respekt

 

Pa dallim, n' rracë e, n' moshë

Me nji kulturë, prej njerëzie

T' përshëndesin, me nji dashuri

Dhe nji buzëqeshje, t' pa parë

 

N' biznes, n' vizitë, n' spital

T' afrojnë, me nji thjeshtësi

Që, s' mund, t' përceptohet

S' kanë fare, mospërfillshmëri

Kan rrespekt ndaj, t' moshuarvet

 

Ata, të qetësojnë "shpirtin"

T' prekun trupin, ku kie dhimbjet

Me nji prekje, si "nëna fëmijën"

T' pyesin e, t' marrin mendimet

 

Ata, s' pyesin për moshën

Nese mundesh, t' punojsh

Sipas fuqisë, t' afrojnë punën

A, a, a, sanjerëz, t' mirë jânë!

----------

 

POROSIA E PLAKUT

 

Plaku e plaka, pranë oxhakut

Tuj u ngroh, n' zjarr për qejf

U, nxi qielli, n' t' kater anët

Filloi, shiu, t' binte, si rrebesh

 

Vetimat, s' ju bindën qiellit

Bubullima, i thirrte bubullimës

Shkreptima, s' e prist shkreptimën

Njëratjetrës, s' i jepnin afat

 

"Dragoitë", gjuanin,"kulshedrat",

Me zjarrin e fortë, të vetimes

Ata ua, shkatrronin, kthetrat!

T' mos shkatërronin njerëzimin

 

Plaka Lulë, filloi po lutet:

Epja Zot, "dragoit" tonë"!

Mëshirë o, o, i Madhi Zot!

Epja Zot, "dragoit" tonë!

Mëshirë o, o, i Madhi Zot!

 

O, o, Lulë! - Thirri plaku :

"Kur, po i tutesh, fort, po i lutesh

Lutju Zotit, përsëkthjelltit!

Kurë, t' bubullojnë, është vonë

E, s' ke pse i lutesh"...,

-----------

 

MALLI MË NDEZË NË GJI

 

Digjem e përvlohem!

Malli, më bren, n' shpirt

Për vëndëlindjen time

Për, Korën e Merturit

Që, i shetita, në fëmijëri

 

Nga larg, me sy, i shikoj,

Vëndet ku kam lujtur

Me bashkëmoshatarët e mijë

N' mëndje, të gjitha i kaloj

 

E,nisi mëndjën, me vrap:

Nëpër, ato vënde t' bukura

Krep më krep e, thep m' thep

Ku unë, dikur kullosja bagëtit

 

Ajo, ngjitet, shteg më shteg

Mbi Shpell, t' Lopëvet

Pushon, n' "Thepin e Shqipës"

Ku pushojnë shqiponjat

 

Ngjitet, cikole e, n' cikole

Mu atje te: "Bira e Cilikokvet"

Del e, freskohet, në, "Çuk, t' Borës"

E, te mrizat, në "Çukat Nikpreçit"

 

Zbret, te: "Qethën Dhizit"(1)

Mbi, "Rrasen e Marketës"

N' "Podin e Lâmthit", me lule e barë

Pushon, në livadhet, e Treshes

I, "Garrumel" zbret, n' Lesniqe

E, pushon, te "Kroni i Spujës"

 

Shetitë të gjitha vëndet:

Ku, luajshim, n' fëmiri:

"Kutë e klicë", e "rrasavijat"

"Lojen Bajrakë", me Shami

E, të tjeta,"Toçka" e "Guxha"(2)

 

Atje, Lakut Bjeshkës:

Ku këndojnë, bukur bilbilat

Atje, m' këndon edhe mue zëmra

Rupave, ku vrapojnë thëllënxat

Atje, m' vrapon edhe mua, mëndja

 

Më, zbret në Valbonë

N' Rrasen e Sak Dodes

E zhytem, t' shpërlahem

Në ujtë e Valbonës

 

Malli më ndezë, në gji

Zemra vetem atje, shërohet

Ku u linda e kalova, n' rini

Shpirti vetem atje qetësohet

N' Rajë, t' Merturit, n' Malësi

----------



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx