E premte, 03.05.2024, 10:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Shahin Ibrahimi

E diele, 24.02.2013, 10:51 AM


Shahin Ibrahimi

 

Asistenca

 

Jam një punonjësi i jot hekurudhe

Isha fëmi kur hyra në gjirin tënd,

Dallgët e tua ma  bënë ballin rrudhë

Më hoqën, militantë çuan në atë vënd.

 

Më mban mënd kur të vadisja me djersën e rinisë

Dhe kënaqësia jote shpërndahej nëpër transe,

Sot këta na sulen mbi shtratin e pleqërisë

Dhe po na trajtojnë, sikur të isha  shimpaze.

 

Rrahjet e zemrave tona si ndaluan, ty u trete

Të mbuluan me hijen e zezë të harrimit,

Si litar në horizont jetime mbete

Vizioni fshihet në kthetrat e trishtimit.

 

Me mall trazuar pluhurin do ta shkund

Që ëndrrat të treten në djersën e shkuar,

Baticën dua të të afroj,por nuk mund

S`të mbajtën ngrohtë, të tjetërsuan.

 

Tek ty notonin idetë e së ardhmes

Harronim lodhjen nëpër monopatet e tua,

Të katandisën në dritare të dhimbjes

Të lutem ca tinguj të vjetër, ruaji për mua.

 

Kryetarit te trenit

 

Në fund të trenit rrini me zemër të ngrirë

I luteni fatit që asgjë mos të ju ndodhë,

Dhe ajrit që thithni i kërkoni mëshirë

Vetëm kur lini punën keni gjakun e ngrohtë.

 

Ju lutem mos gënjeni,ngrini lart dinjitetin

Kur nga rampot fytyrën shikoni të nxirë,

Që nesër të buzëqeshëni tregoni realitetin

Se sot mes njerzish dhe miqësia ka ngjyrë.

 

Dita e nesërme më të zymtë të gjen

Dhe ëndrrat e tua shkrihen me fallsitetin,

Betohesh se do flasësh veten prap gënjen

Me heshtje do të shijoni vetëm sikletin

 

Thonjtë ju ngulin e ju puthin me mall

Ju pengojn shikimin e ju vënë në gjumë,

Sa të jeni të përçarë më të lehtë e kanë

S`fitohen të drejtat të përkulur në gjunjë.

 

Vetëm statujat juve ju japin gjak

Në shikimin tuaj dhe vargu ndjen mërzinë,

Për çdo tren që shoqëron ti ndjehesh më plak

Me zërin e tharë ftohni dhe dashurinë.

 

Me sinjalin që jep ndal një avari

Ngaqë lëvizja përherë është siklet,

Tymi i frenimit është gëzim për ty

Për ty s`ka lapidarë, por i tillë je vërtet.



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora