| E diele, 24.02.2013, 10:51 AM |
Shahin
Ibrahimi
Asistenca
Jam një punonjësi i jot hekurudhe
Isha fëmi
kur hyra në gjirin tënd,
Dallgët e
tua ma bënë ballin rrudhë
Më hoqën,
militantë çuan në atë vënd.
Më mban
mënd kur të vadisja me djersën e rinisë
Dhe
kënaqësia jote shpërndahej nëpër transe,
Sot këta
na sulen mbi shtratin e pleqërisë
Dhe po na
trajtojnë, sikur të isha shimpaze.
Rrahjet e
zemrave tona si ndaluan, ty u trete
Të
mbuluan me hijen e zezë të harrimit,
Si litar
në horizont jetime mbete
Vizioni
fshihet në kthetrat e trishtimit.
Me mall
trazuar pluhurin do ta shkund
Që
ëndrrat të treten në djersën e shkuar,
Baticën
dua të të afroj,por nuk mund
S`të
mbajtën ngrohtë, të tjetërsuan.
Tek ty
notonin idetë e së ardhmes
Harronim
lodhjen nëpër monopatet e tua,
Të
katandisën në dritare të dhimbjes
Të lutem
ca tinguj të vjetër, ruaji për mua.
Kryetarit
te trenit
Në fund
të trenit rrini me zemër të ngrirë
I luteni
fatit që asgjë mos të ju ndodhë,
Dhe ajrit
që thithni i kërkoni mëshirë
Vetëm kur
lini punën keni gjakun e ngrohtë.
Ju lutem
mos gënjeni,ngrini lart dinjitetin
Kur nga
rampot fytyrën shikoni të nxirë,
Që nesër
të buzëqeshëni tregoni realitetin
Se sot
mes njerzish dhe miqësia ka ngjyrë.
Dita e
nesërme më të zymtë të gjen
Dhe
ëndrrat e tua shkrihen me fallsitetin,
Betohesh
se do flasësh veten prap gënjen
Me
heshtje do të shijoni vetëm sikletin
Thonjtë
ju ngulin e ju puthin me mall
Ju
pengojn shikimin e ju vënë në gjumë,
Sa të
jeni të përçarë më të lehtë e kanë
S`fitohen
të drejtat të përkulur në gjunjë.
Vetëm
statujat juve ju japin gjak
Në
shikimin tuaj dhe vargu ndjen mërzinë,
Për çdo
tren që shoqëron ti ndjehesh më plak
Me zërin
e tharë ftohni dhe dashurinë.
Me
sinjalin që jep ndal një avari
Ngaqë
lëvizja përherë është siklet,
Tymi i
frenimit është gëzim për ty
Për ty s`ka lapidarë, por i tillë je vërtet.