Kulturë
Xhemail Peci: Adem Jashar Shqipëria
E shtune, 23.02.2013, 08:59 AM
ADEM
JASHAR SHQIPËRIA
Nga Xhemail Peci
AI kishte
ardhur në jetë në Ditën më të Bukur dhe
më të Bekuar të Atdheut dhe Kombit: me Datën 28 Nëntor, dhe kishte Ri-Lindur
prapë si Feniks prej hirit e si Salamander prej Zjarrit, Në Ditën më Të Bardhë
të Kombit, në Ditën e Mësuesit, me 7 Mars 1998.
Edhe
Lindja edhe Ri-Lindja e Tij, kishin hyrë nën Urdhërat e Bekimit Hyjnor të
Përpjekjeve të Parreshtura për ta bërë Atdheun dhe Kombin. Vështirë është të
gjendet një Ëmblemë Kombëtare si AI, që të kenë pasur një Bekim të Tillë të
Dyfishtë, si për Lindjen ashtu edhe për Ri-Lindjen e Tij.
Aty ishin
Sakrifikuar Tre Breza, Aty ishin Flijuar Breznitë Orëmira në Luftën e Tyre sa
Epike po aq edhe Historike, sa të Lavdishme po aq edhe të Pabarabartë në raport
me forcat dhe me armët - kundër Breznive Orëzeza, Aty ishte Shpalosur më
Heroikisht dhe më Madhërisht se kurrë më parë, por po aq edhe Tragjikisht si
kurrë më parë, Epopeja e Nënshkruar me Gjakun më të Kulluar: ngaTre Breza të
Një Familje Atdhetare që po Sfidonin Tri Marrëveshjet Ogurzeza që kishin rënë
mbi Atdheun dhe Kombin Tonë Trim, të Përvuajtur dhe Liridashës, duke u Ngritur
si Shkëmb në Këmbë kundër Paqes së Shën Stefanit, Kongresit të Berlinit dhe
Konferencës së Ambasadorëve në Londër, që Mizorisht dhe Padrejtësisht, që
Egërsisht dhe Tragjikisht, kishin rënë mbi Tokat Tona dhe mbi Kokat Tona.
Aty
kishin Rënë për të Rilindur në Piadestalin e Shenjtërisë së Lirisë së Atdheut
dhe të Kombit: Gjyshi, Gjyshja, Babai, Daja, Biri, Nipi, Mbesa, Nëna, Nusja,
Gruaja, Motra, Martirët e Kombit me Zjarrin e Shenjtë të Lirisë në Zemër dhe në
Shpirt, Flakadanët e Prekazit, të Drenicës e të Gjithë Atdheut.
Aty ishin
Bashkuar si kurrë më Parë: Kuvendi i Lezhës, Lidhja e Prizrenit e Kuvendi í
Vlorës, Tri Kuvende e me Tre Breza po Flisnin Prapë Me Gjuhë Gjaku.
Aty, siç
e kishte shkruar Poeti, kishin ardhur me Përmasat e Tyre Vigane, Tre Vizionet
dhe Tre Misionet Historike të Vëllezërve Frashëri: Tre Vëllezër Frashëri, sa
për Tre Tomor, Tre Kontinente Shkelin Veçse Për Një Vlorë.
Aty ishin
ndeshur prapë në përmasat mitike, Breznitë Orëmira me Breznitë Orëprera. Aty po
shkriheshin në Një, Përmasat Epike dhe Gjeografike të Etnisë Sonë si Komb,
pikërisht nëpërmes Tre Brezave: Iliria, Arbëria dhe Shqipëria.
Aty një
Grusht Shqiptarësh përfaqësuar nga Tre Breza, po bënin një Epope Legjendare
kundër gadi 30,000 ushtarëve, rrethuar me tre rrethe, me topa dhe me tanke;
kundër Tri Serbive:
Aty ishin
Shkrirë, Mishëruar dhe Përjetësuar, Hyjnizuar dhe Madhëruar si kurrë më parë:
Kruja, Prizereni dhe Vlora.
Aty
kishin ardhur prapë dhe Aty ishin Bashkuar: Gjeto Basho Muji e Sokol Halili,
Gjergj Elez Alia e Bilbilenjtë Trembëdhjetë, Marash Uci e Osman Takja, Zenel
Gjoleka e Rrapo Hekali, Abdyl Frashëri e Sylejman Vokshi, Mic Sokoli e Sef
Kosharja, Ali Ibra e Elez Isufi, Ali Pashë Gucia e Prenk Cali, Isa Boletini e
Idriz Seferi, Çerçiz Topulli e Bajo Topulli, Hodo Sokoli e Bajram Curri, Dedë
Gjo Luli e Mehmet Shpendi, Idriz Guri e Zeman Mashkullori, Demë Ahmeti e Ahmet
Delia, Haxhi Zeka e Hasan Prishtina, Oso Kuka e Selam Salaria, Azem Bejta e
Shote Galica, Demir Ali Lena e Shaban Polluzha, Xhemë Gostivari e Hysen
Tërpeza, Tahir dhe Nebih Meha, Mamica Kastrioti e Igballe Prishtina, Tringë
Martini e Kaje Gajla, Bubulina Laskalina e Marigo Postja…
AI ishte
Komandanti që kishte marrë pjesë në Kryengritjen e Madhe Ilire kundër
Legjioneve Romake, AI ishte Pirrua i Lashtë i Epirit që u kishte thënë
Bashkëluftëtarëve të Tij: Shqiponja Jam Unë, Ju jeni Krahët e Mi, AI ishte Leka
í Madh, AI ishte Agroni í Ilirisë që e kishte shpalosur Sfidën e Tij: Vraje
Vdekjen; AI ishte Kryekomandanti í Kështjellave të Teutës, AI ishte Princi í
Lirisë e Kalorësi í Skëndërbeut, AI ishte
Laokonti që Sfidonte Gjarpërinjt në Trupin e Tij dhe në Trupin e Atdheut
– Gjajrpërinjtë e Gjakut dhe Gjarpërinjtë e Pragut, AI ishte Ushtaraku dhe
Ushtari í Atdheut, AI ishte Nositi që ushqente me Gjak Zogjtë e Tij dhe Nestori
i Urtë e Fjalëpakët që Hidhte Hapin e Levendëve të Historisë së Shqipërisë, AI
ishte Krahu i Djathtë i Gjergj Kastriotit në Një Cep të Ilirisë së Moçme, AI
ishte Vranakonti Legjendar e Tanush Topia që nuk i lëshonte pa Luftë
Krye-Këshjtjellat e Arbërisë, AI ishte Miti dhe Legjenda e shkrirë në Realitet,
AI ishte Flamurtari i Lindur Rishtas në Truallin e Shqipes Djep Vullkani,
AI ishte Strategu dhe Vizionari, AI
ishte Misionari dhe Kryeluftëtari i Paepur, AI ishte Burri i Madh e Burri i
Urtë, AI ishte Besa e Madhe e Sofra e Bardhë, AI ishte Kryeluftëtari që kishte
marrë pjesë në Të Gjitha Betejat Më Të Përgjakshme për Liri dhe Pavarësi
Kombëtare, për Përparim e Çlirim Kombëtar dhe Shoqëror, AI ishte Kryeluftëtari
i Paepur që kishte Luftuar dhe kishte Frymëzuar Breza të Tërë Shqiptarësh
Atdhetarë, AI kishte Nxjerrur Armët dhe kishte Mbrojtur Truallin dhe Pragun
Stërgjyshor, AI ishte Krye-Fatosi i Lirisë që Nën Flamurin Kuq e Zi i ishte
Përgjigjur Zërit të Atdheut për t’u kthyer në Krujë, AI kishte marrë pjesë në
Betejat e Përgjakshme të Albulenës e të Torviollit, të Beratit e të Vajkalit,
AI kishte marrë Bekimin e Qumështit të Rozafës si dhe Profecinë e Orakullit të
Lashtë të Lisit të Dodonës, AI kishte Paraljmëruar Marrshin e Pandalshëm të
Zgjimit të Perëndive Ilire, AI kishte marrë pjesë në Kuvendin e Lezhës, ne
Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e në Kuvendin Historik të Vlorës, AI kishte vënë
Firmën e Vet si një Konstelacion të Shenjtë Gjaku në Aktin e Madh të Shpalljes
së Pavarësisë së Shqipërisë, AI kishte marrë pjesë në të Gjitha Luftërat e
Përgjakshme Kundër Pushtuesve dhe Dhunuesve Shekullorë Të Tokave Tona
Shqiptare, AI kishte qenë Bashkëpjesëmarrës në të Gjitha Protestat dhe
Telegramet e Nënshkruara me Firma Gjaku kundër Padrejtësive më Të Shëmtuara
Historike ndaj Të Drejtës Demokratike, Të Ligjshme, të Natyrshme – dhe Pse Jo:
Edhe të Perëndishme të Shqiptarëve për Vetëvendosje, AI kishte Mbajtur Lart
Flamurin e Kombit dhe nën Himnin e Gjergj Kastriotit e të Trumpetës së Krujës,
AI kishte Luftuar Heroikisht në Melesin
e në Luftën e Mashkullores, në Kaçanik e në Boletin, në Mezhgoran e në Grykën e
Llapushnikut, AI kishte sfiduar si një Legjendë Perandoritë e Shumta dhe të
Egra që kishin vërshuar si lubi e si gjarpërinjë e gjakut mbi Vijat e Kufirt,
AI kishte shpalosur Lavdinë e Armëve Kreshnike për Tokë e Dhe të të Parëve – në
Kullën e Vraninës e në Kullën e Dinoshes, në Orman Çiflik e në Kullën e Tahir e
Nebih Mehës, AI ISHTE BETUAR MBI VARRET E FATOSAVE TË KOMBIT – TAHIR E NEBIH
MEHËS, AI kishte Vënë Firmën e Tij si Një Konstelacion Gjaku që nga
Memorandumin i Gërçes e deri në Pagëzimin e Shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, AI ishte Delegacioni Shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve të
Londrës, e prapë ishte AI që kishte sfiduar Padrejtësitë Historike - në
Konferencën e Rambujesë, AI ishte Mësuesi që kishte hapur Shkollën e Parë
Shqipe në Korçë – me 7 mars 1887, AI kishte marrë pjesë në Hapjen e Normales së
Elbasanit, në Kongresin e Manastirit e në Kongresin e Drejtshkrimit – për Hir
të Bashkimit Me Çdo Kusht të Kombit Shqiptar, AI kishte hapur Gjoksin mbi
grykën e topit e AI i kishte dhënë flakë Kullës së Barotit në Vraninë, AI i
kishte mbajtur Armët e Lirisë në Kullat Kreshnike me Shekuj të tërë, AI e
kishte terur barutin ndër Kulla, AI kishte marrë pjesë në Verrat e Llukës e në
Kryevprën e Anton Çettës e të Mendësisë Intelektuale Kombëtare në Pajtimin e
Gjaqeve, AI kishte mbajtur plagët në trup që kullonin Gjak, AI ishte Gjergj
Elez Alia që po dilte nga Mitet, nga Legjendat dhe Këngët e Eposit të
Kreshnikëve, AI ishte Vetëdija Historike e Shkruar nga Pjetër Budi – Qoftë për
Të Mirën e Dheut të Arbërit, AI ishte Krenaria e Ligjshme Kombëtare e të
Qenunit Shqiptar e Bir Shqiptari – E Shkruar dhe Latuar nga Poeti i Kombit Naim
Frashëri: ‘Ti, Shqipëri, më ep nder, më ep emrin shqipëtar, /Zemrën ti ma
gatove, plot me dëshirë dhe me zjarr’; AI ishte Firmamenti i Madh i Jeronim De
Radës: Edhe sikur të na falni gjithë botën, ne kurrë nuk i tradhtojmë Idealet e
Kombit që na lindi e na rriti; AI ishte Zemërthirrja e Petro Nini Luarasit
Fjalëflamurit – se edhe Njjëqind herë po të biem, prapë duhet të ngritemi, AI
ishte kushtrimi i Luigj Gurakuqit se ndër kundërshtime s’duhet me u ligështue,
mjer ai që s’mundet me qëndrue, AI ishte Zemërthirrja Historike e Hilë Mosit:
Ah Shqypni, mos thuej mbarova, se djemt tu more ende janë gjallë, /n’kam asht
çue e rrept o Kosova, e ban luftën ballë për ballë; AI ishte Vetëdija dhe
Mendësia Historike dhe Praktike e Pashko Vasës se Feja e Shqiptari është
Shqiptaria, AI ishte Luftëtari dhe Intelektuali që po i nxirrte në shesh Fjalët
Lapidare të Mendjes së Ndritur Intelektuale – Elena Gjikës, shkruar Jeronim De
Radës - njërit prej Shpirtrave Më Të Bardhë të Shqipërisë: NUK DUHET TË VDESIM
PA E PARË TË VALOJË I LIRË FLAMURIN E SKËNDËRBEUT- PËRMBI KËSHTJELLËN E
ROZAFATIT, AI ishte Kryekomandanti dhe Kryeushtaraku, Kapidani dhe Kryekapidani
i Motit të Madh që prapë po nxirrte nga arkivat e memorjes kombëtare e në
praktikë si dëshmi e gjallë e Flijimit dhe Heroizmit, Fjalët e Poetit të
Pushkëve të Bardha – Pashko Vasa, këtij Shqiptari të Madh e Shkodrani të
Mençur, se: URDHËRAT E NDËRGJEGJËS KOMBËTARE DUHET TË NA VIJNË PËR KRERË DHE TË
NA BINDIN PËR USHTARË, AI ishte Atdhetari Zemërzjarrtë - Nikolla Naum Naço që
në Penën e Lasgush Poradecit Nderonte PELERINATËN E GJAKUT, AI ishte
Themistokli Gërmenji që po e Shpaloste Vetëdijen Më Sublime Kombëtare e
Gjithëshqiptare: PO S’SHKOVA UNË, DO SHKOJË SHQIPËRIA, AI ishte Zemra e Madhe
Bujare dhe Shpirti Fisnik që po nxirrte në Fushëbetejë Kuptimësinë e
Kryevargjeve të Gjergj Fishtës: Porsi fleta e Hyllit t’Zotit, po rreh Flamuri i
Shqipërisë, po i thërret Bijtë e Kastrioti, me u mbledh tok ndër çetë të
ushtrisë; AI ishte Fatosi í Kombit që me Epopenë e Gjakut të Tij Arbëror po e
Shkruante si Një Testament Lavdie – Lahutën e Shqipërisë, AI ishte Dora e Vënë
Butësisht dhe Denjësisht mbi Ballin e Kombit, mbi Hartën e Atdheut, mbi Shqipen
e Flamurit, AI ishte Pagëzimi i Brezave dhe i Gjeneratave të Breznive Orëmira
në Luftën e Shenjtë kundër Breznive Orëliga, me Emrin që Koha dhe Shekujt e
kishin kërkuar kaherë: Ushtria Çlirimtare e Kosovës; AI ishte Vilhelm Teli që e
donte dhe e ëndrronte ta bënte Atdheun siç e kishin ëndrruar, projektuar dhe
përpunuar e imagjinuar në përfytyrimin e tyre Rilindasit Tanë Atdhetarë: Elena
Gjika, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Mithat Abdyl Frashëri - Si Zvicrën.; AI ishte
Ideatori dhe Liberatori, Organizatori dhe Kordinatori i Veprime Ushtarake e
i Strategjive Luftarake, AI ishte
Tribuni dhe Apostulli i Shqiptarizmës, AI ishte Zemra e Madhe dhe Burri Vigan
të Cilit Historia, Koha dhe Ardhmëria i kishin parcaktuar ta sfidonte njërën
prej Këngëve të Tij më Të Dashura Epike: Kah len Dielli, more kah praron Hana,
Zhujë Selmanin, jo s’e ban ma nana; AI ishte Epopeja Historike e përjetësuar në
vargun popullor: Mos ja prekë Ballin Kreshnikut, se t’djegë Flaka e Kaçanikut,
Jam Sylë Vokshi e s’ta lëshoj trollin, krah për krah me Mic Sokolin; AI ishte
Epika Legjendare e Kamber Loshit: Eja Loke, e ma jep martinën, përmbi shkëmb, o
ta vë opingën, AI ishte Firmamenti i Përgjakur ndër Shekuj, AI ishte
Konstelacioni i Shkruar Me Gjakun e Martirëve të Lirisë, AI ishte
Kryekomandanti që po i nxirrte Armët e Gjergj Kastriotit nga Muzeu i Vjenës e
që po ia kthente prapë Atdheut dhe Kombit: LAVDINË DHE NDERIN, AI ishte
Zemërthirrja Historike sa edhe Epike për Brezat që do të vinin: PERËNDIA I
MBAJTË DORËN SIPËR BALLIT, SHTETIT DHE KOMBIT TË BARDHYLIT, TEUTËS, AGRONIT,
GJERGJ KASTRIOTIT, TË ISMAIL QEMALIT E ABDYL FRASHËRIT, AI – ME DORËN TEK
FLAMURI E ME BALLËT TEK LIRIA: ADEM
JASHAR SHQIPËRIA…