Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhemail Peci: Adem Jashar Shqipëria

| E shtune, 23.02.2013, 08:59 AM |


ADEM JASHAR SHQIPËRIA

Nga Xhemail Peci

AI kishte ardhur në jetë në  Ditën më të Bukur dhe më të Bekuar të Atdheut dhe Kombit: me Datën 28 Nëntor, dhe kishte Ri-Lindur prapë si Feniks prej hirit e si Salamander prej Zjarrit, Në Ditën më Të Bardhë të Kombit, në Ditën e Mësuesit, me 7 Mars 1998.

Edhe Lindja edhe Ri-Lindja e Tij, kishin hyrë nën Urdhërat e Bekimit Hyjnor të Përpjekjeve të Parreshtura për ta bërë Atdheun dhe Kombin. Vështirë është të gjendet një Ëmblemë Kombëtare si AI, që të kenë pasur një Bekim të Tillë të Dyfishtë, si për Lindjen ashtu edhe për Ri-Lindjen e Tij.

Aty ishin Sakrifikuar Tre Breza, Aty ishin Flijuar Breznitë Orëmira në Luftën e Tyre sa Epike po aq edhe Historike, sa të Lavdishme po aq edhe të Pabarabartë në raport me forcat dhe me armët - kundër Breznive Orëzeza, Aty ishte Shpalosur më Heroikisht dhe më Madhërisht se kurrë më parë, por po aq edhe Tragjikisht si kurrë më parë, Epopeja e Nënshkruar me Gjakun më të Kulluar: ngaTre Breza të Një Familje Atdhetare që po Sfidonin Tri Marrëveshjet Ogurzeza që kishin rënë mbi Atdheun dhe Kombin Tonë Trim, të Përvuajtur dhe Liridashës, duke u Ngritur si Shkëmb në Këmbë kundër Paqes së Shën Stefanit, Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Ambasadorëve në Londër, që Mizorisht dhe Padrejtësisht, që Egërsisht dhe Tragjikisht, kishin rënë mbi Tokat Tona dhe mbi Kokat Tona.

Aty kishin Rënë për të Rilindur në Piadestalin e Shenjtërisë së Lirisë së Atdheut dhe të Kombit: Gjyshi, Gjyshja, Babai, Daja, Biri, Nipi, Mbesa, Nëna, Nusja, Gruaja, Motra, Martirët e Kombit me Zjarrin e Shenjtë të Lirisë në Zemër dhe në Shpirt, Flakadanët e Prekazit, të Drenicës e të Gjithë Atdheut.

Aty ishin Bashkuar si kurrë më Parë: Kuvendi i Lezhës, Lidhja e Prizrenit e Kuvendi í Vlorës, Tri Kuvende e me Tre Breza po Flisnin Prapë Me Gjuhë Gjaku.

Aty, siç e kishte shkruar Poeti, kishin ardhur me Përmasat e Tyre Vigane, Tre Vizionet dhe Tre Misionet Historike të Vëllezërve Frashëri: Tre Vëllezër Frashëri, sa për Tre Tomor, Tre Kontinente Shkelin Veçse Për Një Vlorë.

Aty ishin ndeshur prapë në përmasat mitike, Breznitë Orëmira me Breznitë Orëprera. Aty po shkriheshin në Një, Përmasat Epike dhe Gjeografike të Etnisë Sonë si Komb, pikërisht nëpërmes Tre Brezave: Iliria, Arbëria dhe Shqipëria.

Aty një Grusht Shqiptarësh përfaqësuar nga Tre Breza, po bënin një Epope Legjendare kundër gadi 30,000 ushtarëve, rrethuar me tre rrethe, me topa dhe me tanke; kundër Tri Serbive: Serbia e Parë, Serbia e Dytë dhe Serbia e Tretë.

Aty ishin Shkrirë, Mishëruar dhe Përjetësuar, Hyjnizuar dhe Madhëruar si kurrë më parë: Kruja, Prizereni dhe Vlora.

Aty kishin ardhur prapë dhe Aty ishin Bashkuar: Gjeto Basho Muji e Sokol Halili, Gjergj Elez Alia e Bilbilenjtë Trembëdhjetë, Marash Uci e Osman Takja, Zenel Gjoleka e Rrapo Hekali, Abdyl Frashëri e Sylejman Vokshi, Mic Sokoli e Sef Kosharja, Ali Ibra e Elez Isufi, Ali Pashë Gucia e Prenk Cali, Isa Boletini e Idriz Seferi, Çerçiz Topulli e Bajo Topulli, Hodo Sokoli e Bajram Curri, Dedë Gjo Luli e Mehmet Shpendi, Idriz Guri e Zeman Mashkullori, Demë Ahmeti e Ahmet Delia, Haxhi Zeka e Hasan Prishtina, Oso Kuka e Selam Salaria, Azem Bejta e Shote Galica, Demir Ali Lena e Shaban Polluzha, Xhemë Gostivari e Hysen Tërpeza, Tahir dhe Nebih Meha, Mamica Kastrioti e Igballe Prishtina, Tringë Martini e Kaje Gajla, Bubulina Laskalina e Marigo Postja…

AI ishte Komandanti që kishte marrë pjesë në Kryengritjen e Madhe Ilire kundër Legjioneve Romake, AI ishte Pirrua i Lashtë i Epirit që u kishte thënë Bashkëluftëtarëve të Tij: Shqiponja Jam Unë, Ju jeni Krahët e Mi, AI ishte Leka í Madh, AI ishte Agroni í Ilirisë që e kishte shpalosur Sfidën e Tij: Vraje Vdekjen; AI ishte Kryekomandanti í Kështjellave të Teutës, AI ishte Princi í Lirisë e Kalorësi í Skëndërbeut, AI ishte  Laokonti që Sfidonte Gjarpërinjt në Trupin e Tij dhe në Trupin e Atdheut – Gjajrpërinjtë e Gjakut dhe Gjarpërinjtë e Pragut, AI ishte Ushtaraku dhe Ushtari í Atdheut, AI ishte Nositi që ushqente me Gjak Zogjtë e Tij dhe Nestori i Urtë e Fjalëpakët që Hidhte Hapin e Levendëve të Historisë së Shqipërisë, AI ishte Krahu i Djathtë i Gjergj Kastriotit në Një Cep të Ilirisë së Moçme, AI ishte Vranakonti Legjendar e Tanush Topia që nuk i lëshonte pa Luftë Krye-Këshjtjellat e Arbërisë, AI ishte Miti dhe Legjenda e shkrirë në Realitet, AI ishte Flamurtari i Lindur Rishtas në Truallin e Shqipes Djep Vullkani, AI  ishte Strategu dhe Vizionari, AI ishte Misionari dhe Kryeluftëtari i Paepur, AI ishte Burri i Madh e Burri i Urtë, AI ishte Besa e Madhe e Sofra e Bardhë, AI ishte Kryeluftëtari që kishte marrë pjesë në Të Gjitha Betejat Më Të Përgjakshme për Liri dhe Pavarësi Kombëtare, për Përparim e Çlirim Kombëtar dhe Shoqëror, AI ishte Kryeluftëtari i Paepur që kishte Luftuar dhe kishte Frymëzuar Breza të Tërë Shqiptarësh Atdhetarë, AI kishte Nxjerrur Armët dhe kishte Mbrojtur Truallin dhe Pragun Stërgjyshor, AI ishte Krye-Fatosi i Lirisë që Nën Flamurin Kuq e Zi i ishte Përgjigjur Zërit të Atdheut për t’u kthyer në Krujë, AI kishte marrë pjesë në Betejat e Përgjakshme të Albulenës e të Torviollit, të Beratit e të Vajkalit, AI kishte marrë Bekimin e Qumështit të Rozafës si dhe Profecinë e Orakullit të Lashtë të Lisit të Dodonës, AI kishte Paraljmëruar Marrshin e Pandalshëm të Zgjimit të Perëndive Ilire, AI kishte marrë pjesë në Kuvendin e Lezhës, ne Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e në Kuvendin Historik të Vlorës, AI kishte vënë Firmën e Vet si një Konstelacion të Shenjtë Gjaku në Aktin e Madh të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, AI kishte marrë pjesë në të Gjitha Luftërat e Përgjakshme Kundër Pushtuesve dhe Dhunuesve Shekullorë Të Tokave Tona Shqiptare, AI kishte qenë Bashkëpjesëmarrës në të Gjitha Protestat dhe Telegramet e Nënshkruara me Firma Gjaku kundër Padrejtësive më Të Shëmtuara Historike ndaj Të Drejtës Demokratike, Të Ligjshme, të Natyrshme – dhe Pse Jo: Edhe të Perëndishme të Shqiptarëve për Vetëvendosje, AI kishte Mbajtur Lart Flamurin e Kombit dhe nën Himnin e Gjergj Kastriotit e të Trumpetës së Krujës, AI kishte Luftuar Heroikisht në  Melesin e në Luftën e Mashkullores, në Kaçanik e në Boletin, në Mezhgoran e në Grykën e Llapushnikut, AI kishte sfiduar si një Legjendë Perandoritë e Shumta dhe të Egra që kishin vërshuar si lubi e si gjarpërinjë e gjakut mbi Vijat e Kufirt, AI kishte shpalosur Lavdinë e Armëve Kreshnike për Tokë e Dhe të të Parëve – në Kullën e Vraninës e në Kullën e Dinoshes, në Orman Çiflik e në Kullën e Tahir e Nebih Mehës, AI ISHTE BETUAR MBI VARRET E FATOSAVE TË KOMBIT – TAHIR E NEBIH MEHËS, AI kishte Vënë Firmën e Tij si Një Konstelacion Gjaku që nga Memorandumin i Gërçes e deri në Pagëzimin e Shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, AI ishte Delegacioni Shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës, e prapë ishte AI që kishte sfiduar Padrejtësitë Historike - në Konferencën e Rambujesë, AI ishte Mësuesi që kishte hapur Shkollën e Parë Shqipe në Korçë – me 7 mars 1887, AI kishte marrë pjesë në Hapjen e Normales së Elbasanit, në Kongresin e Manastirit e në Kongresin e Drejtshkrimit – për Hir të Bashkimit Me Çdo Kusht të Kombit Shqiptar, AI kishte hapur Gjoksin mbi grykën e topit e AI i kishte dhënë flakë Kullës së Barotit në Vraninë, AI i kishte mbajtur Armët e Lirisë në Kullat Kreshnike me Shekuj të tërë, AI e kishte terur barutin ndër Kulla, AI kishte marrë pjesë në Verrat e Llukës e në Kryevprën e Anton Çettës e të Mendësisë Intelektuale Kombëtare në Pajtimin e Gjaqeve, AI kishte mbajtur plagët në trup që kullonin Gjak, AI ishte Gjergj Elez Alia që po dilte nga Mitet, nga Legjendat dhe Këngët e Eposit të Kreshnikëve, AI ishte Vetëdija Historike e Shkruar nga Pjetër Budi – Qoftë për Të Mirën e Dheut të Arbërit, AI ishte Krenaria e Ligjshme Kombëtare e të Qenunit Shqiptar e Bir Shqiptari – E Shkruar dhe Latuar nga Poeti i Kombit Naim Frashëri: ‘Ti, Shqipëri, më ep nder, më ep emrin shqipëtar, /Zemrën ti ma gatove, plot me dëshirë dhe me zjarr’; AI ishte Firmamenti i Madh i Jeronim De Radës: Edhe sikur të na falni gjithë botën, ne kurrë nuk i tradhtojmë Idealet e Kombit që na lindi e na rriti; AI ishte Zemërthirrja e Petro Nini Luarasit Fjalëflamurit – se edhe Njjëqind herë po të biem, prapë duhet të ngritemi, AI ishte kushtrimi i Luigj Gurakuqit se ndër kundërshtime s’duhet me u ligështue, mjer ai që s’mundet me qëndrue, AI ishte Zemërthirrja Historike e Hilë Mosit: Ah Shqypni, mos thuej mbarova, se djemt tu more ende janë gjallë, /n’kam asht çue e rrept o Kosova, e ban luftën ballë për ballë; AI ishte Vetëdija dhe Mendësia Historike dhe Praktike e Pashko Vasës se Feja e Shqiptari është Shqiptaria, AI ishte Luftëtari dhe Intelektuali që po i nxirrte në shesh Fjalët Lapidare të Mendjes së Ndritur Intelektuale – Elena Gjikës, shkruar Jeronim De Radës - njërit prej Shpirtrave Më Të Bardhë të Shqipërisë: NUK DUHET TË VDESIM PA E PARË TË VALOJË I LIRË FLAMURIN E SKËNDËRBEUT- PËRMBI KËSHTJELLËN E ROZAFATIT, AI ishte Kryekomandanti dhe Kryeushtaraku, Kapidani dhe Kryekapidani i Motit të Madh që prapë po nxirrte nga arkivat e memorjes kombëtare e në praktikë si dëshmi e gjallë e Flijimit dhe Heroizmit, Fjalët e Poetit të Pushkëve të Bardha – Pashko Vasa, këtij Shqiptari të Madh e Shkodrani të Mençur, se: URDHËRAT E NDËRGJEGJËS KOMBËTARE DUHET TË NA VIJNË PËR KRERË DHE TË NA BINDIN PËR USHTARË, AI ishte Atdhetari Zemërzjarrtë - Nikolla Naum Naço që në Penën e Lasgush Poradecit Nderonte PELERINATËN E GJAKUT, AI ishte Themistokli Gërmenji që po e Shpaloste Vetëdijen Më Sublime Kombëtare e Gjithëshqiptare: PO S’SHKOVA UNË, DO SHKOJË SHQIPËRIA, AI ishte Zemra e Madhe Bujare dhe Shpirti Fisnik që po nxirrte në Fushëbetejë Kuptimësinë e Kryevargjeve të Gjergj Fishtës: Porsi fleta e Hyllit t’Zotit, po rreh Flamuri i Shqipërisë, po i thërret Bijtë e Kastrioti, me u mbledh tok ndër çetë të ushtrisë; AI ishte Fatosi í Kombit që me Epopenë e Gjakut të Tij Arbëror po e Shkruante si Një Testament Lavdie – Lahutën e Shqipërisë, AI ishte Dora e Vënë Butësisht dhe Denjësisht mbi Ballin e Kombit, mbi Hartën e Atdheut, mbi Shqipen e Flamurit, AI ishte Pagëzimi i Brezave dhe i Gjeneratave të Breznive Orëmira në Luftën e Shenjtë kundër Breznive Orëliga, me Emrin që Koha dhe Shekujt e kishin kërkuar kaherë: Ushtria Çlirimtare e Kosovës; AI ishte Vilhelm Teli që e donte dhe e ëndrronte ta bënte Atdheun siç e kishin ëndrruar, projektuar dhe përpunuar e imagjinuar në përfytyrimin e tyre Rilindasit Tanë Atdhetarë: Elena Gjika, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Mithat Abdyl Frashëri - Si Zvicrën.; AI ishte Ideatori dhe Liberatori, Organizatori dhe Kordinatori i Veprime Ushtarake e i  Strategjive Luftarake, AI ishte Tribuni dhe Apostulli i Shqiptarizmës, AI ishte Zemra e Madhe dhe Burri Vigan të Cilit Historia, Koha dhe Ardhmëria i kishin parcaktuar ta sfidonte njërën prej Këngëve të Tij më Të Dashura Epike: Kah len Dielli, more kah praron Hana, Zhujë Selmanin, jo s’e ban ma nana; AI ishte Epopeja Historike e përjetësuar në vargun popullor: Mos ja prekë Ballin Kreshnikut, se t’djegë Flaka e Kaçanikut, Jam Sylë Vokshi e s’ta lëshoj trollin, krah për krah me Mic Sokolin; AI ishte Epika Legjendare e Kamber Loshit: Eja Loke, e ma jep martinën, përmbi shkëmb, o ta vë opingën, AI ishte Firmamenti i Përgjakur ndër Shekuj, AI ishte Konstelacioni i Shkruar Me Gjakun e Martirëve të Lirisë, AI ishte Kryekomandanti që po i nxirrte Armët e Gjergj Kastriotit nga Muzeu i Vjenës e që po ia kthente prapë Atdheut dhe Kombit: LAVDINË DHE NDERIN, AI ishte Zemërthirrja Historike sa edhe Epike për Brezat që do të vinin: PERËNDIA I MBAJTË DORËN SIPËR BALLIT, SHTETIT DHE KOMBIT TË BARDHYLIT, TEUTËS, AGRONIT, GJERGJ KASTRIOTIT, TË ISMAIL QEMALIT E ABDYL FRASHËRIT, AI – ME DORËN TEK FLAMURI E ME BALLËT TEK LIRIA: ADEM JASHAR SHQIPËRIA…

Fragmente nga libri ‘ADEM JASHAR SHQIPËRIA’