E hene, 05.05.2025, 01:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Liman Zogaj: Ne Dasmat me Krisma

E shtune, 23.02.2013, 09:20 AM


Liman Zogaj

DASHURIA E PLAGOSUR

Ne Dasmat me Krisma

Nusja si Hena

Djali si Dielli

ne vallen e shqipeve

shamiat-ngjyr qielli.

Krismat

 i tremben fluturat

kenega u be gjame

nusja e dhendrri te plagosur

gjemonin-Oh Nene.

Nusja mori plage

ne syrin e bukur

fusha iu be e kuqe

heshtja e ngulfat dasmen

ne Emergjenc nje Nuse.

Dhendrri

dy Plage ne zemer

xherxhefi i dhembjes mbi fytyre

Mjeku mpreh skallperin

dhe urone per mire.

Pas nje dite heshtje,dhembje,lot

nusja shikon burrin

oh, me dhemb dhembja e dashurise

qe e derrmon dhe Gurin.

Dhendrri  peshperit,

e therret Mjekun ne Emer

ani pse te plagosur-

prape e kam at zemer

nise e therret me shpirte

Nusen me nje emer

Dy shpirtera te plagosur

le t bejn nje zemer.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx