Kulturë
Puntorie Ziba: Një ditë në Nju Jork
E shtune, 23.02.2013, 09:26 AM
Puntorie
Ziba
Një ditë
në Nju Jork
Mirëmëngjesi,
Nju Jork hijerëndë!
Katër
stinët që shkojnë vërdallë
brenda
ditës tënde,
shiu që
rigon si vesë
fjollëzat
e borës
që
sertnohen para se të mbulojnë hirin tënd
dhe
gjerbin ajër romantikësh,
nuk
mahniten fijezat e shpirtit tim.
... E
furishmja erë
t'i kris
qelqet e dritareve të mëdha,
fshin
gjurmët e ajërta të shputave të bëra pis
dhe mban
iso me zhurmën e fishkëllimës së trenave.
Nju Jork
hijerëndë,
unë
brenda hirit tënd të trëndafiltë
eci me sy
të ndezur
trotuareve,
mbi
gjurmët e Sylvia Plath,
si
çupëlinë e trembur
futem në
ankth
nga kjo
bukuri e hirtë
që e
kërcënojnë të katër stinët
brenda
një muzgu.
Lulegjethet
e tua
dridhen
nga mnera
si
gurbetqarët e mi,
nga
koloriti sterrë
i
Atlantikut gojë çaraveshur.
Nju Jork,
Nju Jork,
nuk ka
rëndësi
që unë
jam një grimcëz në sytë e tu,
e ti një
livadh i trendafiltë
në sytë e
mi të azurtë,
që nuk
ndalojnë së përndjekuri
udhët e tua deri në apogje.