E diele, 04.05.2025, 09:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Zef Mulaj: Poezi Hajku

E diele, 24.02.2013, 11:45 AM


Poezi Hajku

 

-Nga libri “Lulet e shpirtit”

 

Nga Zef Mulaj, Itali

 

Rrëzë Majës së Hekurave

Kulla ime maje guri rri.

Si shpend mobil qendron.

***

Në Livadhin e Mollës

Dardha të egra mbijnë,

Aty etja shuhet me ujë.

***

Kroi i Shtonës së mirë

Në Livadhin e Epërm.

Bucela e tharë mbushet.

***

Kroi i Salihut atje

Me ferra i mbuluar.

Është mbyllur dera.

***

Arat e kallamboqit,

Nën hije lisash janë.

Edhe parmenda plakë.

***

Sofra te oxhaku i kullës

Shtruar rri gjithmonë aty.

Tym nuk ka nëpër odë.

***

Nëpër Lugjet e Verdha

Logu i Zanave ringjallet.

Nisë edhe mbaron kënga.

***

Te Varret e trimave,

Atje në bjeshkë te stani.

Dikush i ndez qirinjtë.

***

Mulliri i Përroit buçet,

Ujë nuk ka sa i duhet.

Për ta shuar etjen e tij.

***

Njerëzit pyesin rrezet,

Ku është liria e jonë.

Lulëkuqet përqafohen.

***

Fytyrën mbështjell

Gruaja bukuroshe.

Jeton ditën e natën.

***

Në trupin tonë të rritur,

Ushtarë mikrobesh sulen.

Zjarri biologjik ndezur.

***

Milingonat në rresht

Demonstrata bëjnë aty.

Retë shkarkojnë stuhi.

***

Rasa e kalldrëmit

Stol atje në qiell.

Pushuar me mijëra herë.

***

Varrit të Fratit atje

Mbi një rudinë mali.

Kroi i jep freskinë.

***

Qafa e Kolçit më tutje,

Piramidë qirinjsh rri.

Luginën e kontrollon.

***

Njeriu i mirë gjithmonë

Falë dashuri e mirësi.

Për këtë është i lindur.

***

Fytyrën time në shkëmbinj

E kam mbjellë mbi Alpe.

Me 880 bimë mjekësore.

***

Ortekët në male lëshohen,

Bardhësia ëmbël tingëllon.

Lumenjtë mbushen me ujë.

***

Kënga ndihet që nga larg,

Me melodinë e saj joshë.

Cicërima zogjsh dëgjohen.

***

Heroi ka emër të artë,

Në të gjitha kohët jeton.

Aty mbin liria e moteve.

***

Liria është ëndërr e lirë,

Kur lindë e derisa vdes.

Nga trupi ynë nuk del.

***

Ushtarët marshojnë në radhë,

Akullnajave të shpirti rrinë.

Pranvera ua shkrinë mërzinë.

***

Kurrë nuk heshtë njeriu,

I bekuar nga Zoti prore.

Si pjellë e tij e zgjedhur.

***

Lulet e shpirtit 75

***

U nisën dasmorët me nuse,

Të bardhë si borë Shkëlzeni.

Një dashuri malli i rrëmbeu.

***

Pak rëndësi dritë e ujit,

Dritë e fanarë ndezur.

Pranverë në gushë e gji.

***

Shqiponja zgjatë sqepin,

Flamuri e pikturon aty.

Shtizë historie bëhet.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx