Kulturë
Shaban Cakolli: Natyra e psikikës njerëzore
E diele, 24.02.2013, 11:01 AM
NATYRA E
PSIKIKËS NJERËZORE
Shkruan: Shaban Cakolli
Lidhja e
Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani(LSHAKSH) në gjirin e vet ka mbledhur krijues të të gjitha
arteve,poet,shkrimtarë,publicist,gazetar,aktor,piktorë dhe muzicient.Në
pesëvjetorin e themelimit të saj,LSHAKSH ka shënuar një vig veprash e
promovimesh të të gjitha fushave të artit e kulturës sonë kombëtare.Ndër
shkrimtarët sot po ju njohim me shkrimtarin tonë Avni Bellaina,i cili ishte me ne dhe gjithnjë aktiv gjatë këtyre
përvjetorëve.Në mërgatën tonë lloji i të
shkruarit të mendimit pozitiv,për lexuesit tanë në mërgatë vinte si diçka e
re.Avni Bellaina është njëri nga shkrimtarët tanë,i cili iu është rrekur kësaj
fushe,pra të shkruarit të librave të mendimit pozitiv.Diçka të tillë Avniu
kishte filluar në vendlindje,por ishte koha kur qe detyruar nga dhuna dhe
përndjekja sllave,kur viteve 90-ta,u strehua në Gjermani,ku u përkushtua të
ushtroj artin e vet,duke bërë lexime e studime nga literatura shpirtërore,për
të cilën u aftësua dhe mori eksperienca duke ndjekur seminare të ndryshme nëpër
Europë.
Kështu në
maj të vitit 2009 në vargun e botimeve
të reja,Avni Bellaina,na begatoi me një
libër mjaft të mirë të titulluar"HARMONIA E SHPIRTIT".Avni Bellaina
me këtë libër vjen mjaft premtues,i rreket një fushe problemesh ku qendren e
vemendjes e zë njeriu me aktivitetin e vet të orientuar,me manifestimin e
mendjes,deri te problemi ontologjik apo i qenies,ku padyshim njeriu
ballafaqohet me këto probleme,por duhet të dalloj një vijë kufizimesh deri te
qëllimi.Libri "Harmonia e Shpirtit" e shkrimtarit tonë Avni
Bellaina,është një libër karakteristik,libër ku gjatë shfletimit,lexuesi i
vemendshëm do të njihet me disa modalitete të të menduarit pozitiv.Ky lloj
mendimi,është lloj i të menduarit frytëdhënes,që jetës i shton të reja,kurse
jetës i jep aftësi ndriçimi të hetoj
gabimet dhe të metat e veta,të cilat nëpër kohë gradualisht do të jetë në
gjendëje të i evitoj.Të menduarit pozitiv,është mendim që prodhon nisma të
mbara,hulumton zgjidheje të arsyeshme,mendim që dëpërton në esencën dhe
realitetin e gjërave,duke u bërë atyre vështrime të thella dhe jo
sipërfaqësore.Ai bënë thellim studimesh,duke nxitur individin të arrijë te
forma e dëshiruar e realitetit.Një meditim i tillë që jetën të hapur,të
pamundur,me shpresa,në një hulumtim të mundimshëm,pasi vet jeta është e
tillë,duke hulumtuar problemet jetësore,për të njohur vetën si person,shpirtin
dhe gjendëjen e vet shpirtërore,çfarë na mundon,na dhemb,kush jemi dhe
pikërisht kur mësojmë kush jemi,mësojmë për
cilin problem e dhimbje është fjala,atëhere dijmë ku të kërkojmë
zgjidhëjen,edhe pse për të bërë gjitha hulumtimet duhet kohë e gjatë.Fillimi i
zgjidhëjes së problemeve tek libri i Bellainës
nisë me pyetëjen"Kush jemi?"duke argumentuar faktet,duke i
pajisur ato me dëshmi bindëse,të pasqyruara kuptueshëm mes
shembujve."Harmonia e
Shpirtit" ,është një libër me përmbajtëje shumë të
rëndësishme,mjaft e dëshiruar dhe me efekt për lexuesit tanë.Libri është i
botuar në maj të vitit 2009,i shtypur në Gjakovë në shtypshkronjën
"BLINI",ku për redaktor ka krijuesin e vyar të LSHAKSH z.Pal
Sokoli,si dhe recensent krijuesin tani më të njohur Halil Haxhosaj.
Fillimisht
me pak fjalë po ju njohim me jetën dhe
veprën e shkrimtarit tanë Avni Bellaina:
Avni
Bellaina,u lind më 20 gusht 1972,në fshatin Rubofc të Lipjanit.Shkollën fillore
e kreu në Rubofc,të mesmën në Lipjan,në
drejtimin Matematiko-natyror,si dhe u transferua në drejtimin e medicines në
Mitrovicë.
Dëshira e
madhe e Avniut për të studjuar,nuk u
mundësua për shkak rrethanave të asaj kohe nën okupimin që gjendej Kosova,Avniu i ri u detyrua të merr rrugën e
mërgimit,u strehua në Gjermani,ku tani jeton dhe vepron.
Në
Gjermani,Avniu filloj të ndjek shumë seminare me karakter spiritual nëpër Evropë.Avniu ka avancuar shumë në këtë
lëmi,duke studijuar dhe njohur thell problematikat e spiritualizmit.Avniu edhe
sot e bënë këtë punë me përkushtim
duke
shtjelluar tema të kësaj fushe.
Avni Bellaina ka botuar:
"HARMONIA
E SHPIRTIT"2009
Në Valët
e Universit-I-2011
si dhe
tani ka në dorëshkrim pjesën dy të librit"Në Valët e Universit".
Libri
"Harmonia e Shpirtit" ka një
rëndësi të veçantë për lexuesit që don të njohin gjendëjen shpirtërore të
njeriut.Duke hulumtuar gjatë nëpër seminaret në Schwarzwald,ai nxori
përvoja,ndërtoi fakte dhe i pajisi ato me shumë dëshmi bindëse përmes shembujsh,të cilët lexuesi i
interesuar në këto fushë,do të ishte e rëndësishme të lexoj tërësisht këtë
libër,kurse ne po këputim vetëm disa nga shembujt.
Krijuesi Bellaina thotë:Nuk duhet harruar se trupi ynë
është kompjuteri më i përsosur në
botë.Ai për çdo gjë të vogël jep sinjale paralajmëruese,mes të cilave me të
vërtetë bëhet fjalë për diçka serioze.
Nëse ne
nuk duam të dëgjojmë këto sinjale,sepse nuk jemi të mësuar të ua vëjmë veshin
gjërave të vogla,kur të na vijnë gjërat më të mëdha,do të jemi të detyruar
patjetër të kërkojmë ndihmë.
Kjo
ndodhë kështu,vazhdon më tutje Bellaina:Nëse zgjohemi herët dhe nisemi për në
punë me makinë,po nuk e kemi kontrolluar mirë
makinën para nisëjes,mund të na lajmërohen defekte,të cilat do të na
detyrojnë
të drejtohemi te automekaniku.Nëse na lajmërohet mungesa e vajit në makinë,do
të na lajmërohet drita e kuqe.Automekaniku do e evitoj shpejt këtë defekt,po ne
do të detyrohemi të paguajmë,
dhe
paguajmë me shpresë se do të arrijmë qëllimin pa probleme tjera gjatë
rrugëtimit të mëtejmë.Po si shkaktar i
moskontrollimit të makinës me kohë,jo shumë larg kilometra larg na lajmërohet
një
sinjal
tjetër,një dritë tjetër me ngjyrë portokalli,e cila sinjalizon se uji në makinë është i mangët,ftohësi është nxehur dhe uji
është hargjuar.Sërish mjeshtri do të eviton prishejen dhe sinjali zhduket.
Ne do të
nisemi në rrugëtimin pë më larg,me gjasë se tani problemi është zhdukur,por nuk
arrijmë shumë larg dhe në monitorin e makinës na ndizen të gjitha dritat,gjitha
sinjalet!Çka ndodhë tani?
Makina do
të bllokoj,nga se nga mos kujdesi ynë,për një kohë të gjatë nuk kishte as
vaj,as ujë.Edhe trupi i njeriut jep sinjale të ngjajshme,vazhdon më tej
z.Bellaina:Njeriu do të pësoj nëse me kohë
nuk i vëren dhe eviton ato.Kur trupi i njeriut ndjenë dhimbje,sinjalet e trupit
janë plot domethënje,ku detyrë e jona është të marrim masa të i evitojmë ato në
kohë,ndryshe trupi ynë,po nuk i evituam ato sinjale me kohë,do të kenë fatin e
makinës për të cilën folëm më lart.Kështu ndodhë me njeriun:Mos vemendja te
këto sinjale me kohë,shkakton dhimbje që meodomos të nxisin të i drejtohesh
mjekut.
Barëra
kimike,diagnoza,terapi,tani do të na bëjnë të varur nga mjeku dhe substancat
kimike,në mos i ndodhi bllokimi i tërë si makinës,për të cilën folëm më
lart,mund të ndalojmë disa nga dhimbjet, për të vazhduar jetën që i ka
mbetur,por gjithnjë nën kontrollin e mjekut dhe barërave.Gjatë këtyre
sëmundjeve që tani mbesin të varura nën ndikimin e mjekut dhe barërave,njeriu
bie nën lëndimin e tij shpirtëror.Tani njeriut i duhet një shërim
shpirtëror,për të cilin nuk flasin mjekët.Duke i bërë një hulumtim të thellë,do
të gjejmë zgjidhje shpirtërore.Shpirt të sëmurë nuk ka,thotë krijuesi ynë
Bellaina,të gjitha këto vetëm janë bindje në kokën e njeriut,duke
studjuar,hulumtuar gjërat shpirtërore,atëhere kuptojmë për çka është
fjala,duke arritur mirë kuptimin se për
çka është fjala,arrijmë të mësojmë kush jemi,kur e kuptojmë shpirtin tonë,e
kuptojmë kush jemi,atëherë është zgjidhur e tëra,thotë shkrimtari ynë Avni
Bellaina.Duke u endur nëpër librin e
Bellainës,ne pasqyruam vetëm pak shembuj nga se është e pamundur të
shpjegojmë tërë librin në një vështrim të shkurtër.Do të ishte mirë për çdo
lexues të mirëfilltë të shtjelloj me përkushtim këtë libër mjaft interesant,i cili na njeh me shumë
problematika në lëminë shpirtërore.
Shkrimtari
ynë i ri Avni Bellaina,mund të themi se shquhet ndër mendimtarët e rrallë të
kësaj fryme, frymë e rrallë e të shkruarit të mendimeve ndryshe nga romansierët
dhe poetët,ky sjell frymën e mendimit pozitiv,apo më mirë të themi frymën e
ngritjes shpirtërore.Jeta e njeriut është e mbushur me shumë të
arrira,gëzime,po edhe me vuajtëje dhe trishtime,si shkak qenësor bie dëshprimi.
Të
menduarit pozitiv është shumë i rëndësishëm për shoqërinë në përgjithësi,në
veqanti për shoqërinë tonë shqiptare,e cila në këto vitet e fundit nga përvojat
e hidhura është ngarkuar me dëshprime të mëdha.Të kërkosh ndihma mjeksore dhe
medikamente në shërimin e dëshprimeve sikur duket mund dhe humbje kohe,ndihma
më e mirë është aftësia e të menduarit pozitiv,mësimet shpirtërore. Avni
Bellaina iu vesh veprimtarisë shpirtërore,jo vetëm ashtu sa për të shkruar,por
u stërvit duke lexuar literatura të shumëta shpirtërore,duke ndjekur shumë
seminare të kësaj lëmie nëpër Europë,ai fitoi ekperiencë në studimin e
shpirtërores.
Avni
Bellaina vitin që shkoi doli me librin e tij të parë”HARMONIA E
SHPIERTIT”,libër ky që zgjoi interesim te lexuesit,kurse tani para lexuesit del
me librin e tij të dytë të të njejtës natyrëNË VALËT E UNIVERSIT”.Në këtë libër
zoti Bellaina na këshillon:Gjdo herë dhe gjithçka pozitivisht të mendohet nga
se frenimet dhe mendimet negative negative nuk na ofrojnë jetë të lumtur.Nëse
në brendinë tonë fusim kufizime dhe mungesa,kur ato kufizime i bëjmë
prioritet,kemi mbjellur gjëra negative ashtu kemi mbjellur vet preokupime
shpirtërore.
Më tej
Avni Bellaina na kujton se ata të cilët nuk e kanë besimin në jetën që vazhdon
janë shkurtpamës,të kufizuar në mendime dhe veprime.Kufizime nuk ka,ato gjenden
vetëm në kokat tona,gjëra këto të sëmura që duhet të i nxjerrim nga koka,qënuk
duhet të kenë vend për to. Nëse mendojmë në kufizime,apo të themi mbyllemi në
këto kufizime nuk mund të kemi dëshira, gjithnjë truri duhet të jetë i
pregaditur që dëshirat të i formulojmë,për këtë nevojitet të krijojmë
kushte,vullnet dhe besimi për të dëshiruar.Për gjitha këto rolin e madh e luan
lirimi,pra duhet të lirojmë dëshirën që të veproi në harmonim me universin por
gjithnë pa kufizime.
Sipas
Avni Bella ines e rëndësishmja dhe qenësorja është gjetëja e vetvetës dhe
lirimi nga barra e mendimeve të trashëguara. Libri trajton tema vërtetë
interesante,ai tregon se si mund të dalin rezultatet e mendimeve të
papjekura,si duhet të jenë reagimet ndaj problemeve që hasim,si duhet të i
fusim në veprim aftësitë e të menduarit që të përballohen problemet,kur
problemet dhe zhgënjimet duken të pakaluara,si të pregaditet mendja për
veprim.Ky libër i shkrimtarit tonë Avni Bellaina,lexuesit do të i shërbej në
këtë kohë tundimesh të ndihmojë të u bëjë ballë presioneve dhe tundimet që kanë
ndoshta jo vetëm të rinjët e sotëm,por ndoshta edhe të shtyrët në moshë duke
ofruar mendime që nuk bien ndesh me mënyrën e të jetuarit pozitiv.
Sipas
shkrimeve të tij kërkon njohuri,rrethana që njohin zanafillat e
problemit,lypset pastaj menjanimi i frikës,këmbëngulësia në zgjidhjen e
problemit,bartja e dëshirës,përpunimi i saj ,ndarëja e tyre në aspektin pozitiv
dhe transmetimi i gjërave në univers.Ne shpesh përballemi me gjëra që na
vështirsojnë të cilat ne mendojmë se kanë ndodhur pa arsye,megjithatë ne
ndoshta gjykojmë gabimisht,por me logjikimin e thellë mësojmë se ato përvoja
ndihmojnë rrugën tonë për ngritje shpirtërore.
Që të
mësojmë të njohim vetën,jetën tonë,të mësojmë dashuri për te,këto shkrime që na
ofron Avniu janë të plotfuqishme për të arritur në cakun që kërkojmë.Në librin
e Avniut lexuesi i vemendshëm kapë njohuri nga më të ndryshmet,që shërbejnë për
të lehtësuar situatat e vështira qoftë edhe problemeve me lëndë narkotike,atyre
të divorcit,individit të izoluar emocialisht,kur është shumë më mirë të i ndeshësh
e të i përballosh drejtpërdrejtë problemet dhe situatat e vështira. Njeriu
shpirtërisht i dobët, është i prirur t’u besojë e t’u nënshtrohet të gjitha
lëndimeve në jetë.
Por nëse
je i fortë shpirtërisht dhe nëse nuk u beson – ato shuhen si bryma para
diellit.Pra ngado që të sillesh problemet që na rrethojnë brenda universit mund
të zgjidhen fillimisht me arritëjen e njohëjes së vetvetës,lirimin nga barrat
që duken të pakapërcyeshme,bartjen e dëshirës ndarëjen e saj në aspekte
pozitive dhe transmetimin e dëshirës në univers. Qetësia shpirtërore e ruan
shëndetin, e krijon suksesin, e lumturon njeriun!) Pastaj do të nisemi edhe në
rrugën e plotësimit të të gjitha dëshirave një nga një. Deri tash kemi punuar
shumë për përhapjen e literaturës, sepse NJOHJA është e para.
Tash, nga
DIJA (njohja) duhet të kalojmë në KUPTIMIN e dijes. Në përdorimin praktik të
kësaj dijeje. Makina nuk hecën pa karburant . Një mijë përpjekëje do të jenë të
kota, po nuk ihodhe karburant nuk lëvizet dot. Gëte thotë: “Mendja e fuqishme,
që bën përpjekje për përdorimin praktik të dijes teorike – është mendja më e
mirë në botë”.enjen tonë. Edhe pse nuk ka qenë e mundur që brenda këtij
vështrimi të trajtohen të gjitha përgjigjëjet, duke e lexuaruar në tërësi do të
gjejmë gjëra të çmuara që na drejtojnë në burime njohëjesh të mendimeve
pozitive që na mësojnë të udhëheqim jetën pa probleme.
Si për
këtë libri”NË VALËT E UNIVERSIT”,i Avni Bellainës ka shumë mësime teorike që
ndihmojnë të kryhen seriozisht në praktikë,nëse lexuesi i vemendshëm përdorë
mirë logjikën. Temat teorike të këtij libri janë shumë të gjëra,saqë në një
vështrim të shkurtër nuk i kapim dot.Kjo vetëm le të shërbejnë si një hyrëje
nëpër mendimet pozitive, por për të lëvizur gjërat më tej,lexuesi duhet të
lexoi në tërësi dhe vëmendje këtë libër mjaft të rëndësishëm.
Ky libër
nuk është gjë tjetër,veçse një forcim i interesit për mirëqenies shpirterore.