Kulturë
Monika Mureshan: Shenja e dritës shqiptare
E diele, 24.02.2013, 05:19 PM
Nën
shenjën e dritës shqiptare në një botë të kontrasteve
Nga Monika Mureshan*
Për
Lulzim Tafën, bota dhe koneksionet, bota dhe kontakti individual përbën lëndën
e nevojshme kombustibile/djegëse, së bashku me guximin e krijimtarisë. Mu për
këtë poezia e tij nuk është livreske, por e përjetuar dhe gjithëçka nis nga një
rast, një motivacion, një kauzalitet. Autori furnizohet kështusoj sipas rendit
me një program non-stop të botës, të universit, mbi raftet e së cilës gjendet
gjithëçka për çdo kend. Ai definohet si një poet romantik i „pandreqshëm”, i
joshur nga bota në të cilën jeton, dhe të cilën e transponon me një afsh të
veçantë në poezinë e tij. Ky është njëherit profesioni i tij besnik, kur poeti
nuk i vë kurrë pikë vargut, por kur mbushet me përmallim të mërgimtarit, një
ditë ajo pikë i bie në zemër. Kështu e përkujton Azem Shkrelin, sepse gjithëçka
në këtë botë, gjendet nën shenjën e dritës. Ekziston një shprehje tejet e
përdorur në dekadat e shkuara, kur bëhet fjalë për „dritën e kuptimit”, të
cilën autori e ka aplikuar në këtë drejtim.
Në
pyetjen si është drita e tij e brendshme, na përgjigjet poezia e tij: një botë
e kontrasteve që provokojnë dhe të cilën e përballon (apo jo) me guxim dhe
mençuri. Edhepse nuk eksploron humnera, nuk degdiset ndërmjet kuptimeve të
dyfishta të cilat i shpleks në katër, madje edhe i anashkalon, faktikisht
autori nuk shmanget nga rruga e drejtë dhe e mirëndritur. Kjo dritë i jep
dritë, guxim, lumturi dhe kënaqësi, ndërsa dhembja e përjetimeve gërshetohet me
përgëzimet e thjeshta të jetës.
Diversiteti
i temave të trajtuara demonstron një fleksibilitet të mendimit, ndoshta dhe
nevojën për të kapur sa më shumë nga hipostazat e një bote të jashtme, në të
cilën reflektohet ajo e brendshmja. Kjo temë patriotike dhe historike mbi një
sfond të shndritshëm, është subjekti fundamental i tij. Madje, edhe në poezitë
me temë patriotike dhe historike, përmes një fati historik të mirëpërfaqësuar
në vargjet e tij, në motive si: lufta e Kosovës, ushtarët, armata jonë dhe
barbarët e huaj, gjejmë po atë ton të ndritshmërisë dhe optimizmit. Talenti i
tij del në pah mu përmes krijimit të disa kuadrove, qoftë kur vjen fjala për
një lokacion dhe një gjendje faktike në „Qytetin antik”, qoftë kur bëhet fjalë
për një situatë siç është ajo te „Atmosfera e luftës”, kur në Kosovën e
asokohshme shtrenjtohej buka, vaji, mielli, kur vetëm jetës i zbriste çmimi,
sepse „vdekje kemi me shumicë”. Të njëjtat elemente (inspiruese) i hasim edhe
në një „Reportazh të luftsë së shenjtë”, apo në një kategori tjetër, siç janë
„Poetët”.
Në të
gjitha këto tabllo/kuadro, elementi material partikular (personal, individual,
privat), participon në një farë niveli në (ri)konstituimin e përfytyrimit, apo
të pamjes dhe impresionit të përgjithshëm. Ekzemplifikojmë këtë duke zgjedhur
lidhjen me natyrën, që e ka zgjedhur poeti, ku defilon nata e shiut të butë,
kur heshtja e qytetit të vret. Kështu pra, përmes elementeve të ndryshme të
materjes, fiksohet më mirë, apo vihet një theks më i mirë mbi ndonjë aspekt,
gjendje shpirtërore apo situatë. Ja pra se si, sipasa Lulzim Tafës, kur
hidhërohen hyjnitë, lindin poetët. Në shenjën e parë të jetës, ngrihen kundër
pronarit të vet dhe protestojnë, ndërsa kur rriten shpërndajnë afishe kundër
vetvetes, porsi demonstruesit në qytet. Fëmija e tepërt e çdo mamaje, sipas
autorit, bëhet poet, apo meditimi se kur do të vdes, do t’i them mamasë mos të
qajë, “por vetëm ushqeji me qumësht këto metafora melankolike, njësoj siç më
ushqeje mua dikurë.”
Herë
tjera zbulojmë tekste filozofike në sintagma sipas të cilave ekzistojnë rrugë
pa fund dhe rrugë që kryqëzohen, apo paralajmërimi se unë do të vdes në këtë
luftë, dhe se çdo pikë gjaku do të shndërrohet në sumbull. Karakteristika e
veti tjera dëshmojnë se kemi para nesh një shpirt të frymëzuar me një shije të
veçantë observimi dhe analize, si dhe një ndjenjë fine të humorit, madje edhe
në situata të një humori të trishtë apo sarkazme, siç i vërejmë te “Teoria e
shpjegimit të ëndrrave”, ku defilojnë paralelisht: Liria, Robëria dhe Dashuria.
Mos flej se ëndrrat ta nxjerrin dashurinë nga hunda, thot me fjalë të tjera
poeti, dhe ka të drejtë, sepse kemi të bëjmë me një poet që padashtas e
anashkalon poezinë lirike, duke e preferuar atë satirike. Interesante janë edhe
poezitë e zgjedhura nga “Paroditë e zeza”, do farë mikropërrallash me
personazhe që i amprenton stilistikisht, porsi do heronj të dëshpruar thellë
nga historia, porsi ndonjë vashë e pafatshme që ka prerë flokët padashtas, etj.
Janë tekste që integrojnë paletën e nyancave të humorit të zi, absurd,
tragji/komik, i trishtë apo sarkastik.
Poeti
jeton në një botë të komplikuar, herë e shtrembët, herë e pa drejtë, ku një
njeriu kërkon thjeshtësinë, duke trajtuar esencën e një ndjenje fine dhe të
nyancuar të humorit. Thuhet kështu pra, se gjestet e vogla kanë efekte të
mëdha, apo se gjërat e thjeshta janë më të bindshme. Në mënyrë paradoksale, Lulzim Tafa dëshmohet
se është i thellë, i ndryshëm dhe bindës përmes teksteve të thjeshta, koncize,
që shpesh herë kanë një karakter maksime, sentence apo meditimi. Antologjia
„Ekspozitë e ëndrrave”, e rikënduar me profesionalizëm dhe mjeshtëri artistike
në gjuhën rumune, përfaqëson një album të bukur poetik që strukturohet në ciklet Këngë të tmerrshme,
Parodi të zeza, Ekspozitë ëndrrash, Me vetëveten, I kam edhe dy fjalë.
Lulzim
Tafa u lind më 2 shkurt 1970 në Lipjan, pranë Prishtinës. Zhvillon aktivitete
të ndryshme në fushë të të Drejtave të Njeriut, shkruan poezi dhe teatër, por
merret edhe me kritikë letrare dhe publicistike. Është profesor universitar në
disa qendra universitare të Kosovës dhe në botën e jashtme, aktualisht duke
qenë Rektor i Universitetit AAB në Prizren. Është autor i disa vëllimeve
poetike, i përkthyer me nga një vëllim në gjuhët angleze dhe suedeze, kurse
gjatë kësaj pranvere pason të dalin librat e tij edhe në gjuhën italiane dhe
atë franzeze. Jeton dhe krijon në Prishtinë.
(Expozi?ie
de vise/ Ekspozitë ëndrrash, Editura, parathënia Marius Chelaru, përktheu Baki Ymeri, Amanda
Edit, Bukuresht, 2012). *Emri i autores në origjinal: Monica Mure?an