Mendime
Isuf Bajrami: Shpallja e Pavarësisë ...
E premte, 07.12.2012, 07:29 PM
SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NUK MUND TË REALIZOHEJ PA BASHKIMIN KOMBËTAR DHE UNITETIN TERRITORIAL TË POPULLIT SHQIPTAR
Nga Isuf B. Bajrami
Rruga e
popullit shqiptarë drejt bashkimit kombëtar dhe formimit të një shteti të
pavarur pati pa dyshim veçoritë e veta,në krahasim me vendet e tjera të
Ballkanit dhe të Evropës,të kushtëzuara nga rrethanat
historike,ekonomiko-shoqëror dhe nga ato politike,të brendshme e të jashtme.
Megjithatë,shoqëria shqiptare në fillimin e shek.XIX,krahas ndryshimeve,kishte
mjaft gjëra të përbashkëta me shtetet ballkanike fqinje dhe arriti të
krijonte,ndonëse me vështirësi e ritme të ngadalshme,që ishin karakteristike
për vendet nën sundimin osman,të gjitha premisat,të cilat çuan në formimin e
kombit shqiptar dhe në lindjen e lëvizjes për çlirimin dhe bashkimin kombëtar.
E
trajtuar si një domosdoshmëri objektive, nga realizimi i së cilës do të varej
suksesi i luftës për çlirimin nga sundimi osman e për ruajtjen e tërësisë
territoriale të atdheut,ideja e unitetit politik dhe luftarak të popullit
shqiptar u përpunua nga iluministët tanë të shquar gjatë gjithë Rilindjes,u vu
në qendër të kësaj epoke dhe u bë pjesë e pandarë e platformës politike të
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Mendimet e para për bashkimin e gjithë
shqiptarëve pa dallim feje a krahine u dhanë nga pionierët e Rilindjes sonë,
Naum Veqilharxhi, Konstantin Kristoforidhi, Zef Jubani, Jeronim De Rada, Thimi
Mitko,etj.Ato u pasuruan më tej në zjarrin e kryengritjeve popullore që mbushën
epokën e Rilindjes, e sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
(1878-1881),u pasqyruan në mënyrë më të plotë dhe konsekuente në një literaturë
të tërë politike dhe artistike,në dhjetëra memorandume e protesta që iu dërguan
Portës së Lartë e Fuqive të Mëdha gjatë gjithë Rilindjes deri në Shpalljen e
Pavarësisë e në vitet e para të ekzistencës së shtetit shqiptar.
Çështjen
e bashkimit kombëtar rilindësit e shtronin jo vetëm me pasionin e zjarrtë të
atdhetarit,por edhe si dijetarë të shquar. Konceptet e tyre për kombin shqiptar
dhe për rolin e unitetit kombëtar,të mbështetura në argumente historike
,etnike, gjuhësore, gjeografike dhe ekonomike,ishin të drejta dhe i
përgjigjeshin realitetit shqiptar,të cilin ata e njihnin aq mirë. Evokimi i
epokës së Skënderbeut shërbente si shembull i shkëlqyer i forcave që u jepte
shqiptarëve bashkimi përpara armiqve. Pashko Vasa shkruante më 1879 se suksesi
i qëndresës,që shqiptarët u bënë pushtuesve osmanë në shek.XV,i kishte rrënjët
në bashkimin e tyre rreth një ideje patriotike,"se pikërisht në atë kohë u
lidh bashkimi shqiptar i kryesuar nga Skënderbeu"(P.W.:La veritesur
l'Albanie et les Albanais.Paris,1879,fq.40-41.).Naim Frashri u përcillte shqiptarëve
"amanetin"e Skënderbeut me vargjet "...po të ini të
bashkuar,/është e bërë Shqipëria". (N.H.Frashëri; Historia e
Skënderbeut,Tiranë,1953,fq.341.).
Si dëshmi
të unitetit të shqiptarëve rilindësit përdorën gjuhën e përbashkët shqipe,e
cila përbën tiparin më thelbësor të kombit,pikën qendrore që bashkonte gjithë
shqiptarët pa dallim krahine,feje e klase shoqërore. Thimi Mitko i konsideronte
shqiptarët vëllezër e të bashkuar,sepse flisnin të njëjtën gjuhë,gjuhën e bukur
shqipe,sepse kishin të njëjtin atdhe ,Shqipërinë. Po këtë ide mbronin Samiu dhe
Rilindësit e të tjerë kur shkruanin se pa gjuhë shqipe nuk mund të ketë
shqiptarë dhe Shqipëri,se nga ruajtja dhe lëvrimi i saj varet jo vetëm bashkimi
i shqiptarëve,por edhe jeta shuarja e kombit shqiptar. Mbi gjuhën e përbashkët
shqipe,të cilën e vlerësonte si "provën më të madhe e më të plotë të
afrimit:,kërkonte të hidhte themelet e bashkimit të shqiptarëve edhe Jani
Vreto("Bashkimi",Shkodër,nr.6 e 6 shkurtit 1910).Gjuhën
shqipe,vendosjen e një alfabeti të njëjtë,që nisin me miratimin e alfab etit të
Stambollit më 1879 e u krye me vendimet e Kongresit të Manastirit të
1908-ës,lëvrimin e gjuhës në literaturë dhe përhapjen e shkollave
amtare,rilindësit nuk i shikonin thjeshtë si çështje kulturore,por edhe në
rrafshin politik,si mjet të fuqishme propagandistike e veprime patriotike që do
të ndihmonin për unitetin e kombit shqiptar.
Përvoja e
luftës shekullore të popullit shqiptar dhe ajo e epokës së rilindjes tregoi se
uniteti kombëtar nuk mund të arrihej pa një organizim të shëndoshë. Nevoja e
organizimit u bë edhe më e ngutshme për shkak të gjendjes së rëndë dhe tepër të
rrezikshme që u krijuan për Shqipërinë me shpërthimin e luftës Ruso-Turke të
1877-1878-ës dhe me nënshkrimin e Traktatit të Shën Stefanit dhe atij të
Berlinit më 1878, të cilat parashikonin copëtimin e trojeve shqiptare midis
monarkive ballkanike,synonin të zhduknin nga harta e Ballkanit kombin shqiptar.
Në këto rrethana,kur ekzistonin edhe premisat e brendshme për vendosjen e një
uniteti politik e luftarak të popullit shqiptar,me përpjekjet e atdhetarëve
rilindës, të kryesuar nga Ymer Prizreni,Abdyl Frashëri,Sylejman Vokshi, Zija
Prishtina,Pashko Vasa,etj.,u themelua,më 10 qershor të vitit 1878,Lidhja
Shqiptare e Prizrenit.Lindi kështu ajo Organizatë Politike-Ushtarake
mbarëshqiptare, e cila kreu detyrën historike që shtronte koha,krijoi një
bashkim të vërtetë të popullit shqiptar,të mbështetur në luftën e përbashkët të
të gjitha forcave patriotike të vendit për çlirimin kombëtarë të shqiptarëve
dhe ruajtjen e tërësisë së trojeve të tyre. Bashkimi në Lidhje i të gjithë
shqiptarëve ,gegë e toskë,myslimanë e të krishterë,përforcohej edhe me një
strukturë të qartë organizative. Komiteti Qendror me në krye Ymer Prizrenin,që
e kishte selinë në Prizren,nëpërmjet një rrjeti të tërë degësh e komitetesh,të
krijuara në qytetet e ndryshme të vendit,mbante lidhje me të gjitha viset e
Shqipërisë,bashkërendonte veprimtarinë e popullit shqiptar drejt një qëllimi të
vetëm.
Kombi
shqiptar, ashtu si edhe bashkimi e kompaktësia me të cilën veproi në vitet e
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881),nuk mund të lindnin papritur e as të
krijoheshin artificialisht. Ato i kishin rrënjët në ndërgjegjen e përbashkët
kombëtare të popullit,të formuar prej kohësh në valët e kryengritjeve
kundërosmane, ndërgjegje që në vitet e Krizës Lindore të 1875-1881," në
çastet kur rrezikohej ekzistenca e Shqipërisë"(S.Pollo-S.Pulaha;Akte të
Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912,Tiranë, 1978,dok.40,34.), shpërtheu si
vullkan që vlonte prej shekujsh e nxori në sipërfaqe lavën e zjarrtë. Ky
shpërthim i revoltës së një kombi unik,të cilit po i mohoheshin vetëqenia dhe
të drejtat politike, i ishte nxjerrë në ankand pasuria më e çmuar,trualli
amtar,ndihet i fuqishëm në protestat e shumta që,në emër të atdheut,tanimë të
bashkuar nga ideja kombëtare,në emër të interesave të mbarë Shqipërisë (Po
aty,d ok.63,65.),iu dërguan,në të njëjtën kohë,Kongresit të Berlinit e Portës
së Lartë nga qendra të ndryshme të vendit. Kjo shihej gjithashtu në krismat e
armëve të popullit kryengritës,i cili mbrohej me forca të përbashkëta kundër
sunduesve osmanë dhe pushtuesve të rijnë ballkanas. Lufta e forcave të Lidhjes
për mbrojtjen e Plavës,të Gucisë,Hoitit,Grudës dhe Ulqinit,si edhe gjithë
veprimtaria e saj diplomatike për paprekshmërinë e kufijve të Veriut e të
Jugut,që zgjati 3 vjet të tëra ( 1878-1881),u shndërrua në një çështje të
përgjithshme kombëtare. Pikërisht pse ideja e unitetit u përgjigjej interesave
më të larta të atdheut dhe përfaqësonte aspiratat e masave më të gjera,sepse
përfaqësonte armën më të fuqishme e më të sigurt që populli shqiptar mund t'u
kundërvinte armiqve,shpërthyen ato akte të mëdha solidariteti dhe ai heroizëm
masiv që deri atëherë nuk kishte njohur Shqipëria.
Atdhetarët
rilindës,duke kundërshtuar vendimet e Kongresit të Berlinit (1878) për
copëtimin e trojeve amtare midis monarkive ballkanike,luftuan njëherazi për
afirmimin kombëtar të shqiptarëve në Evropë. Për këtë,ata vunë përballë
opinionit Evropian provën më të fuqishme,unitetin e shqiptarëve,argumentuan me
të dhëna bindëse se populli shqiptar përbën një komb krejt të veçantë e të
bashkuar,"një komb të njësuar për nga raca (nënkupto:nga
origjina),gjuha,traditat,historia dhe për nga gjithë elementët që përbëjnë
identitetin kombëtar"," komb që ka vullnetin e tij të
përbashkët"(Akte të Rilindjes...,dok.12,42.).Këtë ide ua shprehu Abdyl
Frashëri përfaqësuesve të qeverisë Franceze në Paris,në Pranverën e vitit
1879,kur theksoi se "para lakmive të egra të fqinjëve të tyre dhe rreziqeve
që u kërcënohen,shqiptarët janë të gjithë me një betim solemn që me përpjekje
të përbashkët të ruajnë ...atdheun,kombësinë dhe gjuhën e tyre"(Po
aty,dok.43.).
Fakti që
shqiptarët ishin një komb i bashkuar,që kërkonte të respektohej edhe ndaj këtij
parimi i kombësisë,e gjejmë edhe në mendimet e atyre personaliteteve evropiane
që e njihnin mirë edhe nga afër gjendjen në Shqipëri. Po përmendi relacionin e
kryekonsullit Austriak në Shkodër Lipih ( Lippich),dërguar Vjenës më 3 prill
1881 në të cilin e quante "krejt të gabuar e në kundërshtim të
vërtetën"pretendimin e italianit Sonino,që kishte shpallur se shqiptarët
"janë një grumbull fisesh të palidhura me njëri-tjetrin".Në ç'radhë e
vë Soninoja popullsinë e Shkodrës, të Lezhës, Tiranës, Ulqinit, Gjakovës, Pejës,
Tetovës, Dibrës, Elbasanit, Kavajës e qyteteve të tjera? Edhe këta kanë të
njëjtën kombësi. Jo vetëm Sininoja,por askush tjetër s'do të mund të mohojë
kombësinë e shqiptarëve"(Xh.Belegu;Lidhja e Prizrenit e veprimet e saj
1878-1881, Tiranë,1939, fq.88.) ,shkruante Lipih në relacionin e tij.
Mendimi
për unitetin kombëtar të popullit shqiptar u përpunua më tej në veprimtarinë
krijuese të rilindësve,që vepruan në fundin të shek,XIX,e në fillimin e shek
XX,e sidomos të ideologut të shquar Sami Frashëri, i cili i dha atij një kuptim
më të gjerë e më të plotë. Përgjithësimi i përvojës së veprimtarisë trevjeçare
të Lidhjes së Prizrenit për bashkimin e vendit e çoi atë në përfundimin se
" Shqipëria duhet të jetë një dhe i pandarë",se "të gjithë
shqiptarët duan të quhen vëllezër dhe djemtë e një mëmëdheut të
dashur"(Arkivi Qendror i RPS të Shqipërisë(tani AQSH),Fondi
51,dos.4.S.Frashëri i shkruan De Radës,më 20 shkurt 1881.).Në karakterin
politik "Shqipëria ç'ka qenë,ç'është dhe ç'do të bëhet?"(1899) Samiu
e trajton bashkimin kombëtar të shqiptarëve si mendimtar revolucionar,me
bindjen se ai mund të arrihej vetëm me anë të organizimit dhe të luftës
politike dhe të armatosur. Shqiptarët ,theksonte ai,s'kanë nevojë të bëjnë gjë
tjetër veçse "të bashkohen të gjithë sa janë dhe të kërkojnë të drejtat e
tyre nga Turqia dhe Evropa.Turqia...do t'u japë ato që kërkojnë me hir a me
pahir".Në qoftë se shqiptarët do të arrinin të vendosnin një lidhje të
fortë e do të bashkoheshin të gjithë si një njeri i vetëm,arsyetonte Samiu,atëherë
nuk do të gjendej forcë që të guxonte t'u kundërvihej Shqipërisë dhe
shqiptarëve"(S.Frashëri;Shqipëria ç'ka qenë,ç'është e ç'do të
bëhet?Bukuresht,1899,Tiranë,1962,fq.66.).
Ideja e
bashkimit të të gjithë shqiptarëve myslimanë e të krishterë,gegë e
toskë,zotëron në vendimet dhe veprimtarinë e lidhjes së Pejës (1899-1900)e
sidomos në thirrjen "Rruga e shpëtimit është në besa-besë!"që përbën
aktin e saj kryesor programatik. Duke ecur ne rrugën e çelur nga Lidhja e
Prizrenit,atdhetarët rilindës luftuan që "bashkimi i krijuar nga Lidhja e
Pejës të përfshinte gjithë shqiptarët,gegë e toskë,myslimanë e të
krishterë",të ngrihej mbi ndasitë fetare e krahinore,për tu provuar
armiqve se shqiptarët janë një komb unik,zotë të atdheut të vet dhe të aftë për
të qeverisur atë."Ajo që do ta shpëtojë kombin e atdheut tonë,-theksohej
në këtë thirrje,-është bashkimi,një Besëlidhje e përgjithshme,një
Besa-Besë"(AQSH.Fondi 12,dos.1. Rruga e shpëtimit është në Besa-Besën.).
Të
bashkuar e në një front unik në shkallë kombëtare dolën shqiptarët përball
sunduesve osman gjatë kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912. Dëshmi e
unitetit dhe e bashkërendimit të veprimit të tyre ishte si angazhim pothuajse i
të gjitha viseve të Shqipërisë në luftën e armatosur popullore që u zhvillua në
një kohë,në prill-gusht 1912,në mbar vendin,ashtu edhe kërkesat e njëjta
programatike,që u shprehën në vendimet e Kuvendit të Përgjithshëm Shqiptar të
Junikut të maj të vitit 1912 dhe në ato të memorandumit të Sinjës,(Berat) të 23
korrikut 1912 që doli nga mbledhja e përfaqësuesve të Shqipërisë së Jugut.
Atdhetarët rilindës,me të drejtë,shihnin në to "bashkimin e vullnetin e
tërë shqiptarëve",pa dallim feja e krahina,për ta futur vendin në rrugën e
qytetërimit."Ne,-thuhej në një nga thirrjet që kryengritësit u drejtonin
shteteve evropiane,-shkojmë drejt luftës dhe vdekjes për këtë i deal të
shenjtë,pa dallim feje;një fe shumë e lartë,që i kaloi të gjitha,na
vëllazëron,na frymëzon,na nxit,na udhëheq:ringjallja e atdheut tonë,bashkimi
dhe liria(Akte të Rilindjes...,dok.154.).
Bashkimi
kombëtar i popullit shqiptar nuk mund të kuptohej pa unitetin territorial,një
nga komponentët më të domosdoshëm për ekzistencën e kombit,pa themelin mbi të
cilën shqiptarët do të ngrinin shtetin e pavarur dhe do ti siguronin kombit të
tyre një zhvillim të plotë dhe unik. Ky bashkim do të arrihej duke kapërcyer
ndarjen e trojeve shqiptare në katër vilajetet,të vendosura nga Porta e
Lartë,si dhe dallimet krahinore midis Gegërisë e Toskërisë e trevave të tjera
më të vogla,të trashëguara nga thellësitë e shekujve e që mbaheshin gjallë nga
pushtuesit dhe nga pashallarët e bajraktarët vendas për të penguar unitetin
politik të shqiptarëve,për t'i copëtuar e për t'i nënshtruar ata. Në këtë
ndarje administrative rilindësit shikonin vazhdimin e parimit të lashtë të
pushtuesve "përçaj e sundo!",të cilit,sikurse shprehej Pashko
Vasa,"tanimë i ka kaluar koha,sepse rryma e shek.XIX i shtyn popujt drejt
bashkim it"(P.Wasa,vep e përmendur,fq.96.).
Lufta për
njësimin e tokave shqiptare u ndërthur në mendimin politik të rilindësve me
përpunimin e një koncepti të drejtë mbi këto territore. Në argumentimin e
përkatësisë kombëtare të trojeve shqiptare ata mbështeteshin në radhë të parë
në të dhënat etnike,në faktin që shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë në
këto toka dhe banonin atje në mënyrë kompakte. Abdyl Frashëri ,ndonëse mbronte
me argumente të gjithanshme historike, etnike, gjuhësore, ekonomike dhe
ushtarako-strategjike tërësinë e Shqipërisë,e vinte theksin në gjuhën shqipe
,që ishte tipari i përbashkët dhe një nga më kryesorët e kombit. "Gjuha e
banorëve të Shqipërisë,-shkruante Abdyli,-është shqipja,dhe banorët e saj janë
shqiptarë qysh prej kohëve të
lashta"("Basiret",Istambull,nr.2416,7/19 prill 1878.).Ky koncept
i rilindësve për Shqipërinë ,si atdheu i përbashkët i shqiptarëve,i një
popullsie që fliste të njëjtën g juhë,pavarësisht nga dallimet fetare e ndarja
administrative në katër vilajete,ishte një koncept i drejtë,shkencor,i cili qe
vënë në themel të formimit të shteteve kombëtare në Ballkan e në tërë Evropën.
Këtë parim mbronte edhe F.Engelsi,kur shkruante se "kufijtë e vërtetë
natyrorë janë ata që përcaktohen nga gjuha dhe simpatia e
përbashkët"(K.Marks-F.Engels veprat,vëll.13,1959,fq.281).
Për
Rilindjen Kombëtare Shqiptare, si dhe për historiografinë tonë të sotme,janë
krejtësisht të huaja synimet që u atribuohen nga disa studiues të sotëm të
tipit të Dimitrije Bogdanoviçit,i cili,duke i dhënë tezës mbi origjinën ilire
të shqiptarëve një interpretim krejt të falsifikuar e subjektiv,përpiqet të
bindë opinionin publik se,sipas kësaj teze,konsiderohen si shqiptare të gjitha
territoret e banuara dikur nga ilirët,ku në shek.XIX jetonin popuj të tjerë. Ai
shikon në pikëpamjen për origjinën ilire të shqiptarëve përpjekjen,e imagjinuar
prej tij,për ta kthyer Ballkanin,madje edhe Evropën,shumë shekuj prapa,në
periudhën e dyndjeve të fiseve sllave,në shek VI.(D.Bogdanovic',Knjiga o
Kosovu,Beograd,1985,fq.16).
Si
dijetarë,rilindësit i referoheshin edhe historisë,sillnin të dhënat për të
drejtat historike të shqiptarëve mbi trojet amtare,për të mbrojtur
paprekshmërinë e tyre,por duke u shtrirë këto të drejta vetëm në ato
territore,në të cilat banonin në shek,XIX,si pasardhës të ilirëve,si një popull
autokton e jo i vendosur si rrjedhojë e "dyndjeve të mëvonshme të fiseve
shqiptare dhe e shpërnguljes së popullsive sllave",sikurse pohohet në
historiografinë e vjetër dhe të sotme jugosllave. Jo për shkak të ndonjë
ekskluziviteti kombëtar,por për hir të kushteve,në të cilat i vendosi historia
,shqiptarët,sikurse shprehej edhe Abdyl Frashëri,nuk kishin ushqyer asnjëherë
aspiratat pushtuese ndaj popujve të tjerë. ("Basiret", Istambull, nr.
2416,7/19 prill 1878).
Ndonëse
ishin të ndërgjegjshëm që e ardhmja e Shqipërisë garantohej me formimin e një
shteti të pavarur,përballë rrezikut të copëtimit,"të zhdukjes së
ekzistencës kombëtare dhe politike të vendit"(A.Frashëri,Letër nga
Janina,"Basiret",Istambull,nr.2416,7/19 prill 1878),i cili u
qëndronte mbi krye shqiptarëve si "shpata e Damokleut",atdhetarët
rilindë veçuan si një detyrë tepër të ngutshme dhe imperativë bashkimin e
viseve shqiptare,kërkuan nga Porta e Lartë "që vendi i quajtur Shqipëri të
bashkohej në një tërësi dhe të formonte një vilajet të vetëm"(Akte të
Rilindjes...,dok.52).
Ata e
shikonin këtë si një kërkesë minimale,të përkohshme,si një qëndrim taktik të
imponuar nga politika e Portës së Lartë dhe e Fuqive të Mëdha që kundërshtonin
autonominë e Shqipërisë. Në këtë çështje ushtroi ndikimin e vet edhe bindja e
udhëheqësve të lëvizjes sonë kombëtare për ta përdorur bashkimin e trojeve
shqiptare në një vilajet,si një shkallëz,si një fazë transitore,për të kaluar
më pas në shpalljen e tij si një njësi shtetërore autonome shqiptare.
Pikërisht
pse çonte në rrjedhime të tilla,bashkimin e viseve shqiptare në një vilajet të
vetëm e gjejmë edhe në mendimin politik e në veprimtarinë praktike të
mendimtarëve të tillë me pikëpamje radikale,si Pashko Vasa,Abdyl Frashëri,Sami
Frashëri,si edhe në vetë aktet e Rilindjes. Abdyl Frashëri,që njihet si
luftëtar më i vendosur për autonominë ,madje edhe për shkëputjen e plotë të
Shqipërisë nga Perandoria Osmane,në memorandumin që i dërgoi sulltanit,më 13
tetor 1880,kur siç,shprehej si,"Flotat e Gjashtë Fuqive të Mëdha,si zhgaba
shqyese,sulmuan një qytet të vogël si Ulqini",u detyruan të kufizohej me
një masë të tillë shumë të ngutshme,të domosdoshme dhe nga më të
rëndësishmet,siç, ishte "bashkimi i Shqipërisë; në një vilajet të vetëm,me
emrin "vilajeti i Shqipërisë;".Udhëheqësi i lëvizjes kombëtare e
vlerësonte këtë si një nga mjetet që do t'u priste rrugën lakmive të shte teve
fqinje",lakmi që nxiteshin edhe nga "ndarja e Shqipërisë në katër
vilajetet",ku,krahas shqiptarëve,që përbënin shumicën e popullsisë së
tyre,kishte edhe pakica sllave e greke,si "një masë që do të mbronte e do
të siguronte tërësinë e Shqipërisë në kuadrin e Perandorisë Osmane".
Në
kushtet e atëhershme tepër të ndërlikuara ndërkombëtare,Abdyli e quante aq
kritike gjendjen e Shqipërisë dhe aq real rrezikun që kërcënonte tërësinë e
trojeve të saj e vetëqenien e shqiptarëve si komb,sa që u detyrua në këtë
memorandum t'u bënte lëshime koncepteve të veta radikale për zgjidhjen e
çështjes shqiptare."Le të mos i jepet Shqipërisë asnjë privilegj ose formë
administrative e veçantë,-i shkruante Abdyli sulltanit,-Le të administrohet ajo
sipas ligjeve,me të cilat administrohen vilajetet e tjera perandorake. Mjafton
që të katër vilajetet të bashkohen në një vilajet të vetëm "(Promemoria e
A.Frashërit,parashtruar Sulltanit me 13 tetor 1880. Bashbakanllik Arshivi,
Istanbull,Yildiz Esas Evraki,Kisim 14,Evrak nr.2239.).Këtë kërkesë Abdyli ia
paraqiti sulltanit si një aspiratë të mbarë popullit shqiptar.
Ideja e
bashkimit të viseve shqiptare në një vilajet të vetëm përshkon memorandumet dhe
peticionet që iu dërguan Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë në fund të
shek.XIX dhe në fillim të shek.XX.deri në shpalljen e Pavarësisë .Ajo paraqitet
në dy forma :së pari ,si kërkesë e veçantë,që u shtrua sidomos në periudhat e
ndërhyrjeve më të ashpra të Fuqive të Mëdha dhe të monarkive ballkanike ,dhe së
dyti,si pjesë e platformës autonomiste të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në
memorandumet e peticionet e shumta,e sidomos në ato të kryengritjeve të mëdha
të viteve 1910-1912. Në të dyja rastet bashkimi i viseve shqiptare do t'i
nënshtrohej,sikurse Sami Frashëri,"qëllimit kryesor të shqiptarëve:
ruajtjes së tërësisë territoriale të Shqipërisë,të gjuhës dhe të kombësisë
shqiptare dhe formimit të një shteti autonom kombëtar" (S.Frashëri,
Shqipëria ç'ka qenë,...,fq.59.).
Ekzistencën
e shqiptarëve si një komb i vetëm dhe të drejtën e tyre për të pasur shtetin e
vet të pavarur nuk mund t'i vinte në pikëpyetje ndarja e tyre në tri besime
fetare në atë mysliman,të cilit i përkiste shumica e popullsisë,në atë katolikë
e në ortodoks. Megjithatë,në kushtet e atëhershme,kur Porta e Lartë dhe
Patrikana greke e Stambollit u mohonin shqiptarëve kombësinë,vinin shenjën e
barazimit midis fesë dhe kombësisë,duke i quajtur shqiptarët
myslimanë-turq,katolikët-latinë dhe ortodoksët-grekë,besimet e ndryshme
ushtronin ndikim negativ në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.
Në
rrethana të tilla,bashkimi kombëtar i popullit shqiptar dhe organizimi i tij në
një shtet të pavarur nuk mund të arriheshin pa atë luftë të vendosur që
atdhetarët rilindës zhvilluan kundër reaksionit klerikal kundër të të tri
besimeve,e cila i dha Rilindjes Shqiptare një tipar të veçantë,e bëri të
dallohet nga lëvizjet kombëtare të shteteve fqinje. Ndryshe nga vendet e tjera
të Ballkanit,ku borgjezia,për shkak se popullsia i përkiste të njëjtit besim
fetar,e përdori kishën si armë ideologjike në luftën për çlirimin kombëtar dhe
më pas për të përmbushur lakmitë e saj pushtuese,në Shqipëri kleri ishte një
faktor negativ,siç shprehej F.Noli,"një vegël politike"në duart e të
huajve,që punonte për t'i përçarë e për t'i asimiluar shqiptarët,dhe frenonte
kështu bashkimin e tyre kombëtar. Ishte meritë e veçantë e rilindësve,që e
vlerësuan drejt këtë rol reaksionar të klerit,që kuptuan se për të arri tur
bashkimin e shqiptarëve aq të nevojshëm për çlirimin e tyre kombëtar,duhet të
kapërceheshin ndasitë fetare dhe të shkëputeshin masat nga ndikimi përçarës i
klerikëve të të tri besimeve. Te bashkimi pa dallim feje dhe krahine,ata
shihnin bazën e vetme të luftës për çlirimin e Shqipërisë.
Një luftë
e tillë nuk mund të zhvillohej nga pozitat e ateizmit,sepse pjesa më e madhe e
rilindësve ishin vetë besimtarë dhe në kushtet e prapambetjes ekonomike e
kulturore të vendit,kur feja kishte lëshuar rrënjë në ndërgjegjen e njerëzve
,populli ynë,sikurse theksonin me të drejtë atdhetarët më të përparuar,nuk
kishte arritur deri në atë shkallë sa të mërzitej feja dhe t'i shporrte
priftërinjtë e hoxhallarët jashtë vendit
("Shqipëria", Magaga(Egjipt),nr4-5 maj 1907,për
ortodoksët).Megjithatë,me qëndresën kundër reaksionit klerikal,iluministët e
vendosën Rilindjen Kombëtare Shqiptare në një platformë më të përparuar,në
parimin e kombësisë,të shqiptarisë si feja e shqiptarit", që përshkon një
literaturë të tërë politike dhe artistike të Rilindje sonë,ishte afetare,një
nocion politik që synonte bashkimin e shqiptarëve pavarësisht nga përkatësia e
tyre fetare.(St.Pollo;Mbi disa tipare dalluese them elore të Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare,në Studime Historike,Tiranë,1970,nr.3,fq.121.).
Ideologjisë
reaksionare të pan-islamizmit,pan-ortodosizmit,etj,.që kishte gjetur mbështetje
edhe në disa qarqe çifligare e borgjeze turkomane e grekomanë dhe që
identifikonte fenë me kombësinë,rilindësit u kundërvunë racionalizmit të
tyre,konceptin mbi kombin shqiptar si një kategori e veçantë,që ishte një dhe i
pandarë,megjithëse u takonte tri besimeve fetare. "Shqiptari është
shqiptar para se të jetë mysliman e i krishterë" (S.Frashëri;
Shqipëria...,fq.39.)- shkruante Sami Frashëri.Mendimtarët rilindës i mbaheshin
pikëpamjes se kombësia dhe feja nuk janë e njëjta gjë,se ato përfaqësojnë dy
kategori të ndryshme shoqërore dhe nuk mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën. Ata
luftuan kundër propagandës halifatiste të sulltanëve osmanë dhe asaj
panheleniste të Patrikanës greke,që ngrinin "besimin fetar në parim kombësie
dhe zëvendësonin racën ( kupto kombësinë) me dogmë,ritin me atdhe,që ishte
krejt e papra nueshme".Nuk janë as myslimanizmi,as krishterimi,-arsyetonin
rilindësit,-ata që formojnë popujt,kombet,por gjuha,doket,zakonet e
karakteristikat e tjera që i dallojnë kombësitë nga njëra-tjetra.(P.Wasa,vep.e
përmendur, fq.56.Shih edhe ;"I foni tes Alvanias",13 tetor 1879 dhe
19 janar 1880).Pas propagandës panheleniste që identifikonte krishterimin me
helenizmin dhe i quante grekë shqiptarët ortodoksë,sepse kishin besim të përbashkët
me ta,rilindësit shihnin rivendikimet e qarqeve të caktuara politike ndaj
popullsisë shqiptare dhe trojeve të tyre.
Këto
ishin pikëpamje përparimtare dhe mbeten gjithnjë të freskëta,shërbejnë si
dëshmi për të kundërshtuar si koncepte antishqiptare të atyre
"studiuesve" të huaj,të cilët ndarjen e shqiptarëve në tri fe e
interpretonin si ndarje "në tri grupe",për çdo njërën nga të cilat
feja na paska qenë"një flamur kombëtar",ashtu edhe shtrembërimet që
propaganda,duke ringjallur konceptet mesjetare halifatiste dhe patriarkiste,i
bënë në ditët tona gjendjes së sotme të kombit shqiptar.
Përpjekjeve
të jashtëzakonshme të rilindësve u kushtohet ai bashkim politik i popullit
shqiptar,pa dallim feja e krahine,që u realizua në vitet e Lidhjes së Prizrenit
( 1878-1881)dhe u ruajt gjatë gjithë Rilindjes. Vendimet e Lidhjes dhe gjithë
veprimtaria e saj,vinte në dukje Sami Frashëri më 1878,"ishin frymëzuar
nga patriotizmi,atdhedashuria...dhe mbështeteshin në parimin e kombësisë dhe jo
në fanatizmin fetar". ("Terxhumani Shark",17/19 qershor
1878,nr.81,fq.3). Ky bashkim i shqiptarëve i të tri besimeve ishte rrënjosur
thellë në ndërgjegjen e kombit shqiptar,ishte një e vërtetë e pohuar edhe në
dokumentacionin e huaj bashkëkohës. Në relacionet që funksionarët e administratës
osmane në Shqipëri i dërgonin Portës së Lartë prandaj se midis myslimanëve
shqiptarë,që përbënin shumicën e popullsisë, dhe të krishterëve ekzistonte një
bashkim me tradita të lashta e që i ka qëndruar kohës,se ky unitet do t ë
vazhdojë edhe në të ardhmen. Këtë bashkim të shqiptarëve të të tri besimeve
funksionarët osmanë ua atribuonin devotshmërisë kombëtare dhe patriotizmit të
shqiptarëve,të cilët,siç theksonin ata,ishin aq të fortë, sa që ndryshimet në
fe nuk mund t'i dobësonin aspak.(K.Prifti;Lidhja Shqiptare e Prizrenit në
dokumentet osmane 1878-1881,Tiranë,1978,dok.40.).
Është i
njohur kontributi që dha në luftën kundër reaksionit klerikal për bashkimin
kombëtar të popullit shqiptar një brez i tërë atdhetarësh,në fundin e shek.XIX
dhe në fillimin e shek XX,i përbërë nga Jani Vreto,Shahin Kolonja,Fan
Noli,Aleksandër Drenova,Çajupi,Aleksandër Xhuvani,Hilë Mosi, Nikollë
Ivanaj,Petro Nini Luarasi,Bajram e Çerçiz Topulli,Dervish Hima,Mihal Grameno,
etj.të cilët,duke ecur në hullinë e hapur nga Lidhja e Prizrenit dhe
themeluesit e saj,demaskuan në shumë artikuj,botuar në shtypin patriotik të
kohës,veprimtarinë përçarëse të klerit të të tri besimeve. Në pikëpamjet dhe
veprimtarinë e tyre,lufta kundër ndasive fetare,të mbjella nga kleri,zinte një
vend po aq të rëndësishëm sa edhe qëndresa kundër sunduesve osmane dhe armiqve
të tjerë të jashtëm. Klerin ata e shihnin si një armik po aq të rrezikshëm sa
edhe Perandorinë Osmane.("Kombi",Boston,nr.58,25 tetor 1907).
Lufta e
gjithanshme e rilindësve për demaskimin e reaksionit klerikal ishte një faktor
i rëndësishëm politik në lëvizjen kombëtare,që dha frytet e tij për forcimin e
unitetin të popullit shqiptar. Ndonëse i shkaktuan pengesa Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare, sunduesit osmanë dhe fuqitë e tjera të huaja, përballë forcës së
bashkimit të shqiptarëve,nuk arritën t'i përçajnë e t'i hedhin ata në luftë me
njëri-tjetrin. Sikurse vinte në dukje me kënaqësi Pashko Vasa, ndërmjet
shqiptarëve mysliman dhe atyre të krishterë nuk ka pasur kurrë "hasmëri të
rrënjosur as edhe armiqësi shekullore", se "ndryshimet fetare s'kanë
qenë shkak për t'i shtypur në përçarje"(P.Wasa, vep e cituar,fq.91.).Është
një e vërtetë e provuar historikisht,që nuk i ka shpëtuar vështrimit të Sami
Frashërit,se shqiptarët "nuk kanë njohur ato grindje,luftëra
fetare,masakra të mëdha e të tmerrshme që kanë ndodhur"jo vetëm në v endet
e Lindjes,por edhe "në vendet e qytetëruara të
Evropës"(S.Frashëri;Shqipëria ....,fq.45-46.).
Mungesa e
një fanatizmi të tillë fetar,që Jani Vreto në Apologjinë e vet ua atribuonte
shqiptarëve të të gjitha besimeve e sidomos atyre myslimanë(J.Vreto,Vepra të
zgjedhura,Tiranë,1973,fq.225),zotërimi tek ata i ndjenjës kombëtare mbi atë
fetare,përbënin për rilindësit, dhe jo vetëm për ta,por edhe për gjithë lëvizjen
që u zhvillua edhe më pas,për bashkimin e të gjitha forcave të kombit shqiptar
në luftën për çlirimin kombëtar dhe mbrojtjen e pavarësisë së vendit.
Shpallja
e Pavarësisë dhe formimi i shtetit kombëtar me 28 nëntor 1912 përbën një
ngjarje të shënuar që do të mbetet e paharruar në historinë e kombit tonë,jo
vetëm për nga rrjedhimi që pati për të ardhmen,por edhe për forcën e bashkimit
politik të shqiptarëve përballë pushtuesve të rijnë e tepër të rrezikshëm
ballkanas. Ajo ishte vepër e mbar popullit shqiptar dhe e qindra atdhetarëve që
vepronin në gjirin e tij. "Në emër të të gjithë popullit,mysliman e të
krishterë,në emër të të gjithë Shqipërisë dhe kombit shqiptar,shpalli
Pavarësinë,më 25-28 nëntor 1912,nën grykën e pushkëve dhe të topave të ushtrive
pushtuese" (Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj. Tiranë,
1963.dok.3,6-9,11,13).
Vetë
Kuvendi i Vlorës,që shpalli pavarësinë dhe formoi Qeverinë e Përkohshme si nga
përbërja e tij ashtu edhe nga vendimet që mori,kishte një karakter mbarëshqiptar,shprehu
aspiratat shekullore të të gjithë kombit për t'u bashkuar në shtetin e vet
kombëtar. Pjesëmarrja në të e delegatëve nga të gjitha qytetet e
Shqipërisë,duke përfshirë edhe ato që ishin pushtuar nga ushtritë
serbe,malazeze e greke,i dha këtij Kuvendi karakterin e një Asambleje Kombëtare
mbarëshqiptare. Kjo ishte njëherazi dëshmi e vendosmërisë së të gjithë
shqiptarëve për të formuar një shtet unik,në të cilin të përfshiheshin të
gjitha viset e banuara prej tyre. Këtë vendosmëri shqiptarët e Kosovës,të
Shkupit e Dibrës dhe të viseve të tjera,të udhëhequr nga një bërthamë unike
ushtarako-politike të përbërë nga Hasan Prishtina,Isa Boletini,Bajram
Curri,Idriz Seferi,Sali Gjuka,Ramadan Zaskoci,Isuf Xhelili,etj.,e shprehën jo
vetëm me delegatët që dërguan në Kuvendin e Vlorës,por edhe me qëndresën e
pashembullt që u bënë kudo,ushtrive serbomalazeze,të cilat u dyndën në trojet
shqiptare. Këto nuk ishin beteja thjesht lokale, për mbrojtjen e qyteteve të
Kosovës,por një qëndresë që bëhej për ruajtjen e tërësisë së gjithë truallit
shqiptar ose,siç shpreheshin atdhetarët në deklaratën dërguar Fuqive të Mëdha
në tetor 1912,për t'i dalë zot tërësisë tokësore të Shqipërisë","për
t'i parë trojet shqiptare të bashkuara,me një formë të qeverisuri e sundimi
politik"(Akte të Rilindjes...,dok.169).
E parë
nga pikëpamja e kontributit që dha në bashkimin kombëtar të popullit
shqiptar,qeveria e Ismail Qemajlit zë një vend të rëndësishëm në historinë e
popullit tonë. Me krijimin e saj dhe të vetë shtetit kombëtar,shqiptarët
siguruan atë qendër udhëheqëse që u kishte munguar prej rreth pesë shekujsh,e
cila,siç shprehej shtypi patriotik,"do të bashkonte nën flamurin e
Shqipërisë gjithë popullin shqiptar" (A.Puto, Pavarësia shqiptare dhe
diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914,Tiranë,1978,fq.126-127,"Liri e
Shqipërisë", Sofje,22.07.1913).Ndonëse nuk pati jetë të gjatë,Qeveria e
Vlorës dhe forcat patriotike që u grumbulluan rreth saj,zhvilluan një
veprimtari të dendur,dolën të bashkuara si brenda vendit,ashtu edhe në rrafshin
ndërkombëtar,kundrejt lakmive pushtuese të monarkive fqinje dhe vendimeve të
padrejta të Konferencës së Ambasadorëve që u mbajt në Londër më 1912-1913.
Qeveria e Përkohshme i k undërshtoi vendimet e Konferencës së Londrës,sepse ato
binin ndesh me aspiratat e ligjshme të shqiptarëve,të cilët,siç theksohej në
deklaratat e kësaj Qeverie,si"grupimi etnik më kompakt dhe më homogjen në
Gadishullin Ballkanik ",kishte të drejtë të formonin shtetin e tyre të
bashkuar,sepse ato vendime nuk merrnin parasysh parimin e kombësisë,por e
zëvendësonin atë me" të drejtën e luftës e të pushtuesit".
Në viset
e pushtuara nga ushtritë serbe protesta kundër vendimeve të padrejta të
Konferencës së Londrës u shoqërua me kryengritjen kundër zgjedhës
serbo-malazeze që shpërtheu në Dibër në shtator të vitit 1913,u shtri gjatë
muajit tetor në Ohër,Srugë,Tetovë,në Malësinë e Gjakovës,në Prizren e në vise
të tjera të Kosovës. Në thirrjet drejtuar Fuqive të Mëdha,më 15 tetor
1913,kryengritësit dibranë e kosovarë ngritën zërin kundër krimeve të ushtrisë
serbo-malazeze,që mbyti në gjak fshatrat shqiptare,i ktheu ato në
krematoriume,ku u dogjën për së gjalli qindra gra e fëmijë,dhe kërkoi nga
Evropa si mjet shpëtimi "t'u jepte të drejtën të rronin të lirë në atdheun
e tyre të njëshëm"(Qeveria e Përkohshme e Vlorës...,dok.322,shih edhe
D.Tucoviç,Serbia dhe Shqipëria,Prishtinë,1968,fq.82-84).Kryengritja e shtatorit
të vitit 1913 ishte shkëndija e parë e asaj lëvizjeje masive që do të
zhvillohej,në vitet 1 918-1925,në Kosovë e në viset e tjera të aneksuara nga
Jugosllavia,nën drejtimin e Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës".
Lufta e
popullit tonë për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit dhe për bashkimin
kombëtar nuk ka cenuar kurrë ndonjëherë të drejtat e popujve të tjerë të
Ballkanit. I.Qemali dhe atdhetarët shqiptarë i quanin bashkatdhetarët e tyre
nga sundimi i Perandorisë Osmane dhe për të siguruar bashkimin e plotë
kombëtar. Por ata nuk mund të pranonin që kjo luftë të bëhej në dëm të
shqiptarëve,duke penguar bashkimin e tyre kombëtar dhe duke gjymtuar rëndë
trojet e popullsinë e tyre,duke masakruar e shpërngulur nga vatrat amtare
qindra mijëra shqiptarë."Zgjidhje" të tilla të çështjes kombëtare në
Ballkan,të cilat mbrohen e përligjen edhe nga historiografia e sotme e vendeve
fqinje,u imponuan,nga "interesat e borgjezisë" dhe
interesat"dinastike"të monarkive ballkanase,si edhe nga borgjezia
reaksionare,imperialiste e Evropës që "nxit shovinizmin dhe armiqësinë
kombëtare",midis popujve.
Ishte
Serbia dhe monarkitë e tjera ballkanike fqinje që pa u kënaqur me cungimin e
rëndë që u bënë trojeve shqiptare në Konferencën e Londrës,më 1913,u orvatën me
forca ushtarake e mjete diplomatike të likuidonin qysh në embrion shtetin e
pavarur shqiptar. Në sintezë të politikës së Serbisë dhe të Jugosllavisë që u
krijuan më pas,e cila i përshtatet edhe qëndrimit të monarkive të tjera
ballkanike,ka dhënë funksionari i Ministrisë së Jashtme të Jugosllavisë ,Ivan
Vukotiçi,në raportin,dërguar qeverisë së tij në vitin 1939."Ne,-shkruante
ky,-asnjëherë nuk kemi pasur simpati për ta (kupto: për shqiptarët )...Në
kombinacionet tona politike dhe diplomatike,si edhe në politikën tonë
diplomatike,si edhe në politikën tonë Ballkanike,ne vazhdimisht kemi synuar të
luftojmë të gjitha kërkesat shqiptare për krijimin e shtetit të
pavarur,thjeshtë për arsye se ky shtet mund të themelohej vetëm kundër nesh dhe
kundër synim eve tona kombëtare"(B.Krizman,Studim i Dr.Ivo Andriçit mbi
Shqipërinë në vitin 1939.në"Qasopis za Sovremenu
Povijest",Zagreb,Godina IX,1977,nr.2(24)).
Rreziku i
copëtimit përfundimtar i kombit tonë,i zhdukjes së shtetit të pavarur
shqiptar,që u shfaq me gjithë forcën gjatë Luftës së Parë Botërore,e sidomos në
punimet e Konferencës së Paqes të Parisit ,të viteve 1919-1920,mund të
kërcënohej vetëm në qoftë se shqiptarët do të dalin para saj si një popull i
bashkuar e kompakt me qeverinë e tyre,e cila do ta përfaqësonte zyrtarisht
shtetin shqiptar .Marrëveshja që arritën në këtë Konferencë, më 13-14 janar
1920,përfaqësuesit e Anglisë,të Francës e të Italisë për copëtimin e
Shqipërisë,midis Italisë,Greqisë dhe të Jugosllavisë,sipas klauzolave të
Traktit të Londrës të 26 prillit të vitit 1915,shkaktoi një shqetësim të madh e
të ligjshëm në mbar popullin shqiptar,i dha një shtysë të re e të fuqishme
forcave të ndryshme shoqërore të vendit e të afroheshin me njëra-tjetrën,të
forconim unitetin politik dhe të thërrisnin në janar të vitit 1920 Kongresin e
Lushjës. Ky ishte një kuvend mbarëshqiptar,siç thuhet në dokumentet e tij,fryt
i "përfundimit të një marrëveshje të përgjithshme e të gjitha viseve të
Shqipërisë",që mori përsipër detyrën e "forcimit të bashkimit e
vëllazërimit ndërmjet shqiptarëve,për tu siguruar vetëqeverimin e plotë të
Shqipërisë dhe unitetin e gjithë shqiptarëve"(M.Çami;"Lufta e
popullit shqiptar për çlirimin kombëtar (përmbledhje dokumentesh)
,Tiranë,1976,vëllimi II-të dok.1). Ajo që karakterizoi Kongresin e Lushnjës dhe
Qeverinë Kombëtare e Sulejman Delvinës,ishte bashkimi rreth saj i të gjitha
forcave patriotike të popullit dhe i trojeve shqiptare."Asnjëherë në
historinë e vet,-deklaronte në atë ditë Aqif Pashë Elbasani,-kimbi shqiptar nuk
ka qenë i bashkuar si është sot,me një dëshirë të patundur që të ketë qeverinë
e vet,pas formulës " Shqipëria për shqiptarët "(Po aty,vëllimi II-të
dok.89 ).
Në një
kohë me përpjekjet që bëri në rrafsh ndërkombëtar,pranë Konferencë së Paqes së
Parisit,kundër traktativave për copëtimin e Shqipërisë midis tri shteteve
fqinje dhe për pavarësinë e plotë të vendit,qeveria e re,e vendosi në Tiranë në
shkurt të vitit 1920,vazhdoi me konsekuencë veprën e nisur nga Ismail
Qemali;bashkoi njëra pas tjetrës viset e ndryshme të atdheut .Por u desh të
çlirohej edhe Vlora me krahinën përreth,që kishte mbetur ende nën pushtimin
Italian,të derdhej gjaku i qindra luftëtarëve të tjerë që të kryhej vepra e
bashkimit kombëtar. Lufta për çlirimin e Vlorës ka hyrë në historinë e
Shqipërisë si një epope e lavdishme,në të cilën u shfaq me tërë madhështinë e
saj forca e unitetit të popullit shqiptar për mbrojtjen e tërësisë dhe të
pavarësisë së atdheut. Shtypi shqiptar shkruante në ato ditë" Lufta e
Vlorës është një çështje e përbashkët e lidhur me jetën e Shqipërisë&q uot;
("Populli",Shkodër,17.07.1919, "Drita",
Gjirokastër,16.06.1920 dhe 31.07.1920). Në betejat e përgjakshme e të pabarabarta
që u zhvilluan në qershor-korrik të vitit 1920 kundër një ushtrie të shumtë në
numër e të armatosura deri në dhëmb,në Drashovicë,në Kotë,në Kaninë,në
Gjormë,Llogara,Tepelenë e brenda në Vlorë,bashkë me fshatarët e qytetarët e
këtyre viseve që përbënin bërthamën kryesore të forcave shqiptare,ishte
përfshirë një komb i tërë,i gjithë Shqipëria,mijëra vullnetar nga të gjitha
anët e vendit,jo vetëm nga krahinat e afërta të Beratit e Gjirokastrës,por edhe
nga Tirana, Elbasani, Korça, Peqini, Kavaja, Shijaku, Kruja, Mati, Dibra,
Gramshi,etj.(Lufta e popullit shqiptar..., vëllimi II-të,dok.323). Ishin
kompaktësi, uniteti i veprimit, guximi, patriotizmi i zjarrtë, që populli
shqiptar shfaqi në luftën e armatosur të Vlorës, ata faktorë që bënë të
pavlefshëm Traktatin famëk eq të Londrës të 26 prillit 1915,si dhe projektet
antishqiptare të Konferencës së Paqes,ata faktorë që ruajtën shtetin e pavarur
shqiptar në kufijtë e vitit 1913.
Ndonëse i takojnë një periudhe disi të largët,këto projekte të atdhetarëve shqiptar për bashkimin kombëtar,mbajnë gjithnjë një theks aktual. Me jehonën që rrezatuan në periudhat pasardhëse,me gjurmët e pashlyeshme që lanë në mendimin politik dhe në veprimtarinë praktike të lëvizjes demokratike e asaj revolucionare të mëvonshme,ato përbëjnë një trashëgimi të vyer,e cila,kaloi brez pas brezi si një mësim e testament i madh,që historia e kaluar i la së tashmes e të së ardhmes të popullit tonë.