Mendime
Reshat Nexhipi: Shënime të rralla për Skënderbenë
E merkure, 28.11.2012, 07:29 PM

 Rast: Shpata dhe
Përkrenarja  e Skenderbeut të sjella nga
Viena në Shqipëri
Rast: Shpata dhe
Përkrenarja  e Skenderbeut të sjella nga
Viena në Shqipëri
Shënime të rralla për
Skenderbenë
(Pa ndërhyrë në objektivitetin e tyre)
Ekskluzive nga Reshat Nexhipi
Skënderbeu për Turqinë
Në literaturën historike thuhet se deri sa ishte peng në oborrin e Sulltanit, korri fitore të shkëlqyeshme kundër kryengritësve të Anadollit, të cilët deshin ta rrëzojnë Sulltanin dhe se si kapiten i 50.000 kalorësve disa herë i fitoi forcat e despotëve të Serbisë, etj. Në Adrianopojë, në moshën 25 vjeçare, doli fitimtar në dyluftim me një tartar të tmershëm prej të cilit u dridheshin koskat trimave më të dëgjuar të asaj kohe. Ai, pa asnjë plagë në vete, e vrau kundërshtarin, me veprime të shkathta dhe plot mençuri, duke lënë gojëhapur të pranishmit. Dy prova të tjera të ngjajshme i dha në qytetin e Bursës, njësoj si Bitimia (figurë mitologjike), përpara zotërisë së tij, kundër dy luftëtarëve persianë -thuhet për heroin ynë kombëtar, duke shtuar se ,,Murati bëri zakon të pohonte publikisht që ai (Skënderbeu) ishte krahu i tij dhe syri i tij i djathtë, si dhe mbrojtësi i papërsëritshëm i shtetit të tij”, prandaj dhe i caktoi emrin e stërgjyshit të tij- Lekës së Madh...
Skenderbeu, në Turqi bëhet myhyb bektashi
Këtë,veç të tjerëve, e shkruan edhe shkencëatri Nathaly Clayer (,,Fakti” 18 gushtit, 2001) kurse në një tekst tjetër publicistik theksohet se me ardhjen në Krujë, e shëndroi këtë qytet në qendër bektashiane, kurse për shkak edhe të tij, këtë sekt e përqafuan figurat më të ndritura të kombit tonë, si muslimanë ashtu edhe të krishterë, kështu që pas Sari Salltëkut, në përhapjen e bektashizmiz në trojet e Maqedonisë së sotme, rol të madh lojti edhe Skenderbeu, sidomos në Prespë, ku ka zotëruar familja e bashkëshortes së tij tij- Donikës.
Skenderbeu për Italinë
Në Urasara të Italisë, më
1461, ishte zhvilluar  një nga betejat më
të ashpëra dhe më të përgjakshme midis forcave shqiptaro-italiane nga njëra dhe
kundërshtarëve të tyre, nga ana  tjetër.
Kalorësia e lehtë  që udhëhiqte
Skenderbeu,triunfoi ndaj kalorësisë   të rëndë kundërshtare, e cila, la në fushën
e betejës shumë të vrarë, 1000 robër dhe 25 flamuj.Nga forcat
shqiptaro-italiane u vranë rreth 1000 veta. Pra, shqiptarët luftuan heroikisht
për të mbrojtur  mikun e tyre,
Ferdinandin, të cilit në këtë mënyrë, ja shpëtuan jetën.Skenderbeu mori pjesë
edhe në disa beteja të tjera në Itali. Fanoli: Skenderbeu mbyti
tërë Italinë  me famën  dhe 
lavdinë e tij.
Prandaj, në afërsi të Vatikanit, pranë shatërvanit të famshëm Fontana di Trevi të Romës, ndodhet një rrugicë që mban emrin e Skenderbeut, një restoran për turistët si dhe hoteli, ku në një pllakë bronxi shkruhet se aty ka bujtur Skenderbeu. Ndërsa një statujë e këtij heroi Kombëtar Shqiptar është vendosur në një nga sheshet më të mëdha të Romës.
Skenderbeu për Maqedoninë
Emri Maqedon, pas vdekjes së Lekës së Madh, filloi të harohet, por për fat të mirë të saj, në skenën e historisë, pas rreth 900 vitesh, u paraqit heroi ynë kombëtar, i cili me betejat e tij të famshme dhe legjendare që i zhvilloi edhe në Maqedoni, bëri që të dëgjohet përsëri emri në fjalë. Prandaj, jo rastësisht, papa i Romës parashikonte që ky vend t i takonte pikërisht heroit tonë kombëtar, kurse Marçin Bjelsi, siç duket polak, në librin e tij “Kronika e tërë botës”, e botuar në Poloni, më 1551,Skenderbenë e quan “Princ shqiptar i Maqedonisë” (Folklorot i etnologijata vo Bitola i Bitolsko, Manastir, 1981, f.287 artikull i Kole Simitçiev). Për të janë shkruar mjaft këngë dhe legjenda në gjuhën maqedonishte siç është edhe kënga “Skenderbeu dhe vajza e Manastirit” etj. Kur jemi në Manastir, duhet apostrofuar fakti që ky qytet, para Skenderbeut, ishte i pa njohur për botën, por me paraqitjen e tij mori të përpjetën, sepse sulltani, për të penguar rezistencën shqiptare të udhëherqur nga heroi ynë kombëtar, ka qenë i detyruar të sjellë aty ushtri të madhe, për nevojat e të cilës u ngritën kazerma dhe objekte të mëdha ushtarake, gjë që ndryshoi rrënjësisht pamjen e qytetit dhe i hapi rrugën drejt shëndrimit të tij në qendër vilajeti, qytet konsujsh etj.si dhe Qendër e lëvizjes kombëtare shqiptare dhe vendlindje e Alfabetit shqiptar.
Skenderbeu, për Kroacinë
Në “Faktin” e 6 janarit, 2007, qëndron shkrimi me titull, “Skënderbeu, frymëzim i lëvizjes ilire kroate” dhe teksti: “Skënderbeu si njëri prej prijësave më të njohur të shek. XV-të, që i bëri ballë zgjerimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, është rradhitur në mesin e heronjëve më të nderuar të rilindasve kroatë... Pjesa më e madhe e tyre do ta ngrisin lartë figurën e Skënderbeut dhe luftën e tij, në veprat e tyre letrare,por edhe në tekste historike, studime të veçanta, artikuj të shumët gazetash etj... Skënderbeu ka luajtur një rol shumë pozitiv në rrjedhat historike romantike, të zgjimit të vetëdijës dhe ndërgjegjësimit kombëtar të popullit kroat”. Në ankandin e Frankfurtit, gjatë vitit 1912, është blerë për 251 kruna ose 10 dukatë flori dhe një krunë argjendi, medaljoni i Skenderbeut, i cili ruhet në Muzeumin arkeologjik të Zagrebit. Në atë ankand, ky medaljon kishte arritur çmimin më të lartë nga gjithë eksponatet tjera që shiteshin. Blerës ishte Josip Brunschmid (1858-1929) nga Zagrebi.
 Skenderbeu për Evropën
Skenderbeu për Evropën
Me betejat e  tij legjendare, pengoi  tepër 
sulmet  e  osmanëve  
drejt  vendeve   të 
kontinentit  në  fjalë, gjë 
që dëshmohet  edhe  me 
fjalët e s. Murati II : Të kisha vetëm dy
strategë si Skenderbeu, për 3 muj  e  gjysmë, do ta shkelja tërë Evropën dhe
do  dilja 
deri te brigjet e okeanit Atlantik.  Xhenaro Françones,  shkruan: 
Skënderbeu, duke  qenë  një 
mbrojtës  i famshëm dhe i  përkushtuar i Evropës, ka të drjtën morale të
quhet edhe një nga pionerët e hershëm të saj”. Karl Treimeri,
shkencëtar  austriak: ,,Ai  është 
në të vërtetë hero  ndërkombëtar,
mbrojtës i sukseshëm i Evropës...,, Robert
Austin: “Ideja e shqiptarëve  të 
Amerikës  që  t’i ngrenë 
monument  heroit të tyre  kombëtar, është  e 
shkëlqyer, sepse Skënderbeu  është
hero jo vetëm i shqiptarëve, por  edhe i
Ballkanit dhe Evropës,  dhe  se 
me  qëndresën e tij  ai ndikoi 
në  mbarë  histoinë botërore”. Kostadin
Delinikolov,
historian: Skenderbeu me betejat  e  tij 
e  pengoi  zgjerimin 
e  Perandorisë  osmane 
në  Evropë,  
kurse  kjo sipas  Momçillo
Stremiçit,  nuk  e ndihmoi 
me  ushtri  të 
saj.
Lidhur me këtë të fundit, në një tekst të internetit thuhet se Evropa, jo vetëm që nuk e ndihmoi heroin ynë kombëtar, por pesë shekuj më vonë shqiptarët i la të ndarë e të përçarë, mëkate këto të cilat i lau me bombardimin e forcave ushtarake serbe dhe çlirimin e Kosovës, futjen e Shqipërisë në NATO, si dhe disponimin e tanishëm të Evropës për t i dhënë Shqipërisë Statusin kanditat, pa marrë parasysh pengesave të qëllimta të PS-së, e cila, më parë përmes një ish qerozit, kurse tani përmes disa ,,papagallëve,, të tjerë të Fiks Fare-s, Portokallisë dhe të një, siç thuhet në tekst - ,,Moshatarit të të shëmtuar,, që paraqitet si karikaturë (për mua i pa njohur- R.N), përpiqet të njollosë PD-në, posaçërisht Kryetarin e saj, të cilin, me këtë, pa ua prerë mendja, para botës e paraqesin si kryeministër më demokrat dhe më tolerant të Globit- konstaton autori, emrin e të cilit nuk e evidentova dot.
Kush çka thënë për Skenderbenë
(Sipas rendit të Alfabetit)
Frank Bardhi:
“do të ishte më lehtë t’i shkëpute Herkulit nga duart topuzin se sa të fshije
nga zemrat e vegjëlisë dashurinë për Skënderbeun”.
Haralampie Polenkoviq: Skenderbeu
ishte luftëtar kundër çdo lloj tiranie dhe robërie.
James Volfe, gjeneral-major:
,,Skenderbeu  ua kalonte të gjithë
oficerëve, të lashtë  dhe modernë  në udhëheqjern  me një ushtri të vogël defensive,,(Arena,nr.
15, 2010-Joseph J. Diogardi).
Johan Filip Falmerayer,  historian
dhe albanolog i famshëm gjerman: Skenderbeu “është një nga kryeluftëtarët më të
mbaruar, më fatbardhë dhe më të mëdhenj të botës”. (Dhimitar Canco, Epiri...,
“Flaka”, 11.03.2004)
M.Kamile Paganel: Shpatën e
Skenderbeut magjike nuk mund ta përdorte dot asnjë  tjetër (dr. Petar Popovski…f.724).
Marin Barleti.: “Me praninë e Skënderbeut mund të ngjallen edhe të vdekurit”. Millan Shuflaj: “Skënderbeu ishte
gjenerali më i madh në botë”.
Mioçik,historin: Skenderbeu
mer shpatën e tij kishte prerë më tepër se 3.000  kokë ushtarë turqish. Me një të rënë ai i
kishte prerë kokën një demi të madh, pronë e Mamicës, motrës së vet. Atë
shpatë ia kishin vendosur në varr, por 
pas vdekjes, sulltan Muhamedi e kish zbuluar varrin dhe i kishte marrë-
shkruan  dr. Popovski...f. 724).
Papa Pali VI:
“Skënderbeu është pinjolli famëmadh”.
Shloseri, historian gjerman i shek.XIX: kur turqit pushtuan
Lezhën dhe hapën varrin e Skënderbeut, jeniçerët i morrën eshtrat e tij, i
mbështollën me flori dhe argjend për t’i përdorur si hajmali mbrojtëse, kurse
pastaj e shpallën  për “shenjtor” të
tyre.
Tome Serafimovski:“Personaliteti i Skënderbeut paraqitet një hero i pakrahasue shëm autentik shqiptar”.
Vollteri: Sikur Skenderbeu të mbronte Stambollin, turqit nuk do të mundnin të hynin kurrë në të.
Skenderbeu mbret?
Xhenaro Françones dhe Marin Segoni, humanist shqiptar nga Novo Bërda e Kosovës, Skenderbeun e quajnë mbret,,. Në fejtonin e Jaho Brahajt, botuar në Faktin e 4 prillit, 2002, theksohet se ,,Populli shqiptar, Skënderbeun e njihte për mbret, edhe pse ai këtë titull nuk e përdori kurrë deri sa ishte gjallë,, dhe se i njëjti autor ose ndonjë tjetër, nuk e di, ka shtuar se ,,Të paktën nga Kuvendi i Lezhës të vitit 1444, Skenderbeu e mbante kurorën Mbretëtore shqiptare e cila ishte kurorë tradicionale iliro-arbërore. Përndryshe, si emrin, ashtu edhe këtë kurorë, Skenderbeu i ka trashëguar nga emnaku dhe bashkëatdhetari i tij Leka i Madh-thuhet në literaturën historike dhe shtohet se ,,Nga gjiri i stërgjyshëve tanë, përveç këtij të fundit,kanë dalë edhe shumë mbretër ose perandorë të shquar, shumica e të cilëve u ka shërbyer popujve të tjerë, si Kleopatara e famshme e Egjiptit, Cezari i Romës, Diokleciani i Splitit, Konstantini i Madh i Nishit, Justinijani i Parë i Shkupit, Gariballdi që bashkoi dhe çliroi Italinë, Napoleoni i Francës me origjinë arbëreshe, Faruku i Egjiptit, 16 princët e dinastisë Gjika të Rumanisë etj., duke përfunduar me mbretërit të cilit i quan ,,Puro-iliro-shqiptarë,,: Pirua, Teuta, Agroni, Bardhyli, Genci (Genti) ,Skenderbeu deri te mbreti i fundit Ahmet Zogu.,,-
Skenderbeu, duhej të kishte rrotull mbetërit e posapërmendur
Me sjelljen e Shpatës  dhe 
Përkrenares  së  heroit 
ynë  kombëtar  dhe të 
eshtrave të  Mbretit tonë në
Shqipëri, ,,pajtimin,, e këtij të 
fundit  me rivalin e ndonjëhershëm
- Hasan Prishtinën,  me futjen  e vendit 
në  NATO, heqjen  e vizave, rrugës  kombëtare, tunelit Tiranë- Elbasan etj.,  na pëlqen 
apo jo, Kryeministri  zuri vend
të  lartë dhe të merituar në piedestalin
e historisë së Shqipërisë, por  ai do
ngjitej  edhe më lart  sikur 
me rastin e 100 vjetorit të 
Pavarësisë  të realizonte edhe atë
që qendron në titullin e këtij teksti, gjegjësisht  rrotull 
përmendores  së Skenderbeut
të  ngriheshin   përmendoret 
mbretërve të  lartpërmendur:
Piros, Teutës, Agronit, Bardhylit, Gentit 
dhe Ahmet  Zogut, me qëllim që
bota të njihej me historinë  e lavdishme  të kombit ynë, histori kjo e veçantë nga  ajo  e
pothuajse  çdo  shteti 
tjetër  në botë,  sidomos 
nga historia  e  sllavëve, të cilët,  kur 
stërgjyshët  tanë  kishin 
mbretër, madje  edhe femra,  ata 
jetonin  akoma në  degët e 
pemëve  të  maleve 
Karpate  të  Rusisë. Edhepse  të 
tillë  dhe akoma  pa 
emër  etnik  të definuar sa duhet,  historianët 
dhe  politikanët  sllavomaqedonas,  na quajnë 
,,ardhacakë,, ose  njerës  mali,, etj. kurse  shumë 
krijuesë  të huaj, na
konsiderojnë  për stërnipër të  perëndidë dhe herojëve legjendarë të disa  mijë 
shekujve  të  kaluar. Por, për fat të keq, do
historianë  tanë  shqiptarë, të kohës së Enverit, ose të  ashtuquajtur analistë, kur dëgjojnë  konstatime të 
tilla, përdredhin buzët dhe qeshin para kamerave, edhe  pse autorë të konstatimeve në fjalë  janë 
shkencëtarë dhe poliglotë të shquar 
që  nuk kanë  studijuar 
në Moskë, Beograd, Tiranë  ose
Shkup, por në Paris, Kajro, Athinë në, Vashington etj. dhe nuk i kemi as
vëllezër as kushërinj të parë që mos u besonim.
 Prandaj 
çështja  lidhur  me mbretërit, duhet të realizohet, gjë
që  do 
të  ishte  edhe 
një veçanti, mos them  unikat  në  Evropë 
dhe më gjerë. Populli thotë ,,Kurrë nuk është vonë,, dhe besoj  që 
Qeveria  aktuale, sidomos  kryebashkiaku 
i Tiranës, këtë 
sugjerim të sinqertë dhe kombëtar, të dalë nga  banorët 
e Manastirit, do ta ketë parasysh. Kur jemi te  këta banorë, nuk mund të mos  përcjell 
indinjatën  e  tyre, lidhur me mosvizitën e dykryeministrave
tanë  vendlindjes  së Alfabetit, 
edhe pse pa të dhe pa veprat  e
mëparshme, siç ishte Komiteti për çlirimin e Shqipërisë etj.,  pyetje 
është a vallë  do  çlirohej 
Shkupi  dhe a do shpallej   Pavarësia e Shqipërisë- thonë
bashkëqytetarët e mij  dhe shtojnë:  ,,Lehtë është të bëhesh patriot në Shkup dhe
në Prishtinë, por jo edhe në Manastir, prandaj dhe jo rastë
Prandaj 
çështja  lidhur  me mbretërit, duhet të realizohet, gjë
që  do 
të  ishte  edhe 
një veçanti, mos them  unikat  në  Evropë 
dhe më gjerë. Populli thotë ,,Kurrë nuk është vonë,, dhe besoj  që 
Qeveria  aktuale, sidomos  kryebashkiaku 
i Tiranës, këtë 
sugjerim të sinqertë dhe kombëtar, të dalë nga  banorët 
e Manastirit, do ta ketë parasysh. Kur jemi te  këta banorë, nuk mund të mos  përcjell 
indinjatën  e  tyre, lidhur me mosvizitën e dykryeministrave
tanë  vendlindjes  së Alfabetit, 
edhe pse pa të dhe pa veprat  e
mëparshme, siç ishte Komiteti për çlirimin e Shqipërisë etj.,  pyetje 
është a vallë  do  çlirohej 
Shkupi  dhe a do shpallej   Pavarësia e Shqipërisë- thonë
bashkëqytetarët e mij  dhe shtojnë:  ,,Lehtë është të bëhesh patriot në Shkup dhe
në Prishtinë, por jo edhe në Manastir, prandaj dhe jo rastë
sisht, si në 100 vjetorin e Alfabetit ashtu edhe tani, ky qytet u anashkalua, nga frika se mos ndodhte ndonjë gjë e pa pritur,, thonë manastirasit dhe shtojnë se edhepse të pa përfillur, ndjehen më krenarë se çdo shqiptar i kujdo qytet tjetër me Alfabetin, ashtu siç ndjehen të krishterët me me Krishtin dhe myslimanët me Muhamedin...

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










