Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Jam krenar me ju!
E marte, 27.11.2012, 08:04 PM
FRITZ RADOVANI:
“JAM KRENÁR ME JU !”
MELBOURNE 2012
RILINDJA KOMBTARE SHQIPTARE
Në 100 vjetorin e Pavarsisë Kombtare…
?ANTON ZAKO (1866 – 1930) - Pseudonimi Çajupi.
Ka lé në Sheper të Zagorisë së Gjinokastres dhe ka
vdekë në Kajro t’Egjiptit. Ishte Jurist dhe poet. Botoi “Baba Tomori”,
“Përralla”, “Burri i Dheut” dhe “Pas vdekjes”.
?ALEKS SOTIR DRENOVA (1872 -
1947) - Pseudonimi Asdreni.
Ka lé në Drenovë të Korçës dhe ka vdekë në
Bukuresht. Poet Lirik, ka shkrue librat “Rreze Dielli”, “Endrra e Lotë” (1912),
të cilët edhe janë botue.
?At ANTON XANONI S.J. (12 Janar 1862 – 16 Shkurt 1915)
Ka lé në Durrës dhe ka vdekë në
Ishte një letrar i shquem dhe perkthyes me vlerë në
Gjuhën Shqipe të paster.
?ANASTAS KULLORIOTI (1820 – 1887)
Ka lé n? Athin? dhe punoi p?r Rilindjen ton? kombtare,
prandej edhe e helmuen.
?ALEKSANDER XHUVANI (1880 -
1961 )
Ka lé në Elbasan dhe ka vdekë në Tiranë. Perveç
librave pedagogjike ka shkrue edhe materiale gjuhsore, ku spikatë gjuha e tij e
Shqipnisë së Mesme.
?At ANTON HARAPI OFM, ( 1888 – 1946)
Ka lé në Shirokë pranë Shkodres dhe asht pushkatue
në Tiranë, nga komunistët.
Asht i njohun si shkrimtarë, polemist dhe orator.
Ka shkrue disa libra: “Vlera Shpirtnore”, “Urti e Burrni ndër banorët e Cemit”,
“Andrra e Pretashit”.
? At
BERNARDIN PALAJ OFM (1894 – 1946)
Ka vdekë në tortura në hetuesinë e Shkodres.
Bashk? me At
DONAT KURTIN OFM, (1903 – 1983
) lé dhe vdekë në Shkoder, t? dy Françeskan? nder drejtuesit
e „Hylli i Dritës“, kan? shkrue „Visaret e
Kombit“ të mbledhuna nga goja e Popullit edhe shumë „Prralla“ etj, Kanë botue
dhe librin „Kangë kreshnike dhe legjenda“.
?ELENA GJIKA (1829 – 1888) Pseudonimi Dora D’ Istria.
Ka lé n? Bukuresht, Rumani. E para shkrimtare Shqiptare
dhe publiçiste. Ka shkrue
librat “Komb?sia Shqiptare
sipas k?ng?ve popullore”, “Shqiptar?t n? Rumani” etj...
Shkrimet e Saja tregojnë dashninë e pashueme per
Atdhé.
?Don EJËLL RADOJA (1820 – 1880)
Ipeshk?v i Shkodres q? ka
mb?shtet? dhe perkrah? Rilindjen Kombtare tue e ndihmue n? botime
librash. Ka shkrue poezi per fëmijë si dhe tregime
e legjenda...
?ERNEST KOLIQI (1903 –
1975)
Ka lé në Shkoder dhe vdekë në Romë. Poet dhe
prozator, ka botue „Hija e Maleve“, „Kushtrimi i Skenderbeut“, „Tregtar
Flamujsh“, „Shejzat“ etj.
?FAN S.NOLI (1880 – 1965)
Ka lé n’Ibrik Tepe t’ Andrianopolit dhe ka vdekë në
New York, ShBA. Asht perkthyesi i kryeveprave botnore ma i njohuni në gjuhën
shqipe. Ka shkrue edhe „Historia e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut“ (1947).
?FAIK KONICA (1875 –
1942 )
Ka lé në Konicë dhe vdekë në ShBA. Ka pasë stil të
fuqishem në publiçistikë. Asht një satirist i njohun me librin “Dr. Gjëlpëra“
dhe shumë perkthime të tij.
?FILIP SHIROKA (3 Gusht 1859 – 1939)
Ka lé në Shkoder dhe ka vdekë në Hadet Beyrouth. Ka
shkrue librin „Zani i zemres“.
Asht cilsue si klasik i Rilindjes son?.
?At GJERGJ FISHTA OFM, (1871 – 1940)
Ka lé në Fishtë të Shkodres dhe ka vdekë në
Shkoder. Asht Poeti Kombtar i Popullit Shqiptar. Kryevepra e Tij asht “Lahuta e
Malcisë”. Asht hartues I Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe i Revistës “Hylli I
Dritës”….
?HILË MOSI (1885 – 1934)
Ka lé në Shkoder dhe ka vdekë në Tiranë. Ka shkrue
librin “Zani i Atdheut”, dramen “Cubat” dhe “Lulet e Pranverës”.
?JANI VRETO (1822 – 1900)
Nga Stambolli ndihmoi per alfabetin, shkrimin shqip
dhe zhvillimin e arsimit tonë.
Ka shkrue “Apologjia”, “Mirëvetija” etj...Ishte
edhe publiçist e organizator.
?At JUSTIN RROTA OFM, (17 Shkurt 1889 – 1964)
Ka lé dhe vdekë në Shkoder. Studjues i palodhun i
bazave shkencore të gjuhës shqipe. Ka botue “Leteratura Shqipe”, “Per historinë
e alfabetit shqip” etj...
?KARL GURAKUQI (24 Mars 1895 – 6 Dhjetor 1971)
Ka lé në Shkoder dhe vdekë në Itali. Shkrimtar dhe
perkthyes i mirë. Ka shkrue me Prof. FILIP FISHTEN (1904 –
1973) dy vllime me vler? per folklorin
shqiptarë.
?KOSTANDIN KRISTOFORIDHI (1827 – 1895)
Ka lé dhe vdekë në Elbasan. Perkthyes në dy
dialektet, Toskënisht dhe Gegënisht.
Ka perpilue edhe një fjalor të Gjuh?s Shqipe, botue në Athinë, 1904.
?KOTO HOXHI (1824 – 1895)
Ka lé n? Qestorat të
Lunxherisë në Gjinokaster...njihet nder publiçistët e palodhun.
?Don LAZER SHANTOJA (2 Shtator 1882 – 5 Mars 1945)
Ka lé në Shkoder dhe asht pushkatue nga komunistët
në Tiranë. Asht Martiri i Parë i Genocidit komunist në Shqipni. Poet dhe
prozator elegant. Perkthyes dhe një nga publiçistët ma të mdhaj shqiptar,
perkrah Konicës në Jug.
?LUIGJ GURAKUQI (20 Shkurt 1879 – 2 Mars 1925)
Ka lé në Shkoder dhe asht vra nga Ahmet Zogu në Bari të Italisë. Asht i pari drejtor i shkollës “Normale” në Elbasan 1909. I pari minister arësimi në Qeverinë e Vlonës 1912. Njohës i dy dialekteve dhe luftar i vendosun per formimin e Gjuhës Letrare Shqipe. Ishte poet, prozator dhe publiçist demokrat i njohun.
?MATI LOGORECI (1867 – 1941)
Ka lé dhe vdekë në Shkoder. Mësues! Figurë e Madhe
e Arsimit tonë Kombtar.
Ka botue libra të historisë, lexime, antologji,
revista dhe “Fjalorth”...
?MID-HAT FRASHERI( 1880 -
1949) - Pseudonimi Lumo
Skendo.
Ka lé në Stamboll, asht djali i Abdyl Frashërit. Ka
punue per kulturen shqiptare.
?MIHAJL GRAMENO (1872 – 1931)
Ka lé dhe vdekë n? Korçë...Poet dhe publiçist demokrat i Rilindjes. Ka
shkrue librin “Oxhaku” dhe “Mallkimi i Gjuh?s Shqipe”.
?MUSTAFA KRUJA (1887 – 1958)
Atdhetar i flakt? i Shpalljes
s? Pavarsis? n? 1912. Dijetar n? fushen e gjuh?sis? dhe autor i projektit t?
Gjuh?s Letrare Shqipe.
?NAIM FRASHERI (1846 – 1900)
Ka lé në Frasher dhe ka vdekë në Stamboll. Atdhetar
i palodhun per Shqipni.
Veprat kryesore të Tij në gjuhen shqipe per rininë
Shqiptare janë “Lulet e Verës”, “Histori e Skenderbeut”, “Bagëti e Bujqësija”.
?NAUM VEQILHARXHI (1767 – 1846)
Lindi në Vithkuq të Korçës.E helmatisen në
Stamboll. Asht nder mendimtarët e parë të shquem të Rilindjes. Punoi për
arsimin kombtar e ka shtypë një abetare 8 faqe.
?Don NDOC NIKAJ (1864 – 1951)
Ka lé dhe vdekë në Shkoder, tue i sherbye Lirisë
Kombtare. Asht romancieri i Parë.
?Don NDRE MJEDJA (19 Nandor 1866 – 1937)
Ka lé dhe vdekë në Shkoder. Poet dhe veprimtar i
Rilindjes. Poet lirik dhe një nga ma të njohunit në studimet e gjuhësisë.
Pjesmarrës në Kongresin e Manastirit.
?At PASHKO BARDHI OFM, (1870 – 1947)
Studjues i gjuhës dhe perpilues i “Fjalorit” të
Shoqnisë “Bashkimi”, botue në 1908.
?PASHKO VASA (1825 – 1892)
Ka lé n? Shkoder dhe ka vdek? governator n? Beirut,
Liban. Poet i Rilindjes son?.
?PAPA KRISTO NEGOVANI (1875 – 1905)
Vdiq i masakruem nga grekët, si Atdhetar Martir dhe
mësues i gjuhës shqipe.
?PANDELI SOTIRI (1852 – 1890)
Ka lé n? Selck? t? Gjinokastres...Asht kenë drejtori i parë i mësojtores së Korçës.
Asht vra pabesisht në Stamboll, si veprimtar i
Rilindjes Kombtare.
?Don PASHKO BABI (1843 – 1905)
Ka le dhe vdek? n? Shkoder. Ka botue tektin e par? shkollor n? Shqipni.
?PETRO NINI LUARASI (1865 – 1911)
Ka lé në Luaras të Kolonjes dhe vdiq i helmuem në
Ersekë. Ishte mësues i shkollës së parë shqipe në Korçë. Publiçist i njohun dhe
organizator i Rilindjes.
?Don PJETER ZARISHI (1806 – 1886)
Ishte nga Zadrima e Shkodres, Poet, letrar dhe
mjeshter i metrikes.
?Imzot PRENG DOÇI (1846 – 1917)
Ka lé n? Bulger t? Lezh?s. Figur? e madhe e Rilindjes.
Poet dhe shkrimtar. Ka lan? librin historik “Shqipnia n?n zgjedhen turke”
etj...Drejtues i Shoqnis? “Bashkimi”.
?RISTO SILIQI (1882 – 1936)
Ka lé dhe ka vdek? n? Shkoder. Poet dhe historian i
Rilindjes son?. Vepra e tij asht “Pasqyra e ditëve të pergjakëshme”, që demaskon shtetet shoveniste sllave fqinjë.
?SAMI FRASHËRI (1850 – 1904)
Ka lé në Frasher të Permetit dhe vdiq në Stamboll.
U formue me kulturë Europjane.
Ideolog i Rilindjes Komb?tare.
Shkrimtar, botues dhe orator. Vepra kryesore
e Tij asht “Shqip?ria ç’ka qen?, ç’?sht? e ç’ do b?h?t?”.
?SOTIR GJIKA (10 Tetor 1889 – 12 Prill 1927)
Ka lé n? Sktik? t? Kolonjes dhe ka vdek? n? Verona Itali. Publiçist i Rilindjes.
Trashigoi n? gjakun e vet
virtytin: “Me i sherbye Atdheut me bes? e me nder?!”.
?SPIRO DINE (1852 – 1922)
Ka lé n? Vithkuq t? Korçës dhe vdiq n? Egjipt. Ka shkrue librin “Valët e detit”.
?At SHTJEFEN GJEÇOVI OFM, (12 Korrik 1874 – 13 tetor 1929)
Ka lé në Janjevë dhe asht vra nga serbët në Zym të
Gjakovës. Asht nder të parët që ka mbledhë ligjët e Maleve, i ka perpunue e
hartue në “Kanunin e Lekë Dukagjinit”.
?THIMI MITKO (1820 – 1890)
Ka lé n? Korçë
dhe ka vdek? n? Beni
Suef, Egjip. Ka punue per gjuhen
dhe u shque në fushen e folklorit dhe publiçistikës. Ka shkrue librin “Bleta
Shqiptare”(1878).
?At VINÇENC PRENNUSHI OFM, (4 Shtator 1885 – 19 Mars 1949)
Ka lé në Shkoder dhe ka vdekë në burgun komunist të
Durrësit. Poet atdhetar dhe demokrat perparimtar i shtetit shqiptar me petkun
françeskan deri në vdekje.
?Don ZEF ASHTA, Me 8 Janar 1960, m?suesi Sander
Troshani shenon: N? regjistrin e famullisë së Shirokës fq.22, shkruhet: “Shkolla ose
mësojtorja për djemtë, filloi në vjeshtën e vitit 1874 kur në fshatin
Shirokë prifti katolik Don Zef Ashta, qé i pari që hapi shkollën fillore
(ose mësojtoren) e djelmënisë së këtij fshati…”.
?ZEF JUBANI (NDOKILLIJA) (1818 – 1880)
Ka lé dhe vdekë në Shkoder. Ka botue libra me kangë
popullore dhe ka lanë edhe një dorshkrim me vlerë “Historia e jetes dhe e
veprave të Gjergj Kastriotit”.
?ARBËRESHËT E ITALISË dhe TË GREQISË, që
kanë luftue me shekuj me ruejtë me madhështi identitetin kombtar, janë një
volum tjeter i Rilindjes sonë kombtare.
Nder figurat e mëdha janë: JERONIM DE RADA, ZEF
SEREMBE, GAVRIL DARA I RI, F.A. SANTORI, ZEF SKIROI, DHIMITER KAMARDA. Nga
Arbëreshët e Greqisë njihen:
A. KULLURIOTI, P. KUPITORI etj...
?SHOQNITË ATDHETARE dhe KULTURORE janë të shumta tue fillue nga ato ma të vjetrat të Stambollit, Sofjes, Bukureshtit, Egjiptit, Athinës dhe deri pertej oqeanit në ShBA, të gjitha kanë luejtë një rol vendimtarë në Rilindjen Kombtare.
?Puna e Tyne Atdhetare “ME PUSHKË e PENË”, u konorzue me FITOREN E MADHE TË PAVARSISË KOMBTARE, E SHPALLUN NË VLONË, ME 28 Nandor 1912.
?Shenim: Vendosja asht ba
simbas rendit alfabetik të emnit Rilindasit.
K?tu jan? vendos? emnat e
Atyne Atdhetar?ve q? kan? dhan? kontributin e Tyne n? fushen e Ar?simit, gjuh?s
dhe letersis? son? Shqiptare.
At Donat Kurti OFM, shenon rreth vitit 1760 – 1860 emnat e K?tyne
m?sueseve n? Shkoder: KUSH MICJA, TONE
RADOJA, TEREZE BERDICJA, TINA e NIKËS.
Në vitin 1885 ase aty pranë, në Prizren, gjejmë një
shkollë fillore shqipe për vajza.
Ndersa n? vitet 1800 e ma vonë shenon emnat e mësuesëve: Gegë Kodheli, Gjergj
Benussi (1836), GJON SHKRUMI, ZEF KAMSI,
JAKU i TUSHIT të MARK KRAJËS - (SPECI),
SHOR MARKJA, Don Pepini, Don Engjëll Radoja, Don P. Babi.
Pothuej të gjithë të lanun në “harresë”!!.. Autori.
Melbourne, Prill 2012.
DISA FOTO TË RILINDASËVE TANË...
?Harta e Shqipnisë Etnike mund të jetë veper e Prof.
Ahmet Gashit.
Fotot janë marrë nga interneti.