Përjetësi » Mani
Safet Hyseni: Kadri Mani idealist që i mbeti besnik Shqipërisë Etnike
E shtune, 13.10.2012, 08:28 PM
Kadri Mani idealist që i mbeti besnik Shqipërisë Etnike
Shkruan: Safet Hyseni
Disa thonë
se vdiq Kadri Mani! Unë se them dot, për këtë s’kam guxim as që ta përmendi,
dhe nuk ka kush të më bind se Ai vdiq! Atdhetari nuk vdes kurrë! Ai nuk ka
vdekur, as kombëtarisht dhe as fetarisht (asnga ana e çdo religjioni që ta marrësh).
Në çdo religjion thuhet se “ndërrojë jetë” që do të thotë se ai nuk ka vdekur,
por kjo nga çdo aspekt është absolute dhe unë nuk e kam ndërmend të them më tepër,
sa i përket anës fetare. Nga ana kombëtare vepra e të ndjerit Kadri Mani (që tani
fizikisht nuk është në mesin tonë) kërkon studim të gjithanshëm, është shumë dimensionale,
si nga aspekti i sakrificës ilegale (veprimtarisë kombëtare ilegale), asaj
shkencore, publicistike dhe mendimi i tij filozofik. Kadri Mani në shumë sfera
të jetës ka lënë gjurmë të pashlyera, ka bërë aq sa ka mundur për familjen, më shumë
për rrethin, dhe gjithçka për kombin. Për veprën që na ka lënë pas, për punën që
ka bërë, për mendimin e tij progresiv dhe për dimensionin kombëtar ka të thuhet
shumë, ka çka thuhet dhe kam shpresë se miqtë ë tij, idealist e Shqipërisë Etnike,
e Djathta Shqiptare madje nacionalistët e vërtetë të kombit patjetër që do e
thonë se e kanë pas në ballë, të papërkulur, kanë ecur bashkë me Kadri Manin
dhe janë krenuar kur kanë qëndruar afër tij, kanë bashkëjetuar, bashkëvepruar e
mbi të gjitha kanë sakrifikuar shumë. Të gjithë që e kanë njohur, dhe që e
njohin sakrificën shqiptare në Kosovë dhe më gjerë, të gjithë ata që din dhe
duan kanë çka të na thonë, dhe do ishte mirë që këtë ta bëjnë, por duke filluar
nga ata që e kanë njohur, nga ata që kanë bashkëpunuar, nga të afërmit dhe ata
që kanë bashkëjetuar, nga të betuarit që kanë bashkëvepruar, padashje apo me
dashje nga ata që kanë bashkëvuajt dhe në fund ata që e mbështetin dhe e mbështesin
idenë e tij, por jo vetëm të tij, ata që e mbështesin Programin e Lidhjes së Prizrenit,
se ai nuk donte program tjetër (Shqipërinë Etnike). I pari që e morri guximin është
banori i burgut Asllan Dibrani, që një kohë dhunshëm si shumë të tjerë ka bashkëvujat
në burgun e Nishit. Askush tjetër nuk mund të sjellë pasqyrën e burgut, por vetëm
një bashkëvuajtës, askush tjetër nuk mund të flas për veprën e tij më mirë se
një bashkëveprimtar, askush tjetër nuk mund të flasë për mendimin e tij se sa
një krijues që krijoj bashkë me te, askush tjetër nuk mund të flasë për
guximin, trimërinë se sa një sakrifikues që eci bashkë me Kadri Manin. Vepra
dhe veprimtaria e tij kap sferën më të madhe ku duhet t’i përkushtohet
studiuesi shqiptar. I ndjeri dhe i pavdekshmi Kadri Mani është simboli i
pathyeshëm, është simboli i qëndresës që eci në kohë dhe radhiti vepra
atdhetare në çdo vend që ia dha mundësia, në çdo skaj të atdheut të tij. Veprimtarët
shqiptar nuk dallonin shumë në ide gjatë shtypjes dhe persekutimit në ish sistemit
jugosllav dhe në sipërfaqe dukej se që të gjithë janë të majtë apo i takojnë ideologjisë
majtiste. Po të gjykosh drejtë dhe të futesh në studime më të thella, dhe po të
thirresh pak edhe në kohën që thuhet kinse demokratike shihet dhe vërehet se një
pjesë bukur e madhe vetëm deklarativisht i kanë takuar kësaj rryme. Kjo është vërejtur
edhe në veprimtarin e shumë ish të burgosurve politik si në Kosovë por edhe më gjerë,
por padyshim që fitimtar kanë dal shumica, d.m.th vija majtiste pasi që kanë pasur
mbështetjen më të madhe në ish sistemet të cilët e kishin krijuar njeriun e vet.
Rryma e djathtë ajo nacionaliste ku defilonin pjesa më e vogël, bile ata edhe
nuk guxonin që ta thonë hapur dhe kur këtë e bënin ishin më shumë të persekutuar
dhe apriori të demaskuar edhe nga vetë ilegalët apo veprimtarët shqiptar, andaj
ata mbetën edhe më të persekutuar edhe në sistemin tjetër kinse demokratik. Rrymës
së djathtë i ka takuar veprimtari Kadri Mani si dhe shumë të tjerë si Metush
Krasniqi por që kanë mbetur ende të pastudiuar për të njërën apo arsyen tjetër.
Veprimtarët që i takonin kësaj rryme por që nuk shpreheshin hapur ngase kukonin
mbështetjen e shtetit amë mund t’i hasni dhe gjeni si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni,
por edhe sot nacionalistin e vërtetë është vështirë ta takosh në pozicione
vendosëse e aq më pak udhëheqëse. Këtë kategori
jo që nuk e duan vetë shqiptarët, por ka shumë rryma, shumë shërbime shtetesh të
ndryshme, që merren më llojin e tillë që në Evropë shqiptarët të udhëtojnë të ndarë.
Dallimi është shumë i lehtë të bëhet në mes këtyre dy rrymave, por për ta dëshmuar
është shumë i vështirë. Të majtët në vend të kombëtares kanë dredhin, në vend të
drejtësisë kanë dhelpërinë, janë këto vese që u trashëguan nga ish sistemi apo
më mirë thënë nga ideologjia komuniste sllave. Kadri Mani nuk e deshi as
dredhin dhe as dhelpërinë andaj mbeti idealisti më i madh i krijimit të Shqipërisë
Etnike të cilën Shqipëri e gdhendi me veprimtarin e vetë, dhe ai këtë përherë e
mendonte se do bëhet, por do bëhet atëherë kur e djathta shqiptare do ngadhënjejë
në gjithë hapësirën e hartës të Shqipërisë Etnike. Për të zbërthyer
veprimtarin, idenë dhe punën atdhetare të Kadri Manit ka shumë pena, duke nis
nga ajo e Zeqir Lushajt i cili i pari na e dha lajmin e ndërrimit jetë të veprimtarit
të palodhur e më pas edhe të tjerët që shkruan më pas, por do ishte më mirë që
çdo njëri t’i përkushtohej sferës ku më së shumti është i denjë për të dhënë të
vërtetën apo afërsisht të vërtetën. Këtë e meriton Kadri Mani, por duke zbërthyer
veprën e tij më së shumti do i kontribuonim të ardhmes sonë shqiptare.
Cikël
poezish nga burgu;
Burgu
Muret e
lagështa errësirë e pafund
Më ndjek
nëpër hapa jete me trishtim.
Një copë rini
atje iku mbeti
E
pranguar me hije tmerri sipër mureve të trasha.
E
gozhduar dashuri kujtimin mbante gjallë
Shpesh
nata zbriste lirin aty pranë
Dhe bëhej
zog në vegimin ëndërrimtar.
Tej
muresh dita rriste gjelbërimin.
Brenda frëngjive
të ftohtë akull e terr
Bridhte egërsi, lumturi e vrarë, tmerr.
Nata pëlcet
nga tortura (kushtuar Kadri Manit)
Në rrjetë
përgjimesh bëhet dasma ime
Hingëllin
fati në tela me gjemba
Më vyshku
puthjet. Nga sytë e kuq të egër
Rrethuar,
të çmendur mendjesh,
Gishtat
me thonj të përgjakur.
Minutat
enden me tesha vdekje.
Më kërkon
mendimet nëpër libra,
Frikohem
të rri bashkë me to.
Dashuria
zverdhet nga sekretet.
Nata pëlcet
nga tortura. Marshojnë rënkimet,
Me kërbaçin
e hijeve në krah korbash
Përbindëshi
mund të më gëlltisë, ka oreks për gjak të ri.
S’i kam
besuar zotërat dhe s’di të lutem
Dridhem në
heshtje! Një zë i trisht më vjen (thërret)
Nga thellësi
e shpirtit. S’kam forcë t’i përgjigjem
Mbreti i
dhunës mban frenat.
Në çeli
S’është shtëpi
kjo!
As kthinë,
as hale
Jo, jo,
as lojë!
Është natë
e gjatë
Ulërimë e
gjëmshme
Egërsi,
tmerr
Vrasje
jete
Bluarje ëndrrash
Thikë që kullon.
***
Ankthi i
trisht më merr
Më përkund
dyshemesë me lagështi.
Përtej frëngjive
hëna.
Një rreze
zbehtësi vdekje,
Në kujtesën
time një ëndërr thyhet.
Një puthje
buzësh e akullt,
Ëndrrën
dhe shpresën e ngrin.
Një zë i
lehtë pëshpëritës,
Vjen përtej
frëngjive.
Zvarritem
nëpër mur,
Prek
veten që s’e njoh.
Dimri
tallet me mua
Dimri
tallet me mua.
Leckat e
grisura krahëve,
Si përbindësha
më janë ngjitur
Në supet
e mija si gur varresh.
Gardianët
në shtatë rradh sy skuqur,
Janë xhemati
i kortezhit që ngjall vdekjen
Brenda
telave me gjemba,
Arkivoli
im loz me mua.
Mbi
shpatulla mbaj akuzën
Armik i p….
O zot! Ç’heroizëm
iu duket
Të vrasinë
dëshira, jetë.
Torturohem
deri sa loz me varrin
Në terr
ulërinë bisha
Unë s’jam
banor i vetëm qelie,
Jam vetëm
aktor prej shprese.
S’e
kuptoi ç’më duhen këto pranga,
A mund të
lidhet ëndrra pse loz me hënën.
Rebelimi
i lugës
Sot jam
rebeluar e dashur.
Nesër po
të gdhi do protestoj,
S’do e
marr pjatën nga polici
Do e
hudhi edhe lugën
Më duket
si kaci varresh. S’di a beson,
Se dita e
fsheh sekretin e natës
E nata është
si ai arkivol. Motër ka vdekjen.
Por unë të
kam dashur,
Edhe para
ditës sekrete. Do tët dua,
Edhe pas
natës arkivol.
Dialogë
me vrasës
Ju erdhët
që andej
U sulët në
livadhin e blertë
Kullosnit
si kopeja
Blegërima
juaj aq shumë na preku
Ua
shtruam tryezën me gjëra të pjekura
Ju erdhët
nga shkretëtirat
Pat ara,
livadhe, kopshte
Pat dallgët
e Detit Jon
Shqiptarisht u pritëm
Ulërimës
suaj i ofruam miqësin
Një ditë do
ta hani kokën
Në egërsinë e frutit tuaj.