E enjte, 10.10.2024, 02:42 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Asllan Dibrani: Kadri Mani - ish i burgosur politik nën regjimin jugosllav - i pa përkulur!

E enjte, 11.10.2012, 06:58 PM


Kadri Mani  - ish i burgosur politik nën regjimin jugosllav - i pa përkulur !

Nga Asllan Dibrani

Vdekja e  Kadri Manit   tronditi gjithë  rruzullin  shqiptar,   ku ndihet fryma e kombit shqiptar,  aty ku  ka aromë  të Shqipërisë  etnike,   aty ku lulet i mbolli Kadri Mani  për një Shqipëri  të bashkuar.  E tronditi   botën shpirtërore të krijuesve    në frymën kombëtare,  na tronditi  ne  ish të burgosurve politik për çështjen kombëtare,  qe në kazamatet  serbe ndamë një mollë në 4 vende! Kadri Mani la zbrazëtira në   krijimtarinë e tij,    si publicist,  gazetar në  rubrikat aktuale  në të gjitha  gazetat,  ai la zbrazëtirë  në teatrot   artistike qe në moshe të shtyrë ishte aktiv. Kadri Mani la zbrazët   hapësirat e  "Zemrës Shqiptare" si   qendër  informative dhe  shkëmbimi  të kulturës artit,  politikës,  ekonomisë e shumë gjerave  tjera qe  i kishte në plan për qitur ne letër  për interesin  e rrafshit kombëtar,  ti luftonte të këqijat qe   fërkohen   për çdo ditë   rreth strumbullarit kombëtar,  progresiven ta  ndihmonte deri në  realizimin e  programit të  tij dhe frymëzimin qe kishte për një "Shqipëri  Etnike".

Kadri Mani ishte  pendë e ndritur e kombit, qe nuk pushoi  se vepruari   edhe në çastet e fundit në  spital.  Brezit të tanishëm  i la  vepra,  porosi,  edukatë,  frymëzim si të duhet atdheu,  andaj ta përkujtojmë   këtë njeri    regjur  për çështjen kombëtare,  me  ndezjen e qirinjve,   qe ti   ndrit shpirti edhe në  atë botë sikur  kandili i këtyre  qirinjve  ma poshtë.    Errësirën të najë shndërroj në dritë.  T'i ndezim qirinjtë,   që është një akt  i shenjtë,   qe do  të thotë,  mund të flasin më shumë se fjalët qe po i kushtojmë këtij njeriu të madh të çështjes kombëtare!. . .   Ndezja e qirinjve  do të  jetë një lidhje dhe  mirënjohje për të ndjerin Kadri Manin qe dha për kombin shqiptar.   Të qoftë dheu i  lehtë o Kadri Mani dhe  veprat qe le pas vetes,  shëmbëlltyra  jote,  le ti  shërbejnë   këtij populli si këta  qirinj qe t'i sjellin dritë  "Shqipërisë Etnike".

Një lajm tepër i dhimbshëm, Ky është një lajm tepër i hidhur për neve ashtu si edhe për juve e nderuara Familja Mani!Në këto raste vështirë se mund te gjej  fjalë për ta  lehtësuar dhimbjen e familjes tuaj,  qe gjendeni shumë te pikëluar edhe te  zemëruar  me rastin e humbjes se ma të dashurit tuaj.  Është tronditëse për JU si dhe për NEVE dhe gjithë "Kombin Shqiptar". Lotët nuk me rrjedhin aq lehtë,  por ky lajm tragjik e bëri të veten,  nga kujtimet e se kaluarës së hidhur,  por edhe të lavdishme qe dha ky burrë i kombit shqiptar  për çështjen e "Kombit Shqiptar  dhe për Shqipërinë  Etnike",  qe rrënimi  i  sistemit  jugosllav  ishte edhe  veper e jotja.  Ti Kadri Mani ishe njeriu ma i pa thyeshëm në burgun famëkeq të Nishit qe mbi gjysmën e burgut e kalove ne qelitë e shtëpisë se bardhë,  qe shumë shokëve tanë ju mbeten eshtrat në atë burg të egër dhe famëkeq për shqiptarët.  Hyri  në burg  dhe doli i pa lëkundur përkundër  reprezaljeve dhe tortura qe u zhvillua kundër teje o njeriu i çeliktë qe pa mëshirshëm të rrëmbeu vdekja!.

Kushtuar Kadri Manit - ish mikut tim nga Burgu i Nishit!

Qelitë  e burgut në Nish,  Serbi

të mërdhini  kockën trupin e gishtëri

vetëm një ideal kishe o i madhi Kadri

ta bëjmë nënën Shqipëri.

i shtrirë në beton të ftohtë

e i torturuar me kërbaç

e pash dhe e preka horizontin

e murit dhe  gjurmëve për ardhmërinë

aty e pash edhe gjakun e gjyshërve

dhe stërgjyshërve tanë

i  skuqur  dhe i vizatuar

me gjak  për liri,

gjurmët e çizmes së armikut

fluskat e borës ti mbuluan këmbët

batanijet  e kuajve të lagura

nga dritaret e thyera

shkëlqenin  nga acari

ti kujtoj  vuajtjet tua  Kadri Mani

birucën  e derës në dhomën   e vogël

ushqimin qe  na e dhanë sikur qenëve

e bukën  e ngrirë

Qëndresa jote ishte e pa thyer

je poshtëruar nga  barbarët

  robëri   e tmerr   të zi

nën okupatorin Serbi

Kadri  Mani o burrë i kombit

  kujtojmë për shumë mot

qe luftove për vendin tatë

ishe dhe mbete patriot!.

Telegram ngushëllimi  familjes Mani,  miqve   të Kadri Manit,  Agjencisë informative "Zemrës Shqiptare" dhe mediumeve tjera qe ishte bashkëpunëtor,  publicistëve,  krijuesve,  dramaturgëve  dhe kombit shqiptar në tërësi!

E nderuara familja Mani,  të nderuar miq,  të nderuar bashkëpunëtor të "Zemrës shqiptare" dhe mediave tjera,  të nderuar publicistë dhe  gazetarë,  dramaturgë dhe  bashëkolegë te të ndjerit Kadri Mani, i pranoni ngushëllimet  e mia  ma te sinqerta,  përmes jush dëshiroj ti shprehu dhembjen dhe ngushëllimet edhe farefisit te gjerë të familjes  Mani,   në emrin tim  dhe  ish të burgosurve politik në burgun famëkeq të Nishit në Serbi qe ishim  bashkëluftëtar te të ndjerit Kadri Manit.  Do ti përcjellim  këto dhimbje dhe këtë pikëllim   me sa vijon nga emrat e të burgosurve në atë burg !

Berat Luzha, Martin Cuni, Sejdi Veseli, Gani Krasniqi,  Hydajet Hyseni,  Sylë Muja, Gani Koci, Ramadan–Gashi Dobra, Xajë Nura,  Sali Sefa, Bajram Kosumi, Kadri Llugaliu, Sali Salihu, Rexhep Maqedanci, Musli Kosumi, , Muhamet Rogova, (Xhemail Krasniqi i vdekur në burgun e Nishit nga keqtrajtimet)! Sejdi Elezi, Bedri Bajrami, Hasan Ukëhaxha,  Enver Dugolli, Agim Sahiti, Halit Berisha, Sabri Sopi, (Gursel Sylejmyani dëshmor i vrarë në luftën e Jezercit në Ferizaj me gjthë vellaun Bajramin) !?. . . Sejdullah Musliu,  Jonuz Musliu,  Myslim Dobruna,  Selim Zhubi, Hysen Gega,  Sherif Konjufca,  Milaim Krasniqi, Vehbi Fetahu, Xhvat Zeka, Ali Lajqi, Emin Krasniqi Ahmet Isufi, Salih Mala,  Ramiz Arifi,  Skender Vardari  unë Asllan Dibrani dhe ti i madhi Kadri Osmani qe ishim në shërbimin e atdheut.

  qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë Etnike! Të ndritë varri  i tokës së bekuar që aq shumë e deshte,  punove dhe sakrifikove për te ! Me dashuri,  respekt dhe pikëllim të thellë e krenari, nga miku i juaj Asllan Dibrani.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora