Përjetësi » Mani
RRUGË TË MBARË DHE PAÇ URATEN I PAHARRUARI KADRI MAN PRISHTINA
E marte, 09.10.2012, 07:00 PM
Kadri
Mani, iku i paperkulur dhe duke qeshur…
RRUGË TË MBARË DHE PAÇ URATEN I PAHARRUARI KADRI MAN PRISHTINA
Nga Zeqir Lushaj
Të nderuar
lexues të ZemraShqiptare e të ShqiperiEtnike:
I dashuri
ynë, Heroi i Kosovës, i paharruari Kadri Mani na la. Sot në mëngjes erdhi nga
zemra e Kosovës–Prishtinë, lajmi për ndarjen e tij nga jeta.
Iku Kadri
Mani. Dhe iku, siç qendroi plot 75 vjet në të gjallë. Iku i papërkulur dhe duke
qeshur, duke shkruar, duke bere shaka plot humor me shokët dhe miqtë. Asnje çast
dhe asnje fjalë nuk na e tha për vete, për shëndetin e tij.
Pardje në
mëngjes më shkroi (paska qene e fundit fjale ne mes nesh):
“I dashur
Koleg.
Të falenderoj.
Duket e keni parashikuar saktë se, nesër pres të dal nga spitali…”.
Por…dje,
mbesa e tij e dashur më shkruan:
“I dashur
Zeqir:
Gjyshin
nuk e lejuan të dali sot nga spitali. Më tha të ju lajmëroi se pret të dali nesër”.
…!
Dhe vërtetë sot do të dali, veçse jo me këmbët e tij, por në krahët e dashurve të tij të shumtë të cilët nesër do e përcjellin për në banesen e fundit. Lavdia e Kosovës, trimi i papërkulur, publicisti e shkrimtari, politikani e veprimtari i palodhur në shtatë dekada jetë Kadri Mani do të varroset nesër (10-10-2012) në orën 12 në vendlindjen e tij në Makresh të Artanës.
…!
Iku Kadri
Mani. Dhe iku i rrethuar me dashurinë e miqëve e të lexuesve të shumtë, të cilët
kanë rreth tre javë që bashkëbisedojnë me Kadriun çdo ditë në faqet e ZemrësShqiptare.
Mbi 4 mijë
lexime e mbi 30 e sa komente dashamirësish
e përcjellin legjendën kosovare në rrugën e pakthim të jetës së pasosur të përtejvarrit.
RRUGË TË MBARË
DHE PAÇ URATEN I PAHARRUARI KADRI MAN PRISHTINA!
Do të kujtojmë, do të flasim me Ty e për Ty, do të nderojmë gjithmonë.
Të themi rruga e mbarë, por ama, dije mirë se; - Je midis nesh!
Me shume
dashuri e mall, nga Amerika e larget,
Miku jot i
paharruar,
Zeqir Lushaj