Shtesë » Lajme
U konstituua Këshilli Qytetar II
E premte, 05.10.2012, 06:03 PM
U konstituua Këshilli Qytetar II i Lëvizjes për Bashkim
Dje, më 4.10.2012,
në kuadër të Degës së Prishtinës u konstituua Këshilli Qytetar II i Lëvizjes për
Bashkim. Me këtë rast u promovua edhe zyra e këtij këshilli. Fillimisht,
mbledhjen e hapi koordinatori i Këshillit Kastriot Mustafa. Ndërsa, anëtarëve të
pranishëm me fjalë përshëndetëse iu drejtuan edhe përfaqësues të Lëvizjes për
Bashkim nga qendra si: Sekretari Organizativ, Valon Murati, anëtari i Kryesisë,
Brahim Mehmetaj dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës Aurora Bakalli e Agim
Kuleta. Përmes fjalës së tyre, ata konstatuan gjendjen e rëndë në Komunën e
Prishtinës si dhe në tërë vendin, misionin e LB-së dhe detyrat organizative të saj.
Motivi kryesor i angazhimit të këtyre qytetarëve në politikë përmes Lëvizjes për Bashkim doli të jetë nevoja e madhe për ndryshime në të gjitha aspektet shoqërisë dhe bindja se LB-ja është subjekti më i besueshëm për realizimin e tyre.
Prishtinë,
30.9.2012
LËVIZJA PËR
BASHKIM
Zyra për Informim