E shtune, 27.04.2024, 02:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dasma jonë

E enjte, 09.08.2012, 07:07 PM


DASMA JONË 

Seç na u mbush shtëpia
Përplot me  dasmorë ,
Shkëlqen nga hijeshia ,
Si mali me borë .

Janë mbledhë akrabaja
Dhe gjithë farefisi ,
Baba nga sevdaja ,
Dasmën seç e nisi .

Nënë e babë prej qejfit ,
Seç po fluturojnë –
Djalin e hasretit ,
Sot po e martojnë .

Baba e  merr fjalën  ,
Siç e do  zakoni  –
Uron  mirëseardhjen ,
Përmes  mikrofoni !

Miq të dasmës sime –
Mirë se keni ardhë !
Ua kthefshim për gëzime –
Qofshi faqebardhë !

Sonte jemi së bashku ,
Vëllezërit e një  gjaku –
Hijeshi  ka oborri ,
Hijeshi  ka konaku !

Sonte jemi së bashku ,
Vëllezër edhe motra –
Le t’ shpërthejë  nga  ashku , 
Gëzimi nga këto  votra !

Sonte jemi së bashku ,
Kushëri e kushërira –
Le të na prijë fati ,
T’ plotësohen dëshira !

Mbesa edhe  bija ,
Kapur  dorë për dore –
N’ valle  me shamia ,
Porsi lule bore !
Sonte jemi së bashku ,
Teze e dajallarë –
Na kanë ardhë prej s’ largu
Dhe shumë kurbetçarë ...

Sonte jemi  së bashku –
Miq edhe mikesha ...
Nusja edhe dhëndri –
Si mbreti e mbretëresha !

Sonte jemi së bashku –
Shoqe edhe shokë ...
Le t’ gëzohet mali ,
Bjeshka me gjithë tokë !

T’i harrojmë gjithë hallet ,
Le  të  ngritën  gota ! 
Nga këngët dhe vallet –
Le të dridhet toka !

Le të luajnë  çiftet ,
Le të luhet  “Shota “!
Le t’ shpërthejnë gëzimet –
Le ta merr vesh bota !

Si  dielli dhe hana  ,
Kur dalin nga mali –
Buzëqeshë baba e nana ,
Nusja edhe djali !

Çifti i ri përgëzohen ,
Me urime plot –
Të na trashëgohen  ,
Për jetë e për mot !

Gjilan, më 09.08.2012. Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora