Kulturë
Arben Llalla: Intervistë e Zogut për shtypin grek, 1931
E marte, 07.08.2012, 07:25 PM
Intervistë
e Mbret Zog dhënë shtypit grek më 1931
Nga Arben LLALLA
Në Shkurt
të vitit 1931 Mbreti Zog u
Intervista
u botua në ballinë të gazetës me titull: “Me mbretin Zog, për politikën e Shqipërisë
dhe marrëdhëniet me Greqisë, nga Tirana deri në Vjenë,, duke i kushtuar rëndësi
të veçantë e botimit të saj.
Në këtë intervistë
mbret Zog flet për marrëdhëniet greko-shqiptare, për qytetet e Korçës, Himarës,
Drovianit dhe Gjirokastër, ku ka qytetar të mbretërisë që i përkasin
minoritetit grek. Ai flet për miqësinë historike greko-shqiptare, se sot është e
nevojshme ruajtja e miqësisë dhe respektit reciprok të integritetit territorial
të dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë.
Komentet
e gazetës në fjalë për deklaratën e mbretit Zog për qytetet shqiptare si të Korçës,
Himarës, Drovianit dhe Gjirokastrës që banojnë qytetar shqiptar me kombësi
greke e interpretojnë si pranim nga ana e Shqipërisë të zaptimit të tokave
greke. Por në të vërtet Zogu e sqaron qartë në intervistë se Shqipëria
respekton Marrëveshjet Ndërkombëtare të përcaktimit kufitar midis dy vendeve.
Intervista
e mbretit Zog dhënë gazetës greke në Mars 1931, ende sot keqpërdoret nga
organizatat e ndryshme greke që punojnë dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.
Gjatë kohës
që mbreti Zog udhëhoqi Shqipërinë janë organizuar protesta demokratike në mbrojtjen
e çështjes së Kosovës dhe Çamërisë, kështu pretendimet se mbreti Zog ka pranuar
se Shqipëria ka pushtuar tokat greke janë vetëm keqinterpretime të opinionit
grek. Megjithatë Zogu zhvillonte një politik lojale sipas interesave dhe
kushteve në të cilin ai personalisht ndodhej.
Një fragment interesant në lidhje me Zogun ka ndodhur kur fshatrat Frashtan dhe Lugari që banohen nga shqiptar ortodoks, mbretëria ju hapi shkolla greke dhe ata reaguan duke i shkruar mbretit Zog: “Ahmet Zog, o madhëri. Kjo punë qish bëri vaki, të mësojmë grekçen në skoli? Frashtani dhe Lugari s’kanë punë me Greqinë se janë me Shqipërinë. Duam gjuhën që flet ti dhe flamur kuqezi, duam shkollë si në Muzinë, si fshatrat që kemi fqinjë, Labova me Lunxhërinë. Dhe gjithë bregdeti ynë”. - Mbreti Zogu, u përgjigj fshatarëve të Frashtanit dhe Lugarit: “Vllazën të gjakut dhe të gjuhës! Duke ju përgëzuar për dëshirat tuaja të zjarrta, ju uroj ti gëzoni shkollat shqipe”.