E diele, 04.05.2025, 03:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Rudi Berisha: Malli për ty

E hene, 06.08.2012, 06:47 PM


Rudi Berisha

Malli për ty

Malli me mori  për ty
Era frynte në drejtim të jugut
Sytë e tu qanin nga dhembja
Unë dehem në ëndrra

Mos më varrosni atje
Po këtu !

Loti pikon në tokën e mërzitshme
Zemra qante brenda-shpirtit
Unë këtu po rri i mbyllur në dhomë
Kalendari numëron dhembjet

Mos më varrosni atje
Po këtu !

Vdekja po  me afrohet çdo ditë
Sytë me mbushën më lot
Kujtimi mbetet tek ju
Mos me harroni kurrë ju dot

Mos më varrosni atje !
Po këtu !
Po këtu !
Mos më varrosni atje !


I ulur e i shtangur nga trishtimi

Shikoja valët e detit aty afër meje
Qëndroja i strukur afër lisit me qethe
A thua ku do të më zë nata sonte
Pse ëndrrat fundosen ne horizonte

Të shikoja trupin tuaj plot mall e dashuri
Flokët kaçurrela  mi hidheni përmbi
Ah sa dua te me falni të të fali dashurin
Nuk e di ngjyrën e syve shpirtin po ma ngrin

Tek po kujtoja dallëndyshet qe larg fluturojnë
Dhe ylberi e yllin lart shndrisin si drita e qiriut
Tani unë në dritën e fanarit po rri duke menduar
Ah unë sa dua dashurin tuaj për të fituar

Rrija në dhomë lozja bashkë me vetmin
I futur në gotë buza qe preku ujin e lagur
Etjet e mia shuhen ngadalë për ty
Kur po të shikoja dritën më dritë në sy

I ulur e i shtangur nga trishtimi
Rrokullisem nga frika se mos vallë të humbi
Dashuria në fustanin e kuq gëzimi me përpiu
Ah sa afër na erdhe dashura-jeta-ngushëllimi

12 dhjetor 2011

GËRDOC



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx