Kulturë
Shkrimtari Ndue Ukaj përkthehet në suedisht
E hene, 06.08.2012, 07:10 PM
Revista
kulturore, është një nga mediumet më të mëdha
dhe më të rëndësishme në fushën e kulturës dhe letërsisë ne Suedi. Kjo revistë,
e cila botohet në edicionin e shtypur dhe online, boton autorë të rëndësishëm
nga letërsia e përbotshme, në gjitha zhanret letrare. Kjo revistë kulturore e
letrare, e cila është një nga tribunat kryesore të mendimit kulturor dhe letrar
në Suedi, në numrin e fundit, ka bërë një
prezantim të shkrimtarit Ndue Ukaj, i cili njëherë është edhe autor me nënshtetësi suedeze. Poeti Ukaj, është përkthyer në suedisht nga studiuesi dhe poeti i mirënjohur suedez
Freke Räihä dhe nga përkthyesja dhe publicistja Edita Kuçi- Ukaj dhe është prezantuar
në këtë revistë me një biografi të shkurtër për autorin dhe me një cikël
poezish nga libri i Ukajt Godo nuk vjen.