Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shkrimtari Ndue Ukaj përkthehet në suedisht

| E hene, 06.08.2012, 07:10 PM |


Revista kulturore,  është një nga mediumet më të mëdha dhe më të rëndësishme në fushën e kulturës dhe letërsisë ne Suedi. Kjo revistë, e cila botohet në edicionin e shtypur dhe online, boton autorë të rëndësishëm nga letërsia e përbotshme, në gjitha zhanret letrare. Kjo revistë kulturore e letrare, e cila është një nga tribunat kryesore të mendimit kulturor dhe letrar në Suedi, në numrin e fundit, ka  bërë një prezantim të shkrimtarit Ndue Ukaj, i cili njëherë është edhe autor me nënshtetësi  suedeze. Poeti Ukaj, është përkthyer në suedisht  nga studiuesi dhe poeti i mirënjohur suedez Freke Räihä dhe nga përkthyesja dhe publicistja Edita Kuçi- Ukaj dhe është prezantuar në këtë revistë me një biografi të shkurtër për autorin dhe me një cikël poezish nga libri i Ukajt Godo nuk vjen.