E shtune, 03.05.2025, 02:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Rrihet në Londër Pilo Zyba :)

E hene, 06.08.2012, 07:19 PM


HUMOR

BEUN  SMOKTHINA,   PILO  ZYBA

TRAGJEDI NË  LONDËR

-Rrihet  dhe zhduket perpara Parlamentit Britanik shkrimtari, Pilo Zyba –

Kishim plot  tre ditë që kishim arritur në kryeqytetin Britanik me mikun dhe vëllain tim, Pilo Zyba.Më lutej se dëshëronte të shikonte Parlamentin e rrallë të botës, atë të Britanisë.Me thoshte se, “ Në këtë Parlament  ishin marrë vendime  ndaj tokës  mëmë, që tani  ishte e përçarë  në të gjitha shtetet e Ballkanit”. Më tha gjithashtu se, donte te njihte edhe bustet e atyre burrave  që e kishin firmosur  dhe vulosur, por në fakt  dhe njollosur  punën e tyre përsa i përket  Shqipërisë.

I hipëm autobuzave  të kuq me dy kate, sepse Pilos ngaqë është i shkurtër   i pëlqente  të hipte në katin e dytë, me thoshte se, donte që njerzit  në Londër  ti shikonte nga lart, se gjoja ata kanë një jetë të tërë që na shikojnë  neve nga lart.

Në qiellin e Londrës,  në këtë zonë, në Viktoria, ku Pilua qëndron, fluturojnë në çdo minut të ditës  një aeroplan, prandaj dhe Pilua, miku ime, nuk dinte nga të shikonte me parë. Një  sy e hidhte nga rrugë, një  sy nga retë, sepse vetëm dy sy  ka, por në fakt  ata të dy i kishte bërë katër.Shikonte  çdo objek që na dilte përpara, për të mos thënë    vështronte me kujdes  dhe objektet e lëvizshme, sepse  është pak i zhdërvjellët, e ngacmojnë fëshfërimat  e flokëve të lëshura, sytë e bukur, por dhe ecjet  elegante të kalimtarëve.

Nuk dua  të zgjatem, miqtë e mi, sepse kam hall.Por  po vazhdoj të tregoj tragjedinë time të ndodhur, për të cilën, mirë që nuk është gjallë Shekspiri, se do ta hidhte në letër  dhe në skenë për të qeshur të gjithë, por dhe për të qarë  Beun  Smokthina, që u bë sebep  për këtë tragjedi.Por sido që të jetë, u lutem ju që e lexoni, mos e çoni gojë me gojë, sepse  Pilua dikur do gjendet   dhe pastaj do zëmërohet me mua.Por dhe më keq akoma, e dashura e tij, që e pret prej disa ditesh të lidhet me të  në telefon apo kompjuter, po e mori vesh se Pilua është një njeri që humbet  rrugëve të Londrës, apo është i humbur  në këtë botë të humbur, i lë shëndenë.Ikën  nga zemra e tij, dhe pastaj Pilua  do mbetet  përsëri vetëm si ka qënë gjithë jetën e tij.Ajo e don shumë, por në të vërtetë nuk e din sa e don Pilua, sepse Pilua  më thoshte kur nuk kishte humbur akoma se, në Londër  vinte më shumë për dashurinë.Donte të hidhte  themele të sigurta  në Britaninë e Madhe, por me duket  se  shkatërroi  edhe ato themele që kishte më parë  në Shqipëri, por dhe në Greqi.Por  me sa  po kuptoj  te gjitha fajet  do bien mbi mua, sepse unë i thashe  se,  çerdhja e dashurise  është më e ngrohtë dhe më e sigurtë në Londër. Dje u zumë të dy, sepse më thoshte  që, fjala Londër  vjen nga gjuha shqipe që don të thotë LUNDËR.Unë e kundërshtova dhe u mundova ta bind, por Pilua  edhe pse  është  një metër e gjysëm dhe vetem 50 kg peshë nuk bindet.Unë edhe  forcën ja kam, por nuk rrihet miku në shtëpinë  tende.Por  me sa shikoj do ishte më mirë ta kisha rrahur  dhe ta kisha afër me mendjen e fjetur, se sa te rri tani dhe ta kërkoj rrugëve të Londrës, apo Lundrës, si më thoshte ai.Kam shumë frikë vëllezër dhe motra, sepse këtu në Londër  ka dhe lumë  ku mund të mbytesh, edhe qarkullim të madh makinash që mund të të shtypin, ndonse  Pilon, unë që e njoh, nuk ka perëndi që e shtyp, dhe as që e mbyt. Ai kë të shtypi dhe kë të mbyti me prodhimtarinë e tij artistike, të cilën me ka thënë se këtu në Londër, do ta bëjë Lundër  nëpër  lumin e madh Tamiz që përshkon qytetin.Të mos  e zgjas  shumë, ashtu si zgjat Pilua veprat e tij, dhe që na pëlqejnë të gjithëve, por po them tragjedinë e ndodhur.

Kur  vajtëm përpara Parlamentit  Britanik, qëndroi një çast, dhe më pas e pashë kur hipi në murin e madh rrethues të sigurisë.

-Ku vete, i thashë?

-Të futem brënda!

-Ke  hyrë gabim, nuk është dera aty.Por  edhe po të duash nuk të  lënë  të futesh.

Më tha  gjithë nervozizëm:

-Nga dera  hyjnë te gjithë, unë do hyj nga penxherja, sepse  Isa  Boletini dhe Ismail Qemali, hynë nga dera  dhe këta nuk ua dëgjuan fjalën për trojet tona.Por unë do hyj nga dritarja që të marrin vesh mirë se sivjet  kemi 100 vjetorin e Pavaresisë dhe duam bashkimin e trojeve.Kështu kam hyrë edhe në Parlamentin Shqiptar, por edhe në parlamentin Grek.

I thashë:

-Mirë me parlamentin e Saliut, por me parlamentin Grek çfar pate?

-Nuk pata gjë, më tha,por  parlamenti grek është i mbushur me çokollata dhe çokofreta  atje ku  ulen parlamentarët. Ka kafe të gatëshme, por dhe qese me kafe që i marin parlamentarët  me vete.ka qese me mish, që ua dërgojnë qytetarët  për punen e mirë që bëjnë për popullin e tyre.Ti nuk e njeh Venizellon, dhe as ish mministrin e jashtëm Pangalos.Ata të dy janë sejcili nga 200 kg.E gjithë ekonomia e e Greqisë është brënda në barkun e tyre. Unë futem brënda, se është han me dy porta  dhe dal me duar të mbushura...dhe dalim jek e jek. Deputetët  grek  vjedhin popullin, unë futem brënda  dhe vjedh parlamentarët grekë, në fakt që të dy edhe unë dhe parlamentarët, popullin vjedhim...

I them:

-Pilo vëllai, greket  janë në krizë, nuk ka çokollata atje.

Më thotë:

-Gabohesh rëndë, atje  ku dëgjon për krizë atje  është më mirë, kështu thoshte gjyshja ime. “Atje  ku dëgjon për shumë prodhime, mërre koshin e vogël”, por unë futesha brënda  me koshin e madh.

E pashë që ju morën mëntë  në murin e lartë, se po thoshte gjera të pa pranushme, por edhe pak nga pija, sepse kishte hedhur nja dy gota, dhe më hëngërt mortja mua, në vënd që të binte  nga ana e jashtme, dhe ta prisja unë, ra nga ana e brëndshme e parlamentit.Si për fat të keq të tij, poshtë ishte  një polic Britanik  dhe ai i ra përsipër, si duket e bëri që të mos binte në Tokë dhe vritej, gjeti butë në shpinën e tij. Ose e quajti veten në vënd  të Selam Musait  që ju lëshua topit nga gryka.Zgjata kokën, por çfar të shikoj?U mblodhen nja 20-30 roje, policë e civilë, dhe e rrëmbyen si shqiponja prehën e saj.Thirra dhe bërtita nga lart....eeeeeeeeeeejjjjjjjjjjjjjjjj, mos i bini, është me mua, është Pilo Zyba, por ata  ose nuk më dëgjonin, ose nuk kishin dijeni për bëmat e Pilos...eeeeejjjjjj  i rrëshqiti këmba dhe në vënd  që të binte  jashtë ra brënda! Në fakt   Pilua, për mua që e njoh, gjithë jetën i ka shkarë këmba, dhe gjithnjë ka rënë brënda  ku ka dashur.Bëra  që nga muri disa fotografi që ti kisha për  në momentin e fundit. Sytë mu mbushën me lot, ca nga meraku, ca nga të rrahurat që i shikoja, dhe ca nga pamundësia për ta ndihmuar.Se ne Vlonjatët  jemi ata që e kemi zënë topin nga gryka, por unë nuk dija kë të zija, se Pilon nuk e lija kurrë në këtë gjendje. Pilua sikur të mos kishte ndodhur asgje, ata bjerë  e ai, hop, në këmbë. Ata qëllo më shkopinj gome, dhe ai ja mori këngës  labe, “ Brirbilenjtë trembëdhjetë, vajtën në litar  vetë”. Nuk e  mora vesh as unë, ky birbo kishte ardhur në Lundër  që të rrihej, apo kishte ardhur për tu bërë me mirë nga ana ekonomike, për të ngritur  çerdhen e dashurisë, apo për të ngrënë dru? Zot  më ruaj, 50 vjet  nën diktaturë dru hante, si duket  i është bërë i domosdoshëm druri.Po të ishte se donte dru, të më thoshte qerratai, se e shtroja në dhomën e hotelit më dru, sa t’ja ndaja brinjët  veç e veç, por e dija ku e kam, i çoja një copë bukë dhe isha më mëndje të mbledhur. Tani si të bëj, e dashura   e kërkon, e ëma nga Athina mërr në telefon.Ç’mu desh dhe mua të shkretit që vajta u mora me të! Por  si e shikoni, tani është shumë von.Në radhë të parë duhet ta gjëjmë, dhe më pas të flasim për të tjerat. U lutem miq e shokë, ju që jetoni në Londër dhe në Angli, por edhe ju që jetoni jashtë saj, nëse keni ndonjë lajm të ri, më njoftoni edhe mua sepse  jam në ankth, dhe në hall për shëndetin e tij, po kështu dhe për të ardhmen...Unë vetë personalisht, për çdo të re do u njoftoj në këtë faqe, me të shkruar, por dhe me fotografi, apo video të marrë nga vëndi i ngjarjes...



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx