Kulturë
Ben Andoni: Vëllai i Skënderbeut, varri në Athos
E marte, 07.08.2012, 07:02 PM
Vëllai
i Skënderbeut, varri në malin e shenjtë Athos
Nga: Ben Andoni
Kronikat e kohës nuk e thonë se kush ua solli lajmin se pikërisht ata do të pikturonin në Malin e Shenjtë. Por edhe po të dihet, nuk është se ka ndonjë rëndësi. Ai që e solli u tha thjesht se nga Mitropolia i kishin thënë t ua dorëzonte në dorë kumtin e mirë dhe të gatiteshin sa më parë. Insistimi i Konstandinit dhe i Athanasit nuk mori asnjë përgjigje. Zografët, siç do të njihen gjithnjë e më shumë në historinë ikonografike të shekullit të XVIII, panë njëri-tjetrin në sy. Ia kishin dalë mbanë. Njësoj si pak syresh nga Epiri dhe nga Maqedonia Perëndimore dhe ca më pak shqiptarë, kolegë të tyre. Në fakt, kumti i Malit të Shenjtë, kishte kohë, që ishte bashkë me mitin dhe me kanonet e tij tek piktorët shqiptarë. E kishin sjellë të gjallë vizitorët e paktë atje, priftërinjtë, murgjit dhe akoma më pak specialistët e ikonave bizantine.
Në ditët e sotme
Bizanti, që dha shpirt më 1453, jeton si i gjallë në Republikën e Malit të Shenjtë, ashtu siç duket dhe sot e kësaj dite. Në kalendarin e tyre Julian fiksohet çdo gjë, ndërsa murgjit e pakët të 20 manastireve as nuk e njohin njëri-tjetrin. Për femrat duhet të harrosh praninë, ngaqë as edhe kafsha e gjinisë së saj, nuk lejohet të kalojë sinoret e “republikës”. Më kot u bë për këtë qëllim raporti i një deputeteje evropiane, i cili daton prej 2003-shit, për barazinë e gjinive, në këtë zonë. Ai nuk është votuar, siç mund të merret me mend, nga vetë deputetët grekë. Larg tyre, e vetmja gjë që e lidh Athosin me bashkëkohësinë është elektriciteti që punon me gjeneratorët që ka çdo manastir dhe prania në listën e vyer të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, vlerësuar për koleksionin e artit orthodhoks, për ikonat, afresket dhe për dorëshkrimet e vjetra dhe arkivat e çmuara.
Tek shqiptarët
Kaq i çmuar
është Mali Athos, saqë është bërë edhe vend pelegrinazhi i medievalistëve të ndryshëm.
Plot 50 vjet më vonë nga lajmi që u erdhi piktorëve korçarë, ndërsa ishte duke
këqyrur në Malin Athos, medievalisti rus V. Grigoroviç do të gjente evidencat e
para të emrit të Gjon Kastriotit, por edhe dokumentet që lidhen me Skënderbeun
në oborrin e sulltanit. Dy akte në serbishten bizantine bënin fjalë për marrëdhëniet
e të atit të Skënderbeut me Malin e Shenjtë. Akti i parë bën fjalë për një akt-dhurimi
(akt-legjitim) i lëshuar nga Gjon Kastrioti në emrin e tij dhe të katër djemve
të vet, në favor të manastirit të Hilandarit. “Akti u shkrua në vitin manastirin e malit Sinai, ku kishte pasë jetue e dekë: Repossio
predetto Ju uomo de santa vita e se n’ando at monte Sinai e se fe frate e li
morese. (16). Kjo asertë e Gjon Muzakës dhe e disa shkrimtarve tjerë, se
Reposhi nuk qe dhanë peng para se t’u bajte mungar, historikisht asht krejt e
gabueme, tuj qenë se biografët e Skënderbeut, Hamza Kastriotin e diftojnë për
djalë të Reposhit të lemë n’Adriene2. Në epigrafin e varrit, Reposhi mban
titullin e lartë fisnik dukë”. Gjon Kastrioti në kohën më të mirë të pushteti të
tij i shtrin zotërimet deri në Fushë Dardani dhe më tej. Këto janë vende të njohura
për plumb, argjend dhe hekur dhe kjo ka bërë që Gjon Kastrioti të ketë mes të tjerave
edhe lidhje me Malin e Shenjtë. Por në evidencat e Hilandarit, autoria sllave
Zorica Dokoviq, do shkojë dhe më tej3. Në regjistrat e manastireve veç Hilandarit,
pikërisht në Iviron, Lavra, Kseropotam, Esfigmën, Zograf, Ksenofon, ajo, do të gjejë
emra të banorëve arvanitas, të ardhur në vend shumë kohë para periudhës së Skënderbeut.
Bëhet fjalë për regjistra ku regjistroheshin vetëm fshatarët në varësi të manastireve
(parikët) dhe lidhen me shekullin e XIV duke përbërë një dëshmi nga treva edhe
më të largëta, nga Maqedonia Lindore, më saktë Kalkidhiqia Perëndimore (në jug
të Selanikut) që i takojnë gjysmës së parë të shekullit XIV dhe që, siç vëren
Prof. Aleksandër Meksi, flasin për një diasporë të vjetër drejt asimilimit, në zona
pak të njohura në këtë aspekt nga studiuesit shqiptarë.
Por, nga
ana tjetër, në Malin e Shenjtë përgatiten priftërinjtë që vijnë në Ballkan. Ata
mundohen të ruajnë ekuilibrin e brishtë të kohës, që do të thotë të mos e
prishin me Portën e Madhe, por edhe ta kenë grigjën shqiptare të orientuar përgjithnjë
kundër Kishës së Perëndimit. Priftërinjtë, para se të vinin në Shqipëri, përgatiteshin
mirë në Malin e Shenjtë Athos4. Larg patetizmave të historianëve tanë, duhet
pohuar se shqiptarët janë besimtarë të mëdhenj dhe kronikat do ta lidhin
devocionin e shumë murgjëve me origjinë shqiptare me të shkuarit në Malin Athos.
Një rast i tillë është në shekullin e XIV, kur murgu Nifon nga Lukova, i cili
mbyllet në një manastir në Malin Athos, u shqua aq shumë për përshpirtshmërinë e
tij, saqë u kanonizua dhe u shpall shenjt nga Kisha Orthodhokse Bizantine. Por
në manastiret e Athosit apo të Thesalisë ka edhe shumë murgj të tjerë shqiptarë.
Për të mos thënë deri në klasën e bujarëve
Më vonë vijojnë periudha të zbrazëta për shkak të mungesës së studimeve, por prania e personazheve arbërore do të vijojë deri në mesin e shekullit të shkuar. Në kohët e sotme, At Foto Cici, përmend një ngjarje që lidhet me hierarkun e lartë, Pandeleimon Kotokos, që nga Mali Athos, merr pjesë në një problem të Kishës Autoqefale Shqiptare në mesin e shekullit të shkuar, ku përmendet edhe Imzot Noli.
Piktorët
... E
shkuara e
...
Në veçantitë e tyre, veprën e fundit në kishën e manastirit të Kseropotamit, e cila ishte rindërtuar me ndihmën financiare të Kaisarios Dapontes, vëllezërit Zografi e kryen duke patën si ndihmës djalin e Athanasit, Naumin. Kjo tregonte se tradita do të vazhdonte. Gjerësia e madhe e mureve ofronte një sipërfaqe ideale për një numër ciklesh ikonografike, mirëpo afresket janë vizatuar dobët, thotë studiuesi grek Tsigaras. “Dobësia e tyre zbutet nga detaji ikonografik që i pasuron kompozimet nga ngjyrat e gjalla dhe nga dekoracioni i pasur. Trajtimi i fytyrave është stilistikisht interesant, por koloriti është tërësisht i mbuluar me të gjelbër, çka do të thotë se ata ndihen deri-diku të pasigurt; figurat kryesore nuk janë të ndriçuara”. Megjithatë efekti përfundimtar është pozitiv dhe plotësisht në përputhje me dëshirat e manastirit, të cilat parashtroheshin në marrëveshjen e bërë përpara se të kryhej puna. E tillë, në përgjithësi, mbetet në Athos përshtypja për shqiptarët: plot nderim për devocionin e tyre. Dhe, është e vërtetë. Devocioni i tyre është i njëmendët.
Shkrimi
u mbështet në referencat e marra nga:
1- “Skënderbeu,
jeta dhe vepra” i Prof Kristo Frashërit
2-”Në Shka
Fajiset Skanderbegu?” e Marin Sirdanit
3-”Shqiptarët
në Selanikun e Mesjetës” nga Aleksandër Meksi
4-”Antishqiptarizmi
tradicional i Patrikanës së Stambollit” e Sherif Delvinës
5-” Piktorët Konstantin dhe Athanas nga Korça dhe veprat e tyre në Malin Athos” e studiuesit Georgios Tsigaras