E shtune, 27.04.2024, 11:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Petraq J. Pali: Evolucion i dështuar

E merkure, 08.08.2012, 05:24 PM


Petraq J. Pali

Evolucion i dështuar
 
1.
E kam prerë pyllin, shkurret i kam shkulur
barin e relievit tim korr rregullisht,
nga parfumi i lëkurës së limët starton seksi,
rrënjët e farërat nuk di në i shfarosa ndonjëherë.
 
2.
Në eshtrat e mia dinosaurët kruhen çdo ditë,
kërkojnë territorë të humbur, për padrejtësi të natyrës flasin,
u përvetësuan rruzullin, pronën e kadastruar nga qielli,
kësisoj nuk është çudi mosdorëzimi i shpirtit. Drejtësi
meritojnë dinosaurët, banorët autoktonë të indit tim.
 
3.
Dinosaurët e përbindshëm nuk janë skelete,
natë e ditë më udhëtojnë nëpër shinat e ngushta të gjakut,
çast pas çasti më alarmojnë shpirtin, ky ngrihet vertikalisht,
si somnambul përparon, shkel gjymtyrët e vet,
përtyp nervat, ndez flakët e syve, gjithësinë
lakmueshëm e dhimbshëm sheh ...
ia rrëmbyen, ligji i pronës vonoi, erdhi treni i ikjes.
Ç’bëhet këtu?!
Këtu, në shpirtin njerëzor, ç’bëhet?!
 
4.
Ikja rrëmben edhe lakminë, ndonëse ajo
ka votë kundër për ligjin e vdekjes.
5.
Vonova. Humba shansin e vetëm.
Burgosa dinosaurët e gjakut tim nën pllakën e vdekjes,
frymën u zura, pronat e tyre pas i harrova.
Ku do të shkoj me prona qiellore të shkalura,
thua do më hapet porta me aspak drejtësi në pore,
me drejtësi të lënë në mëshirën e të vonëve.
 
6.
Këta të vonëtit anatomi ndryshe kanë,
zemra bluan portofole për pasurimin e gjakut,
ngujuar drejtësia në mbishkrimet monedhore.
E humba shansin,
 
7.
Ende dinosaurët, burizanë në tubat e arterieve të mi,
klithma e pallma aplifikojnë,
bombardojnë të ardhmen:
Pronat, pronat ose nuk vjen dita tjetër.
 
8.
Dita që vjen - ikja është,
veçse, nuk shpërngulet kurrë shpirti im
pronat pa ia njohur.
 
9.
Shpirt i pashpërngulur, dinosaurët në rremba ...
… evolucion i dështuar.
                               



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora