E shtune, 27.04.2024, 09:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Flet Herolinda Koçllari

E merkure, 08.08.2012, 05:02 PM


Flet skenografia e kostumografia Herolinda Koçllari

"Zonja e Bujtinës" shfaqja ime më perfekte

"Sfidë me vetveten"

Sot janë të pkata skenografet dhe kostumografet në skenat shqiptare, pasi në pjesën dërrmuese ato paraqiten si profesione burrash. Në fakt duhet thënë se shumë shfaqje të viteve të fundit të vënë në skenat shqiptare vuahnë nga skenografia dhe kostumografia. Shumë regjisorë e vlerësojnë atë si pjesën ndër më kryesoret të shfaqjeve. Një ndër to që ka dhënë jo pak rezultate në punë  e saj është Herolinda Koçllari

Herolinda si nisi dëshira për tu marrë me artet figurative?

Dëshira ime ka nisur që në vegjëli, kisha shumë dëshirë të pikturoja më pas kam ndjekur shumë teatër dhe më kanë tërhequr skenat e teatrit, magjepsesha kur shikoja skenën e "Gjenerali Ushtris së vdekur" Ishte një mrekulli për kohën.

Keni realizuar disa skenografi dhe kostumografi të shfaqeve më në zë në kryeqytet. Kë do të veçonit?

Do të veçoja shfaqen "Zonja e Bujtinës" të regjisorit Ervin Culi. Aty kam realizuar kostumet të cilat kishin një larmi ngjyrash dhe bashkëpunimi me regjisorin Culi ishte shumë komod dhe frytdhënës. Jam e lumtur që regjisori Culi më dha mundësin të jem pjesë e stafit të tij të punës, ku mu dha rasti të punoja me artistët më në zë të teatrit në Shqipëri.

Cilët janë regjisorët që do të veçonit dhe si i kujtoni bashkëpunimet me ta?

Unë do te veçoja bashkëpunimin me regjisorin Leonard Bomabj, Kiço Londo dhe Ervin Çulin. Të jem e sinqert, Bombaj më ka bërë të ndjehem shumë mirë. Regjisori Bombaj të krijon hapsirën e duhur për të  krijuar e për të vënë në lëvizje fantazinë e imagjinatën. Mendoj që të tre regjisorët e sipër përmendur janë ndryshe nga njëri-tjetri. Bombaj të krijon hapsirën, të nxit fantazin, Londo është tepër kërkues dhe i veçantë, ndërsa Çuli është tepër i vendosur dhe i talentuar.

Si e kujtoni periudhën e studentore në Akademinë e Arteve?

Ka qenë një nga periudhat më të bukura të jetës sime, njëkohësisht dhe më të çmendura. E kujtoj me nostaligji atë kohë pasi kam pasur rreth vetes miq  por edhe pedagog të cilët më kanë berë të ndjehem shumë mirë dhe më kanë dhënë nga profesioni dhe pasioni i tyre. Ndër ta do të veçoja pedagogen Berina Kokonën nje pedagoge e një mikesh e jashëzakonshme, profesorin tim, udhëheqësin e diplomës sime Ilir Martini, një njeri që edhe sot e kujtoj dhe flas me admirim. Perikli Çuli, nje emër i madh e i njohur në artin figurativ shqiptar. Orion Shima një njeri shumë i veçantë për mua i cili do të mbahet mënd gjate në memorien time si pedagog i cili ë mësoi bazën e pikturës, ngjyrat. Një falenderim të veçantë do të bëja per artisin e madh, mjeshtrin madh skenografin e kostumografin Agim Zajmi dhe mikun tim skenografin Erald Bakalli.

Kujt ja dedikoni suksesin?

Suksesin ja dedikoj familjes time, në veçanti babait tim i cili bëri të mundur ëndrrën time, të jem kjo që jam sot. Pa dashur të harroj edhe miqt e mi të cilët më kanë mbështetur e kuptuar sa herë që unë qëndroja  me orë të tëra në studio përpara telajove.

E keni ndjerë konkurencën ndonjëher?

Nuk e njoh konkurencën. Gjithmonë punët e mia i kam parë si një sfidë me vetveten. Unë gjithnjë e kam ndarë qënien time si Herolinda njeri dhe Herolinda artiste. Kjo e para ka punuar shumë për të qenë kjo e dyta. Dhe tashmë Herolinda artiste po punon fort për të mbajtur lart emrin e Herolinda njeri. Punët që kam realizuar i kam pasrë si një sfidë me vetveten.

Mendoni se keni zgjedhur profesionin e duhur?

E kam zgjedhur vetë dhe nuk jam penduar. Eshtë një profesion që më jep kënaqësi. Ndihem mirë me veten.

-Cilat janë problemet më të pikante të femrës shqiptare sot?

-Problemet janë të shumta si p.sh dhuna ndaj femrës, papunësia e madhe, barazimi dhe nënvleftësimi.

-Mendimi juaj për bashkjetesën?

-Secili sipas dëshirës. Sot nuk është tabu.

-Motua nga e cila udhëhiqeni në jetë?

Të jesh vetvetja.

-Një ditë pune e zakoshme?

-Normale si të gjitha ditët. Tashmë na është bërë rutinë.

-Ku preferoni ti bëni pushimet?

- Në bregdetin shqiptar.

-Cili është për ju modeli i politikanes?

-Hilari klinton

-Veshja e preferuar?

-Sportive por edhe klasikja është veshja që preferoj shumë.

-Çfarë vlerësoni tek një njeri?

-Tek një njeri vlerësoj pamjen dhe inteligjencën. Kritikoj sjelljen edhe veshjen jo harmonike.

Projektet për të ardhmen?

Kam disa projekte, por do të veçoja një ekspozit që dëshiroj ta realziojë me të gjitha punët e mia. Këtë ekspozit do ja dedikojë babait tim dhe origjinës nga ai vjen. Mund të them që është një nga punët më emocionuese pasi ekspozita për babain tim nuk është një ambicje profesionale as një projekt për tu hedhur në CV, por një dëshirë për tja dedikuar tim eti dhe për ti treguar jerzve orogjinën time, dhe jam krenare për këtë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora