| E merkure, 08.08.2012, 05:02 PM |
Flet skenografia e kostumografia Herolinda Koçllari
"Zonja
e Bujtinës" shfaqja ime më perfekte
"Sfidë me vetveten"
Sot janë të
pkata skenografet dhe kostumografet në skenat shqiptare, pasi në pjesën dërrmuese
ato paraqiten si profesione burrash. Në fakt duhet thënë se shumë shfaqje të viteve
të fundit të vënë në skenat shqiptare vuahnë nga skenografia dhe kostumografia.
Shumë regjisorë e vlerësojnë atë si pjesën ndër më kryesoret të shfaqjeve. Një ndër
to që ka dhënë jo pak rezultate në punë e
saj është Herolinda Koçllari
Herolinda
si nisi dëshira për tu marrë me artet figurative?
Dëshira
ime ka nisur që në vegjëli, kisha shumë dëshirë të pikturoja më pas kam ndjekur
shumë teatër dhe më kanë tërhequr skenat e teatrit, magjepsesha kur shikoja
skenën e "Gjenerali Ushtris së vdekur" Ishte një mrekulli për kohën.
Keni
realizuar disa skenografi dhe kostumografi të shfaqeve më në zë në kryeqytet. Kë
do të veçonit?
Do të veçoja
shfaqen "Zonja e Bujtinës" të regjisorit Ervin Culi. Aty kam
realizuar kostumet të cilat kishin një larmi ngjyrash dhe bashkëpunimi me
regjisorin Culi ishte shumë komod dhe frytdhënës. Jam e lumtur që regjisori
Culi më dha mundësin të jem pjesë e stafit të tij të punës, ku mu dha rasti të punoja
me artistët më në zë të teatrit në Shqipëri.
Cilët janë
regjisorët që do të veçonit dhe si i kujtoni bashkëpunimet me ta?
Unë do te
veçoja bashkëpunimin me regjisorin Leonard Bomabj, Kiço Londo dhe Ervin Çulin. Të
jem e sinqert, Bombaj më ka bërë të ndjehem shumë mirë. Regjisori Bombaj të krijon
hapsirën e duhur për të krijuar e për të
vënë në lëvizje fantazinë e imagjinatën. Mendoj që të tre regjisorët e sipër përmendur
janë ndryshe nga njëri-tjetri. Bombaj të krijon hapsirën, të nxit fantazin,
Londo është tepër kërkues dhe i veçantë, ndërsa Çuli është tepër i vendosur dhe
i talentuar.
Si e
kujtoni periudhën e studentore në Akademinë e Arteve?
Ka qenë një
nga periudhat më të bukura të jetës sime, njëkohësisht dhe më të çmendura. E
kujtoj me nostaligji atë kohë pasi kam pasur rreth vetes miq por edhe pedagog të cilët më kanë berë të ndjehem
shumë mirë dhe më kanë dhënë nga profesioni dhe pasioni i tyre. Ndër ta do të veçoja
pedagogen Berina Kokonën nje pedagoge e një mikesh e jashëzakonshme, profesorin
tim, udhëheqësin e diplomës sime Ilir Martini, një njeri që edhe sot e kujtoj
dhe flas me admirim. Perikli Çuli, nje emër i madh e i njohur në artin
figurativ shqiptar. Orion Shima një njeri shumë i veçantë për mua i cili do të mbahet
mënd gjate në memorien time si pedagog i cili ë mësoi bazën e pikturës, ngjyrat.
Një falenderim të veçantë do të bëja per artisin e madh, mjeshtrin madh
skenografin e kostumografin Agim Zajmi dhe mikun tim skenografin Erald Bakalli.
Kujt ja
dedikoni suksesin?
Suksesin
ja dedikoj familjes time, në veçanti babait tim i cili bëri të mundur ëndrrën
time, të jem kjo që jam sot. Pa dashur të harroj edhe miqt e mi të cilët më kanë
mbështetur e kuptuar sa herë që unë qëndroja
me orë të tëra në studio përpara telajove.
E keni
ndjerë konkurencën ndonjëher?
Nuk e
njoh konkurencën. Gjithmonë punët e mia i kam parë si një sfidë me vetveten. Unë
gjithnjë e kam ndarë qënien time si Herolinda njeri dhe Herolinda artiste. Kjo
e para ka punuar shumë për të qenë kjo e dyta. Dhe tashmë Herolinda artiste po
punon fort për të mbajtur lart emrin e Herolinda njeri. Punët që kam realizuar
i kam pasrë si një sfidë me vetveten.
Mendoni
se keni zgjedhur profesionin e duhur?
E kam
zgjedhur vetë dhe nuk jam penduar. Eshtë një profesion që më jep kënaqësi. Ndihem
mirë me veten.
-Cilat
janë problemet më të pikante të femrës shqiptare sot?
-Problemet
janë të shumta si p.sh dhuna ndaj femrës, papunësia e madhe, barazimi dhe nënvleftësimi.
-Mendimi
juaj për bashkjetesën?
-Secili
sipas dëshirës. Sot nuk është tabu.
-Motua
nga e cila udhëhiqeni në jetë?
Të jesh
vetvetja.
-Një ditë
pune e zakoshme?
-Normale
si të gjitha ditët. Tashmë na është bërë rutinë.
-Ku
preferoni ti bëni pushimet?
- Në bregdetin
shqiptar.
-Cili është
për ju modeli i politikanes?
-Hilari
klinton
-Veshja e
preferuar?
-Sportive
por edhe klasikja është veshja që preferoj shumë.
-Çfarë vlerësoni
tek një njeri?
-Tek një njeri
vlerësoj pamjen dhe inteligjencën. Kritikoj sjelljen edhe veshjen jo harmonike.
Projektet
për të ardhmen?
Kam disa projekte, por do të veçoja një ekspozit që dëshiroj ta realziojë me të gjitha punët e mia. Këtë ekspozit do ja dedikojë babait tim dhe origjinës nga ai vjen. Mund të them që është një nga punët më emocionuese pasi ekspozita për babain tim nuk është një ambicje profesionale as një projekt për tu hedhur në CV, por një dëshirë për tja dedikuar tim eti dhe për ti treguar jerzve orogjinën time, dhe jam krenare për këtë.