Kulturë
Xhevahir Cirongu: Skica humoristike
E merkure, 08.08.2012, 07:55 PM
Skica
humoristike
Droga dhe gomari
Nga Xhevahir Cirongu
Na qënkërka
një lloj
-Eh,thoshin fshatarët,erdhi dita jonë;në vend të thasëve të mbushur me grurë,ata do rënkojnë nga paratë e hashashit apo kanibis sativa.Por,kjo mersele e barit nuk zgjati shumë kohë.Erdhi policia,e gjithë bimët që kishin mbjellë ua korrën me sopat e hanxharë.Fshatarët që kishin mbjellë këtë bimë u hidhëruan shumë.Ju a dogji policia.Disa prej tyre,e korrën vet e jo policia.Bimët e korrura i fshehën nëpër kasolle të bagëtive.Edhe Zylo Fyelli,të njëjtën gjë bëri.Bimët i fshehu në trarët e kasolles s'bagëtive.Në mëngjes herët,Zylua dolli në ballkon.Pastaj i thirri të shoqes:Moj Zenepe,nipçja u hoq zvarrë mbrëmë!Dikush do na vijë për mik
![]() |
...Eh, qyqari gomar!... Ç’janë këto ëndrra të bukura...?! |
sot në darkë?!Zenepja
bëri sikur nuk e dëgjoi, dhe hyri në kasolle për të mjelë lopën.Në mbrëmje,me të
vërtet erdhi miku.
Ai,gjithë
gëzim u afrua pranë shtëpisë së mikut Zylal.Me vete kishte marrë edhe gomarin.Ashtu,
që hipur
e tekanjos,i thirri të zotit të shtëpisë:"O i zoti i shtëpisë!A pranoni
miq...!" Burjum,
burjum-thanë
me një zë të dy burrë e grua.Gomarin e grazhduan në kasolle.Dy miqtë hëngrën e
pinë deri sa dolli ylli i mëngjesit.Ashtu, gjysëm i dehur,miku Aqif nxori
gomarin nga kasollja e mori rrugë drejtë shtëpisë s'vet.Deri në kodër sipër
fshatit,e përcolli Zylo Fyelli.
-Epo,rrugë
të mbarë,i tha Zylua e u kthye për në shtëpi.Zenepja hyri në kasolle.Hodhi sytë
drejtë trarëve të kasolles.Pastaj doli duke bërtitur:Gomari,gomari.....!-U çmende
moj grua!Ku është gomari?!Kur u afrua,Zenepes i kishte rënë të fiktë.Si e përmendi,
mori rrugë nga përcolli Aqif Qylafin.Tek përroi i fshatit pa të shtrirë Aqifin
me gjithë gomar.Nga goja u dilnin shkumbë si të testit të enëve.Pastaj tha:Aqifin
e di që e dehu rakia,por gomarin kush e dehu?!... Edhe gomari nxirrte shkumbë nga goja.Zylua u
bë pik e vrer.Thirri e doktorin për t'i vizituar të sëmurët.-Hë doktor,ç'far
kanë?!-Mos u mërzit ,-tha doktori.Miku e ka nga rakia,kurse gomari nga
![]() |
...Ndalo se këtu kam shtëpinë!.... |
FATURINUA DHE PASAGJERI
Autobusi
i linjës po udhëtonte nga qëndra e qytetit"x" për në lagjen"y".Qe
mbushur plot me pasagjerë.Rruga ishte me gropa,dhe autobusi lëkundej sa majtas-djadhtas.Edhe
njerëzit, përplaseshin si kunguj brenda në autobus.-More,ç'bëhet kështu,thoshin
me zë të ulët pasagjerët.
Bënë-ç'bënë
e më s'fundi heshtën.Autobusi mori rrugën e lagjes"y".Në këtë kohë,faturinua
po mblidhte lekët e shpërndante biletat.Me zërin e
Merrni
biletën!Pasagjerët zgjatnin dorën,por nuk flisnin.Kur faturinua arriti në fund
të autobuzit; pasagjeri që ishte ulur në karrigen e fundit i thotë faturinos: -More
zotri,mos bërtit kot!A nuk e shikon se askush s'të përgjigjet?!Me sa duket,në autobus
më shpesh udhëtojnë fshatarë e jo
qytetarë....!
![]() |
-O bobo, më iku vjerra!.... |
NUSJA DHE VJEHRRA
Si dasmën e djalit të Zelikos,se ka bërë njeri
deri më sot!E pse të mos e bënte moj xhane?!Atë djalë ka,e ta bënte të madhe sa
ç'ke me të.-Epo,djalë flori ka rritur!Aman, edhe nusen si thëllëzë
Doktori
ja hoqi fillin.Në dhomë, ku qëndronte e
shtrirë në shtrat e sëmura;ishin grumbulluar mjaft dashamirës.Nikoleta, kështu
e kishte emrin nusja e shtëpisë,u afrua tek doktori që po i maste tensionin
vjehrrës.Pastaj e pyeti: - Hë,doktor,si është shëndeti i vjehrrës?!E,ç'far të them...
Keq!-Siiii....!Keq!?Dhe bërtiti fort.Të pranishmit shtangën.Nusja filloi të qajë.Mos qaj,i thanë të pranishmit nuses.-Eh,tha nusja.Unë nuk qaj plakën,por pensionin....!