Kulturë
Kozeta Zylo: Të mëshiron, natyrisht...
E marte, 07.08.2012, 06:33 PM
 Kozeta Zylo
Kozeta Zylo
Të mëshiron, natyrisht...
Nuk dua sytë që të më lodhen,
Ose më mirë mos dërgo fare,
Se jo çdo gjë që shkruan lexohet,
Me dorën tënde “vdekjen” shpalle...
E di që duhesh për ca të “shtëna”,
Nëpër mediume që gërrhasin,
Të mbushësh fletat me lavdërime,
Sa t’i quash këngë dhe kur pëllasin…
Dhe ku për dreq sot të lexova,
Dhe pse Paqe kishja me qiellin,
Ishte e thënë të të takoja,
Në rrokopujën e Internetit...
Nuk ka më keq se servilizmi,
Kur të vërtetës i bën bisht,
Paçka se Hëna qesh me të madhe,
Të mëshiron, natyrisht...
6 Gusht, 2012
Manhattan, New York
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Arben Llalla: Intervistë e Zogut për shtypin grek, 1931
						Marius Chelaru: Kur e kërkon mbarimin e botës
						Ireshtansi: A ka zot?!
						Ben Andoni: Vëllai i Skënderbeut, varri në Athos
						Skënder Hasko: Zemra dhe shpirti i trazuar
						Fatmire Duraku: Ulqini i `59-tës
						Rrihet në Londër Pilo Zyba :)
						Shkrimtari Ndue Ukaj përkthehet në suedisht
						Rudi Berisha: Malli për ty
						Cikël poetik nga Drita Lushi
						Demir Krasniqi: Martesat për në deti
						Arif Kutleshi:  Alice Mead, Kryqi i Ademit
						Visar Zhiti: Poeti Ali Podrimja në pavdekësi
						Elida Buçpapaj: Mosntrat e tranzicionit ballkanas
						Fatmire Duraku: Kam mall për erën tënde Kosovë
						Elvi Sidheri: Dikush të ndalojë shitblerjen e vajzave shqiptare në tregun sllav!
						Xheladin Mjeku: Ali Podrimja
						Kujtim Mateli: Mystehak Kapo - ''Zemra qan''
						Daniel Gazulli: Franklin Delano Roosevelt
						Fatmire Duraku: Zë poetik i veçantë
					
				








