Kulturë
Sejdi Berisha: Shpjegim
E premte, 20.07.2012, 06:09 PM
P o e z i
Sejdi BERISHA:
SHPJEGIM
Një lule me aromë atdheu
Një gjeth molle të vendlindjes
Një fresk mëngjesi
Me madhështinë atërore
Një buzëqeshje nga fytyra e nënës
Një fjalë e ngrohtë që nuk përcëllon
Edhe një përqafim
Si fëmijën kur e shtrëngon
JANË LIRIA IME
Asgjë tjetër nuk kërkoj
Për ta shëruar dhembjen
Etjen e etjes për ta shuar
Mallin e nënës për ta prekur
Nëse jo
Atëherë këto janë si teh shpate
Që ngapak ma harxhojnë shtatin
Degët e rrapit i thajnë
Aty ku është fshehur historia
Aty ku është strukur kënga
Që edhe sot përvëlon
Në mos asgjë tjetër
Atëherë
Një lule me aromë atdheu
Ndoshta e meritoj
Ky është shpjegimi im
Komentoni
Artikuj te tjere
Ryzhdi Baloku: Fati i ushtarëve shqiptarë në prag të kapitullimit të mbretërisë jugosllave
Kujtim Mateli: Në qytezën poetike të Lumo Kolleshit
Hilmi Saraçi: Vepër me vlerë të veçantë letrare dhe shkencore
Baki Ymeri: Fehmi Kelmendi - Çështja shqiptare
Intervistë me shkrimtaren Luljeta Lleshanaku
Marius Chelaru: Mexhid Mehmeti në gjuhën rumune
Xhevat Muqaku: Syri mërgimtar
Jusuf Zenunaj: Ka kohë për integrime
Demir Krasniqi: Këngë dasmash nga Malësia e Gollakut
Flet shkrimtari Dritëro Agolli
Ullmar Qvick: Ditari i dhimbjeve
Agim Gashi: Andrra e ditlindjes teme
Përparim Hysi: Fshatrat Patjomkin ?!
Luan Kalana: Do këndoj për Shqipërinë
Klajd Kapinova: Esenca e historisë shqiptare në këndvështrimin e një shqiptaro-amerikani
Fiona Kopali: Intervistë me Prof. Dr. Shaban Sinanin
Shpëtim Kastrati: Pallati me dosje
Flora Durmishi: Intervistë me Rona Nishliun
Thani Naqo: Opsionet dhe hipotezat
Cikël poetik nga Neki Lulaj