E marte, 03.12.2024, 01:55 AM (GMT)

Kulturë

Hilmi Saraçi: Vepër me vlerë të veçantë letrare dhe shkencore

E enjte, 19.07.2012, 06:54 PM


Recension

Vepër me vlerë të veçantë letrare dhe shkencore

Dr.Zenun Gjocaj “Krahët e shqipës”, botoi  Radio Kosova e lirë-2012, Prishtinë

Nga Hilmi Saraçi

Tani sikur jemi mësuar të kemi në dorë dhe  me ëndje të lexojmë   veprat e Dr. Zenun Gjocajt, një autor i njohur në fushën e gjuhësisë  dhe në fushën e letërsisë. Ai shkroi disa vepra  me vlerë të veçantë shkencore dhe letrare. Në këtë fushë vlen të përmendet vepra “Struktura leksiko-semantike e stilistike e frazeologjisë shqipe” , një margaritar i çmueshëm shkencor për gjuhësinë shqiptare dhe më gjerë..

Kohë më parë doli nga shtypi vepra epike-historike në vargje, “Krahët e shqipës”, një vepër me rëndësi të veçantë për letërsinë tonë artistike (popullore) në vargje. Vepra për subjekt ka  luftën çlirimtare të UÇK-së kundër terrorizmit policor, ushtarak e paramilitar serb gjatë viteve 1998-1999,  për çlirimin e vendit nga  okupatori shekullor. Vepra është  pjesë e trillogjisë letrare epiko historike e periudhës kombëtare që nga kthimi i Skenderbeut në Krujë më 1444, “Rilindjen e orës arbërore” (vëllimi I, 2010), “Kosova e kuqe “ ( Vëllimi II, 2011) dhe “Krahët e shqipës “(Vëllimi III, 2012) e deri me çlirimin e Kosovës në qershor të vitit 1999, ku Kosova, si njësi shtetrore e pavarur e Arbërisë, tashmë e meriton një epope kombëtare, si shumë popuj të tjerë  të lirë.. Për këtë qellim, përderisa nuk botohet ndonjë vepër tjetër më cilësore, do të shërbente pjesa e fundit e kësaj trillogjije “Krahët e shqipës”.Autori me këtë vepër që kompleton trilogjinë e tij na e sjellë të kompletuar një epope kombëtare të kohës sonë, që mund të themi lirisht se është vazhdimi i Gjergj Fishtës, përkatësisht “Lahutës së Malcis”.

Kushtrimi për liri dhe pavarësi kombëtare

Vepra “Krahet e shqipës” është mjaft volimunoze (401 faqe) ,fillon me pjesën mjaft të theksuar, me kushtrimin për liri dhe pavarësi kombëtare, me ngjarjet e luftërave që zhvillohen në Ballkan që nga sllovenia , Kroacia , Basna-Hercegovina deri në Kosovë. Serbia gjatë kësaj lufte kishte për qellim të pushtojë , të nënshtrojë, mandje të vrasë, të masakrojë dhe të shfarosë kudo në këto hapsira , sidomos vëmendje ugorzeze kishte në Kosovë  ndaj popullit shqiptarë . Për këto vepra kriminale dhe çfaruese të Serbisë , në krye me kriminelin Millosheviq Gjocaj,  në këtë rast është mjaft i kapluar dhe i tronditur shpirtërisht me të gjitha këto ngjarje pushtuese, kriminale dhe shfarorëse të armikut, prandaj shihet  se kësaj pune i ka hyrë me përkushtim dhe me ndjenjë të lartë patriotike. Kjo shihet që nga fillimi deri në mbarim të veprës. Gjocaj nuk trembet as nuk luhatet në përshkrimin besnik të këtyre ngjarjeve makabre, por me pendën e këngëtarit (poetit) të talentuar gërshëton me krenari vargjet për luftëtarët , heronjët dhe dëshmorët që dhanë jetën për liri dhe pavarësi kombëtare. Për këto ngjarje tronditëse të pushtuesit dhe rezistencën e popullit tonë kundër armikut shekullor , autori do të tregojë se është njohës  i historisë sonë të lavdishme kombëtare dhe mjeshtër i talentuar i vargenimit në letërsinë artistike (popullore) shqipe. Prandaj  kushtrimi për rezistencë   kundër armikut është një faqe e ndritëshme dalluese në këtë vepër: “Lëshon kushtrimin Adem jashari / S’e ndal fusha, lumi, mali…” Në çdo fshat e qytet fillon organizimi dhe mobilizimi për bashkimin  dhe për resistencën kombëtare kundër armikut- sqaron autori.

Drenica e kuqe në krye me Adem Jasharin

Gjatë  hartimit të veprës dallohet vijëzimi i 30 betejave më të rëndësishme  të luftës së UÇK-së kundër forcave serbe. Vepra është e ndarë në disa kapituj. Dallon nga të tjerat “Drenica  e kuqe” në krye me Adem Jasharin, lufta, heroizmi dhe martirizimi i familjes Jashari për liri dhe pavarësi. Kjo epope e çlirimit kombëtar në krye me Adem Jasharin kundër armikut është njëra ndër vijat dalluese të frymëzimit të autorit në këtë vepër. Gjocaj është njohës i mirë i rrethanave të luftës kundër pushtuesit si pjesëmarës aktiv për çlirimin e Kosovës. Ai ka një përvojë të pasur, por  të hidhtë nga pushtuesi serb më herët, nga të cilët (pushtuesi serb) u keqtrajtua dhe u denuar  disa herë për veprimtari atdhetare me shumë vitë heqje lirie, prandaj atë që e përjetoi populli dhe ai vetë si pjesë e këtij populli e përjetësoi në vargje gjithë luftën e UÇK-së dhe dëshmorët që ranë për lirinë e këtij vendi. Kështu përjetësohen ngjarjet e përgjakshme heroike që u zhvilluan në këtë luftë për lirinë që e sollën bijtë më të mirë të këtij vendi që jetoi në robëri shekullore. Prandaj duke shkruar për luftën në këtë kapitull, autori radhit me krenari , për veç Adem Jasharit edhe  shumë luftëtarë  të tjerë  që nuk kursyen jetën për çlirimin e Kosovës:” Lum kush nisi luftën në Rezallë / Ilaz Kodra trim i rrallë…” Luftëtarë trima nga gjiri i popullit kishte mjaft. Ata kudo ishin në mbrojtje të popullit dhe nuk u tremben kurrë për sendërtimin e idealit kombëtar.

Sistemimi dhe radhitja e lëndës me kujdes dhe pedantëri

Autori këto luftëra i sistemon dhe i renditë me kujdes  edhe në kapituj të tjerë, duke përfshirë organizimin dhe solidarizimin anëmban vendit (Kosovës). Në kapitullin e dytë “Flaka e Dukagjinit” autori pas Betejës së Prekazit ndalet në krizmat e Gllogjanit, luftën heroike në lagjën Haradinaj, sidomos do të këndojë për vëllëzërit Ramush, Daut , Shkelzen Haradinaj , të cilët me shumë bashkëluftëtarë të tjerë me trimëri dhe heroizëm u përballën me armikun : ”Krisi pushka pas një muri / Radojqiqin e shpoi plumbi”…Autori duke vijëzuar betejat do të përqëndrohet të kapitulli “Ora e Pashtrikut”,  duke përfshirë ngjarjet dhe luftërat të Maja e Shkodranit, të Lkenet e Hasit, në Gjeç, Plagët e Therandës, Pararoja, Atlantiku… Në të gjitha këto hapsira zhvillohet një luftë e ashpër me armikun. Autori është mjeshtër i standardit të lartë të vargënimit dhe të këndimit si dhe njohës me përvoja shkencore të  periudhave historike në hapsirën mbarëshqiptare. Gjatë hartimit të veprës shihet se është shërbye edhe me literaturë të veçantë historike. Prandaj vepra është një histori e gjallë e lëvizjes tonë për liri dhe pavarësi kombëtare. Autori gjatë paraqitjes së ngjarjeve është mjaft i kujdesshëm dhe objektiv. Për heronjët dhe dëshmorët e kombit sikur nuk mund të ndahet, është i mishëruar dhe i preokupuar me shpirt e zemër, për të gjithë ka një dhëmbje të madhe ,por edhe krenari për luftën heroike që zhvilluan kundër armikut Kjo dhembje dhe trazim shpirtëror sikur nuk e len të qetë.Janë këto vargje epiko historike që do t’i  zbusin këto dhëmbje gjat hartimit të veprës. Kjo ndjenjë dhe preokupim shihet edhe në kapitujt e tjerë. .Shquhet sidomos  kapitulli “Prej Bajgore në Kaçanik” ku autori ndalet në disa beteja heroike në Grykën e Kaçanikut , të Puset e Nikës , të Tre lisat, Reçaku, Flaka e Llapit, Shqiponjat e Shalës (në Bajgorë). Gjocaj di kur duhet dhënë theksin dallues të ngjarjeve të luftës në këtë hapsirë, prandaj kur këndon për Vatrën  e Artakollit me një ndjenjë të krenarisë paraçet luftën në Artakoll, sidomos për kalanë e pamposhtur –Qyqavicën ku u zhvilluan beteja  të shquara kundër armikut. Do të këndojë, sidomos për aksionin e parë në këtë hapsirë kundër armikut , në Hamidi, një fshat në lindje të Qyqavicës. Hamidia mbetet ndër vatrat e lavdishme të luftëtarëve tanë kundër pushtuesit serb. Në këtë aksion  (11 qershor 1998) u vranë 4 policë dhe shumë të tjerë u plagosën.: …”Ua pren rrugën në Hamidi /Vranë në tankë katër cuba të zi / Tankë e cuba i mbuloi gjaku / nga Ibrahimi  e “Duraku” (Jashar jashari)…Në këtë aksion shquhen edhe  Sami Saraçi dhe Mrika Berisha. Dr.Gjocaj duke kënduar për luftën në Artakoll vëmendje të veçantë do t’i kushtojë luftës dhe rezistencës në Ashlan dhe në Pantinë, ku gjithashtu zhvillohen luftëra heroike kundër armikut, në krye me Bekim Shytin dhe Brahim Gjakën. Por mali Majdan në Shalë të Bajgorës ishte vend luftimi fyta fyt me armikun. Autori këtë luftë heroike të luftëtarëve tanë do ta lartësojë me vargje krenarie : Buçet urdhëri i komandantit / Kallet flakë kodra e Majdanit”…Në kapitullin e pestë “Mëmë e bijë u bashkuan”  , autori përshkruan luftën e lavdishme në Kosharë dhe prishjen e kufirit ku mëmë e bijë u bashkuan: “Lumja ti moj Koshare / Prite , prite ushtrinë çlirimtare”…Në kapitujt e tjerë si Beteja verbale, Gjykimi ,Ndëshkimi , Dëbimi, Pranvera …Dr. Gjocaj  në këta kapituj përshkruan luftën verbale nga Bashkësia Ndërkombëtare, gjykimin dhe ndëshkimin ndaj okupatorrit si dhe për lirinë e fituar me gjak dhe sakrifica të mëdha. Kjo u sendërsua edhe  me ndihmen e aleatve tanë në krye me Amerikën…”Komandantit Wesli Klarku / Për Kosovë i mbet bajraku… Libri “Krahët e shqipes” është vepër mjaft tërheqëse dhe e kapshme për lexuesin, i cili nuk mund t’i ndahet pa e lexuar në tërësi. Në këtë vepër gjejmë të skalitur emrat e dëshmorëve (heronjëve) dhe luftëtarëve trima, të cilët me heroizmin e tyre të pashoq ia sollën lirinë vendit….



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora