E shtune, 27.04.2024, 06:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Andrra e ditlindjes teme

E merkure, 18.07.2012, 07:05 PM


Gegnisht

AGIM GASHI

ANDRRA E DITLINDJES TEME

A asht e mundun
Qe n'ket' dite kaq t'qete
Per mue me kene e zymt'!?
Dersa n'zemren teme
Çmendet furtuna e jetes
Ia çkaperderdh plagt e zemres sime
E çkaperderdh' qiellin
E shpirtin sma len rehat

Kam lindun me 27.07....
Me shejen e Luanit
Dite e Premte
N'stinen e bukur t'veres
Njerzia korrshin
Ndertojshin jete
E per mue; askush
Dert nuk kishte
Edhe pse isha fmiu i pare
Nana m'pat thane
Ma shume ishe i uritun se sa ngi
N'Ballkanin e shqetsuem...
Hej bote e shkrete
Si sillesh e perdridhesh
Rreth unit tem
Ç'koinçidence
Edhe sot i uritun
Per buke
I etun per uje
I etun per nji fjale...
Per dashuni nane'
Per dashuni atdheu'
Per dashuni gruaje
Per dashuni familjare
O ZOT
Pse asgja nuk kam

Kulla e Gâshve
Nuk ishte rastsî
Ajo asht ma shume se kujtese
Mbamendja ime
Me faqe plot biografi
Qe tash as rrenoje si gjen
Gjyshi i vdekun
Babai shkoi mbas tij
Nelin ma vrane
E une sa se kam prekun qiellin...
Po mbaron edhe stina jeme
Ma e amla stine...

Isha fmije atehere
Boten shihja me njiqind ngjyra
Mbi kullat tona
Oxhaqet nxirrnin tym çdo dite
Me nji vere
Mbi majen e oxhakut
Ishte lshuae nji ljejlek
Qe kurr sdo ta harronte çerdhen e vet
Thojshin se ishte fati
Por ja qe humbi kulla
Humba dhe une
Ne perjetsine teme

II
Edhe pak ka mbete
Ditlindja ime po afron
As Zoti ma spo m'ndigjon
E Une spo mundem
me e drejtue fatin tem
Tuj e përcjelle leljekun ne fluturim
Ate zog shtegtar
I paskan râ puplat
Mezi kraht i shpalose
Jeta ne mbarim...

III
O njerz
O miqte e mi
O gjaku e fisi jem
Ju lus e ju perkulem
Deri n'toke...
Kamt ua puthe
Per ditlindjen teme
M'dhuroni vuajtjet tueja
M'dhuroni hallet
Urine
Brengen
Mallin
Vetmine
Borxhet...
Kto do t'ishin...
Dhuratat ma t'shtrejta
Ne pesdhjetetet' vjetorin
E shekujve t'mi
Per vedi ndalni lumtunine
Gzimin
Dashunine
Qeshjen...
E nse nuk keni ku ta ndizni zjarrin
Ju lutem
Ferkojeni per zemren teme
Ka zjarm per tân' token e Arbnit
Kjoshi t'lumtun pergjithnji


Gjithmone me andrrat jetova
Andrrova fjete e zgjuet
Andrrova edhe Morene
Edhe une isha si arbresht
E me ta nuk me lidhte jo vetem kanga
Nuk me lidhte vetem gjuha
Por me lidhte edhe dhembja
Andrrova edhe per dashuni
Per Kosove
Per Shqipni
Për liri
Per vorret e t'parve
Per histori e lavdi
Po kursehem prej fjalve t'medhâ
Se ato jane zbratî
Ndjellin fatkeqsi
Distancohem edhe prej vedit
E ma mire te m'ruejn Zoti
Se sa robi
Hej o njerez
Zoti e din
Kur duhet me ik

IV
Po jetoj me vrasesin ne gji...
Qe m'ka hi n'trupin tem
Pa askend prane
Rrenqethem
Ndez me rrembim aparatin televiziv
Ia lshoj zanin e nalt
Me mu mbush dhoma me zhurme
Perjetoj t'harruemen
E pamundun
Nuk jam ne anderr
Preku rreth vedit...
Pastaj shtrydhi nji puçerr ne trup
Peshperis me za t'ulet qe i ngjane nji vullkani...
A do ta shporr vrasesin tem
Qe me te ha kafshatat e bukes se mykun
E kajhere baj qejf
Gjithnji me vrasesin tem
Ai mi ka numrue lugt
Mi numron pertypjet e nofullave
Deri kur do t'pertypem
Sa do te kem per me u pertypun
A msova diç' nga pertypja
Sme len rehat jo

Dikur zgataraqesha si dojsha
Se isha n'shtepin' teme
E kur t'jesh ne shtepin' tande
Ban ça t'duesh
Sillu si ta doj zogu i qejfit
Kurse tash qe kam vrasesin ktu
Ne dhe e shtpi t'huej
Pres vdekjen e dikujt
Per ta shtye jeten pak
O Zot sa trishtim kam
Pesdhjetetete shekuj po i mbush'
Po i humbi shpresat tansisht
Prej vrasesit tim kam frige
Ai po e don lkuren teme krejt lire...
Buzqeshjen
Duhet ta pranoj
Anderr nuk jam
Vrasesit tem
Vend n'sofer po i baj
Mos qofshi n'lkuren teme

Do t'pi uje prej kronit t'harruem
E n'synin e tij do t'kerkoj
Engjellin tand
Vetem tash jam bind'
Se as koteci i huej
Smund t'bahet shtepia jote
E si mund të bahet pra
Nji pjese trupi i huej
Shpetimtari yt
Haj kafshe e zezë
Si po te nxirrka jasht
Edhe shtepia jote
Dashunine ma ka ngulfate
Ne kronin e harruem
Vrasesi i jem

Nuk paska gja ma vshtire
Nuk paska ma tmerr
Se kur pret
Qe dora e huej
Gjalle me t'mbajt
E ju mos i harroni
Dhuratat qe ju kam kerkue
Kur te iku
Me vedi do ti marr
Urrejtjet e botes mbare
Mos t'la te kqija ne ket bote
E juve dashnia e paqa kjofte
Per jete e mot.

17.07.2012
Düren A.G.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora