E shtune, 27.04.2024, 08:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Do këndoj për Shqipërinë

E merkure, 18.07.2012, 06:27 PM


Luan Kalana

DO  KENDOJ  PER  SHQIPERINE                     
 
"Dhe ky plis ngaherë ish i fortë,
shkoi ne Evropë ,brodhi ne Azi,
por kudo nga flokët ,gjer në thonjtë,
mbeti Devolli..."
Dritero Agolli

 
Do të këndoj o vëllezër më dogji malli ,do të këndoj për Devollin po të ma mbani,
do këndoj me iso për vatanin, me kuç e me mace të zieni,,amanet ju të mos qani,
s'duroj dot ,zemra pikon lot, do t'ja thërres si  i mari, sa të lozë fusha , të tundet mali,
per burrat e zamanit bujq e pashoq,vajzat,gratë me lelekë kornin fushën,e shtrinin pollok,
do këndoj fjalë zemre,per nipërit e mbesat,që se harrojnë shqipen,do këndoj,s'duroj dot.
         
Të mblidhemi tufa si zogjtë me shokët per shtatë palë qejfe,në festen e shtatëgushtit
të qeshim të pimë, t'ia  bëjmë bromb majë stolave, me këngë e pagure me bira e raki ,
të kthehemi si shtegëtare pranë vatrave,të pi ujë me pëllëmbë nga burimi i Zallit,
të më vijë era zhubricë*,të ngrejmë në akajset saullin e  pëlhurit,të lidhim besën  e burrit ...
te shoh traktorët ,kombanjat  tanket si në betejë përmbysin plisat e korin  parcelat me grurin ..

Të më mbijë ne sytë lugina gjelbëroshe me Devollin lumë shtruar si qilim,
malet krahëshkruar mbulojnë fushën që bën karamele, si kube e ndriçuar,
Gramozin tërë vitin me qeleshen bardhë, si piramidë egjiptiane, Feniks ,
qytezat e tua, gjerdan ruazash ne gushë, t'rrethojnë si prush i pashuar.,
natën nën perden e  yjeve me hënën që gjedis mbi luginë si disk fluturues ..
 
Të ngjallen njeherë dëshmoret pa le të jetë ç'të jetë,t ëbesojme për heroizmat e tyre,
të plagosurit e pamposhtur të spitalit partizan,ta shoh heroin  matrazovin e Poloskes*,
trimat* devollinj qe kapërxyen telat,që lanë kockat e lëkurët në kampet e burgjet,
si vëllezer në një sofër,refugjatët që humbën pa nam e nishan rrugëve të botës,
të bëj një  mal  të ri t'i mbuloj me lule ,ata qe dhane gjakun për liri , për demokraci...
 
Të takoj,Dritin* thinjosh, Homeri i gjallë qe jep kombit, dheut famë e dritë e shkëlqim,
bilbil Skënderi*nga Lëndina e lotëve,serenatat e dashnorëve me kitarën eThanit*
artistin  e fjalës, adash Xhulin* babanarin,me oborret lule jargavani të Bajraktarit,
trevë e pamposhtur Ilire,Eorde*,kur qendis Demolli* folklorin,amanetin e trashëgimtarit,
te jetë altar Devolli obelisk,bum ne ekonomi,turizem,portale e stolisur hyjneshe në Shqipëri.
 
Të mbaj mbi kokë si sini fushën,hambarin e bereqetit,me gjeneratat si filiza, lulet anguliçe
t'ju jap falas bukë si shkollat,djep i dijes,që rezatojnë paqe për shekujt  kulturë e qytetëri,
vajzat kapelekashtat qe perdredhin shatën e dardharen,burrat kosen,e vallen devolliçe,
të ngopem me lakror,te nxjerr mallin me arme me domate turshi,të fryhem të behem pizgë, 
Devoll,simbol për  kombin  ,qëndron kryelartë Monument si një Panteon,bën emër në histori..
 
Të hap gjoksin t'i fut ne gji,pëllumbat e paqes,nxënesit e mij ... dhe Leonardin*
të shkojmë ne eskursione tek Guri Cjapit ,nga Gjoli, ne Shpella Ilire e Trenit,
të dëfrejmë me Nishanin e fshati,të rrrukullisen kodres çiliminjtë tek Imirin në Inonisht
të shkojmë  piknike familjare,ne Dardhën turistike, ne Doberdorë*,nga Sellcat ne Bilisht,
të dëgjoj si atoparlant zërat e korit të fshatit,fëmijët shkollarë,qyqen,gjelat,qentë,e shqerkat..

Të shpalosim si dikur  spartakiadat mbrëmjeve nga fusha e blertë e sportit,
të shohim shtatëdhjetë vjeçarin ,Trifonin ,veteranin, xhonglerin e futbollit,
të lozim futboll këmbë zbathur,mëhalla lart me atë poshtë,të vjeterit me të rinjtë,
të bëjmë lojna popullore dhe vajzat,vrapim me thes,tërheqje litari,të fitojë më i forti,
të shoh në beben e syrit devolleshat duar arta,te hedhim vallen fshaçe në dasma...
 
T'i fut në zemër,nënat kërcure shami zeza,me shtëpitë germadha e vilat e reja,
të eci mbi bar,te lëvrihem ne jonxhe,te mbledh ne grunjat grashina e bufkalulekuqe,
te takoj ne ugaret arrinjte e fushes,të mbush qeren me kashtë dëngë mbi  reznishtat,
te vete nga varet,te ndez qiri,të takoj brezat,te puth baballarët mjeshtra bujq në guret,
te fshihemi prapa nje vari,mos më shoh njeri ,të qaj me zë ,të nxjer lot si fëmij,mall e dufe,..

Të shtrohem këmbëkryq ,të pimë nga një gotë me dhallë,të shkembejme bejte e dolli,
me kineastët* me famë,aktoret Belushin*,Elidën*,me solistet Laskën* ,Endrin* , e Anën*
Avniun*,Haki-Fejziun*,Vaskën*,Sefkën*e Mexhitin*të kumbojë kabaja"Kurbetli na dogji malli"
t'i mbledhemi si në dasëm e me krushqit,të kujtojmë ata që ranë rrugës për kafshatë e liri,
të ndez dashurinë ,të shëroj plagët,të ngjall të sëmurët nga vari,t'i ngre në këmbë pa anë.
 
Devolli zemër luani,s'i s'u lodhe,robëtohesh nëper botë, ngre male  kështjella me gur.
amani më bëni dermani,larg oqeane më kanë pushtuar,dua të jem per besë në Vlorë....
në mos ardhça, në vend të burrit,po dërgoj këto vargje fjalë zemre,amanet si një flamur,
të shoh shqiptarët bashkë,si dikur Ismail Qemalin  sheshit , me flamujt kuq e zi në dorë,
s'jemi rrobë,u ngopëm me pazare, Atdhe i lashtë,Devoll e Kosovë një Komb,në Europë....

Je apo s'je Devolli im,me shëmbëllen,shoh ëndër malli me sy hapur si  i dehuri,
s'e harrohet dogana,Kapeshtica,plagë, tragjedi e shpresë per refugjatin ogur,
je ti Bilishti,jam në mjegull,apo je Zvicër,si nuse me tel që pret në ankth dhëndri,
të kap qiellin majë Ivanit*,të fluturoj me retë mbi Vishocicë* në horizont deri Kostur*,
me diellin te kthehem mbi Dembravë,të perëndoj mbi Cardhak,në Moravë të prehem.
 
Luan Kalana
ish mësues i Gjuhës shqipe,
në Devoll,Shqipëri
New York, USA

 
P.s.
        Nderim ,respekt dhe krenari për të rënët dhe të gjallët...!
-Shtatë gushti* festë historike,tashmë tradicionale e popullore ne Devoll,
-***deshmori mitralier Refat Skermo nga Poloska qe ju hodh me trup bunkerit gjerman,
ne malin e Thatë,..dëshmori Nevruz Gjoza nga Poloska,që luftoi heroikisht ,
në spitalin partizan ,në Bradvicë, Moravë
-"te aratisurit", desidentet ,që u burgosën  e u larguan,për liri e demikraci..
***Dritero Agolli nga Menkulasi,Skender Rusi poeti korcar  nga Vishocica,
Petraq Zoto,Thani Naqo nga Ziçisht,Luan Xhuli nga Babani,
Merita Bajraktari nga Cangonji,Skender Demolli nga Ponçara,
Ligor Prifti  nga Bradvica  e Devollit ne New York,poet shkrimtar enciklopedist,,
Kosta Nake publiçist i talentuar i gazetave Bilishti,Eorde..
***Xhim  Belushi aktor  shqiptar i holliwoodit nga Qyteza e Devollit,
-kineastët  pionierë dardharë, Endrii  e Xhanfize Keko,
Teodor Laco shkrimtar e skenarist,
hoçishtarët Tërpinët,Konomët prograrë e të tjere..
-Elida Topciu Janushi aktore nga Vishocica,....
-Leonard Barolli nga Tresteniku,shkencetari ne Japoni,
-Trifon Bejleri nga Vishocica ne Amerike ,futbollist veteran,
që luan futboll në moshën shtatëdhjete vjeçare ,
 i federuar ne ekipin e të rrituve  ALBANIA,..
-Imiri Alevica,shërbyes popullor fetar nga Kuçi i Devollit,
....poetët Skender Kodra nga Arrza dhe Fuat Memeli nga Sinica
ne Boston ,Fation Pajo nga Suli ne Cikago,Hysen Cifligu nga Piluri
ne Florida,,e te tjere...
**këngetarë popullorë Hamdie Laska nga Mirasi,Ana Goce nga Vishocica,
Endri Fifo nga Poloska,Avni Hoxha instrumentist nga Kurila,muzikantet e verbër,
Haki -Fejziu nga Bracanji,Vaska i Hocishtit,klarinetistet Sefka i Cipanit,
Mexhiti i Bitinckes,..
-piktorët e rinj Dhimiter Dritero Danglli,Lefter Babi ne Bilisht,..
-Inxh.Embëriet Metolli ,menaxher i Devolli.net..
.......-Lëndina e lotëve,-vend simbol e legjende ne Qytetin e Korces,,,,
-zhubircë-bime e perhapur mjekesore ne devoll, me erë të këndshme
-Gjoli- Liqeni i Prespes se vogel në Devoll,.
-Mali Ivan,mesi i vargmaleve te Malit të Thatë,mbi grykën e Cangonjit,..
-Doberdorë-vend i shenjte ne Arrze,
-Inonishti-vend i shenjtë dhe piktoresk ne Devoll,
-Dembrava-pllajë,rafshnalte kodrinore mbi fushen e Devollit,
-Vishocica,vendlindja e vjershetorit,
-Kosturi-Kastoria,-qyetet i trojeve shqiptare,anksuar shteti Grek ,
pas  copetimit te Shqiperise 1913-1920
-Cardhak-majë mali te vargmalve te Moraves qe sheh  nga te dy anet ,
Devollin dhe qytetin e Korces ne lindje,
me burimin e famshem piktoresk e shume te kënduar,..
....-këngë iso,me te zierë,me shume zëra polofonike,
-leleke,-vegël bujqesore,tipike ne devoll,
 hekuri si draperi me hark te madh,me bisht te gjate,
-pollok,-gruri i korur,i lene shtrire mbi stërnishte,
-burimi i Zallit,Zvori,ne ormanin e Vishocices,
-Morava,-vargmali ne perndim te fushes te Devollit qe e ndan me Korçën
-Eorde-emër i lashtë i Devollit...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora