Kulturë
Cikël poetik nga Neki Lulaj
E marte, 17.07.2012, 07:07 PM

NJË MOT
Plaga si zgjebë rënkoi
Dikurë
Atdheu i ftoi bijtë me emër
Dielli ua ngrohi zemrat
Kushtrimi bëri jehonë
Tokë e shkëmb dhe ndihmë
Po kërkojnë
Bijtë e shqipes
Ejani sa nuk është vonë!
Vërshuan zogjët si lum pranvere
Kur shkrinë bora mbi Shkëlzen
Tokës mëmë ti bejnë një nderë
Që i huaji mos të na rrëmben.
Shkëndija të ndezura në zemër
Si shkronjat mbi Abetare
Udhët e lavdisë
Si Dhaskal Todi
I lanë me gjak
Të betuar para flamurit
Me Himnin e Asdrenit
E me besën e Skënderbeut
Armiqët i ndoqën
Dhe u dhanë hak.
TI MIKE
Nëse ke këputur
Tëndafile të kuqe
Dije se është
Zemra ime
Edhe diellin ma vish
Me të kuqe
Se janë
Lule shprese
Lule jete.
Nata ty do të bëhët ditë
Se ditën takohen engjëjt
Buzë lumit
Jeta do të ketë
Tjetër ngjyrë
Atje do të grisen mëkatet
Dhe do t’i hedhim
Në ujërat e zeza
Zot mëshirona!
E shpirti që dhemb
Plaga shërohet
Me të përkëdhelura
Këtu e shalojmë fatin
E gëzimit tonë
Që shkon duke u shtuar
Si lulet e pranverës...
NËNË
Sa zogjë barti qielli
E toka
Të gjithë me gaz
U nisën
Që ta lajnë një
Borxh nga zemra
Që ta bëjnë një nderë
Nënave t’ua kthejnë
Gëzimin e ngrirë
Buzëqeshjen e ngrohtë
Me rrezet e diellit
Të pranverës sonë.
Hej
Po edhe ditët e vuajtjeve
Të j’ua rrokullisin
Në humnerë
E dasmë në konak
Faqet e jetës
T’i shndërrojnë në gëzim.
Ata që i barti
Qielli e toka
Emrat e tyre kurrë si ndryshkë
Koha
Ata flejnë në lëmushk qetë
E kujtimet
I freskojnë me lulet
E të gjitha stinëve
E gocat zemërndezura
Gjithmonë këndojnë
Këngët e kohës...
GJEZDISJE
Eca mbi rimën e vargut
Mbi zanoret e fjalës
Me dritën e kohës
U bëra xixë metaforave
Të vetmisë
Dhe rezistencë pleqërisë
Kush m’i vodhi ëndrrat
Kush ma mashtroi gjumin
Me lulet e huaja pa aromë
Unë nga ecja
Në shkumë sapuni
U ngujova
E nga brenda klitha
E zërin tim
Kush s’ma kuptoi
Kush s’e dëgjoi
Se si tingëllon
Jehona e verrishtes
Kur zëri i atdheut
I tund bjeshkët
E na i mbush zemrat
Me ngazëllim
SËRISH BASHKË
Sërish jemi bashkë
Si dikurë
Mbi këtë planet
Tokë me eshtra
Të patretur
Tokë me plagë
Të pashëruara
Lumenj me lotë
Mall i pa parë
Mallkuar qoftë
Kush na pat ndarë
Vijë e tmerrit
Roje e vdekjes
Vijë e ëndrrave
Kush mos ta shkelë
Kufirin tonë
Të larë me gjak
Se e pret vdekja
Dy sy të ndarë
Nën një qiell
Një gjuhë
Bota e hileve
Gjatë kohë pat fjetur
Gur kristali
I ndarë në grykë
Lisi i rrapit -
Degë e përgjysmuar
Kështjellat tona
Qëndresë e bekuar
E tani sërish bashkë
Në gjykatore
Ulen
Shekujt e mbrapshtë
BESNIKËRISHT
Ti je xeherore
E fjalës së harlisur
Që di ta nxjerrish
Nga thellësia
Kristalin e fshehur...
Ti je enigmë
Që din të ma shuash
Etjen e motit
Ti që ma përkdhel shpirtin
Me ninullat e kohës...
Ti
Që ke buzët e thara
Si në shtretër lumenjsh
Mbi tenin e fytyrës sate
Copa hartash
Nga epoka e artë
E Gjergj Kastriotit...
Ti
Që zbret nga qielli miqësisht
Engjëll që ke brengë në shpirt
Nëpër shekuj
Të kafshuan ujqërit e tërbuar
Ti që na bekove
Besnikërisht...
MUZA
Poeti puthë vargun
E rima tejkanjoze
Qirinjtë i ndezë
Tym cigareje vërrshon
Si brymë acari
Zanoret si trëndafila
Të kuq
Çelin mbi fletë
E mbi lisa
Zogjtë këngëtarë
I dridhin flatrat e dashurisë
E me sqepa
E miklojnë erën
E afshit të kalamendur
Në këtë verë...
MORI
Ti mos ma kthe fjalën
Pa ma puth dashurinë
Se syri për ty
Lotë po më pikon
Ktheje në kënetë
Thatësin e shtratit të lumit
Ylber ëndërrash
Po të kërkon...
Kujtoje Perëndinë
E dashurisë
Atje ku ajo e qetë
Pushon
Sdua t’i japi lavd
Katër rrotë qerreje
Të ngarkuar me jetë
Po eja moj eja
Dhe ktheje lumturinë
Në shtratin gazmor
Se zemra po të
Kërkon...
Komentoni
Artikuj te tjere
Elvin Luku: Intervistë me gjuhëtarin Ardian Vehbiu
Fatmir Minguli: Adem Zaplluzha = poet i revoltës
Demir Krasniqi: Këngë fejese nga Malësia e Gollakut
Bajame Hoxha-Çeliku: Pano Taçi
Pal Neçaj: Gurthemeli - Vendlindja
Hazir Mehmeti: Vjena, vendqëndrimi e veprimi i Hasan Prishtinës
Sejdi Berisha: Pesha e trajtimit të jetës dhe historisë
Fatmire Duraku: Pseudo vlera dhe pseudo autorë
Sabit Rrustemi: Merre ma shtruar
Qerim Pllana: Ali M. Prebreza: “101-vjet vetmi”
Atalanta Pasko: “Babai i quante fëmijë librat e tij”
Ibrahim Karadaku: 999 arsye për të qeshur (III)
Mark Vuji: Vetëvlerësimi mësimor (VI)
Nuhi Veselaj: Identiteti I gjinisë asnjanëse (VI)
Flet Bruna, modelja & këngëtarja e mirënjohur shqiptare
Maks Velo: Gruaja ime agjente e Sigurimit, dëshmoi kundër meje në gjyq
Zenun Gjocaj: Edhe një kopsht i lulëkuqeve të lirisë
Fiona Kopali & Klaudia Hasanllari: Letra-Testament e shkrimtarit Mitrush Kuteli
Elvi Sidheri: Turq të vërtetë dhe të kamufluar!
Perikli Jorgoni: Poezia dhe drama e Jorgo Bllacit