Kulturë
Ibrahim Karadaku: 999 arsye për të qeshur (III)
E diele, 15.07.2012, 10:41 AM
Ibrahim
Karadaku
999 arsye për të qeshur
41.
Fqinji i
ankohet fqinjit:
- Tmerr!
Një bletë e juaj më ka hëngër...
- Vetëm ma trego cila është – do ta lidhi!
42.
- A do të
luajmë sonte partinë e shahut?
- Jo, nuk
mundem. Më ka vdekur gruaja!
- Nejse de, merri figurat e zeza!
43.
- A bre,
Gjylfidane, a është e vërtetë ajo thënia se të mençurit lëshojnë rrugë? – e
pyet burri të shoqen.
-
Sigurisht!
- E, po, ky fatkeqi im po bëhet gjithnjë e më i mençur!
44.
I ankohet
gruaja mikeshës së vet:
- Burri
im po më tradhton. Ia gjet dje një letër.
- Kjo
është e tmerrshme!
- Më e tmerrshme është se ai i shëmtuar duhet të paguajë shtrenjtë!
45.
Bashkëshortët
e rinj në natën e parë bashkëshortore bisedojnë:
- Shpirti
im, - i thotë nusja, - më duhet të pranoj se kam pasur dashnor!
- Edhe unë, e dashur!
46.
- A di ti
se kush i ka shpikur dhëmbëzoret?
- Kush?
- Një
shqiptar!
- Këtë
nuk e kam ditur, por a di ti se kush e ka shpikur sharjen?
- Nuk kam
haber!
- I njëjti shqiptar kur, rastësisht, është ulur mes dhëmbëzoreve!
47.
- Sa vjeç
je? – e pyet gjykatësi të akuzuarin.
-
Shtatëdhjetë e shtatë,,,
- Mund të
them se po më duket pak e pazakonshme që, në
këtë moshë, të merreni me vjedhjen e veturave...
- Ju mirë e keni, por në moshën time të re nuk kishte vetura...
48.
- Ah, sa
të mençëm e paske këtë foshnje!
- Sigurisht, meqë bashkë me mua ka shkuar nëntë muaj në gjimnaz.
49.
Ecën një
plakë nëpër varre, herë në një kënd herë në tjetrin kënd, pastaj e sheh një të
ri:
- Më fal,
biro, a e din ku është parcela nr. 45?
- Auuu, plakushë, bjer diku ku të mundesh, e mos qit kërrname!
50.
Burri
kthehet në shtëpi shumë i nervozuar.
- Çdo gjë
e di. Më kanë treguar se po më mashtron me njëfarë rekorderi në atletizëm...
- Ih, ç‘flet? – e qetëson gruaja. – Mos e tepro. Nëse dikush vrapon njëqind metra për dhjetë sekonda dhe pesë të dhjetat e sekondës, është ai për ty ndonjë rekorder?
51.
- O,
tungjatjeta, si je? Më në fund je martuar?
- Jo!
- E çka
po pret?
- Autobusin.
52.
Takohen
dy miq. i pari pyet:
- Sa
është ora?
- Dhjetë
e dhjetë, - përgjigjet i dyti.
- E pse menjëherë nuk thua njëzet, por më detyron të bëj llogari?
53.
Bisedojnë
dy shtatëvjeçar:
- Mbrëmë
afër radiatorit kam gjetur një hap për kontracepsion.
- Njëmend, e ç‘është ai radiator?
54.
-
Kamerier, më sjell një rrëmojë për pastrimin e dhëmbëve!
- Pritni pak. Të gjitha janë të zëna.
55.
Dy
pensionist në lulishte zhvillojnë këtë dialog:
- E, or
Hasan, ç‘bën? E lexon “Rilindjen”?
- Jo.
Lexoj “Rilindjen”!
- Kurse unë mendoja se e lexon “Rilindjen”!
56.
Drejtuesi
i kamionit ndalet para policit dhe e pyet:
- A ka
në këtë rajon lopë të zeza?
- As të
zeza, as të bardha.
- E kuaj
të zi?
- Jo!
- E pra, me siguri e paskësha shkel popin!?
57.
Bisedojnë
dy miq:
- Të
gjithë po thonë se kjo këngëtarja e re është e mrekullueshme në shtrat dhe unë,
mbrëmë, thashë: hajt të bindem! Por, ç‘të them, gruaja ime dhjetë herë është më
e mirë!
- Plotësisht ke të drejtë! – pajtohet bashkëbiseduesi.
58.
- Për kë
anon? – e pyeti myshteriu berberin.
- Për
“Prishtinën”.
- E, a e
di se për kë anoj unë?
- Jo!
- Mirë. Pra ti mundesh të më rruash.
59.
- Kujt ia
çon ato lule?
- Zonjës
Sylbije.
- Sa mirë, ajo do të gëzohet shumë, sepse pikërisht sot e ka varrimin.
60.
Vajza e
bukur, e veshur me të kuqe, hyn në bar dhe i afrohet banakut.
- Sa herë
shoh ngjyrën e kuqe, - i vardiset një djalosh, - menjëherë sikur bëhem dem.
- A di ti
se, posa i shoh njëqind marka, përnjëherë bëhem lavire.