E shtune, 27.04.2024, 03:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Preqi: Rrezarta-M

E premte, 13.07.2012, 07:23 PM


Dedë Preqi

RREZARTA- M

-tregim-

Kaluan disa vite, duket se kaloi një kohë e gjatë, që Rrezarta-M, nuk gjindet në mesin e shokëve e shoqeve, sikur dikush e vjedhi nga mesi i tyre,pa asnjë gjurmë. Të gjithë shokët dhe shoqet e saja kur komunikojnë së bashku, asnjëherë nuk u shpëton nga goja pa e përmendur  Rrezartën-M, e cila ishte shoqe e dashur e simpatike, por tani  ajo  zhduket pa asnjë lamtumirë,pa asnjë përshëndetje, vetëm i lutemi  zotit që mos ti ketë ndodhur ndonjë e papritur, thojnë dashamirët e saj.

Është lehtë të thuash, shikoje punën tënde, apo nuk ke punë tjetër, vetëm të merresh me gjëra të tilla, sa për ta humbur kohën, thojnë të tjerët, të cilët nuk e njohin  Rrezartën M. Atëherë është e kotë të presësh, sepse nuk ia vlenë koha e humbur në pritje, dhe më mirë secili ta kryenë punën e vet, por ajo, disi ka zënë rrënjë në mua, thotë më vete “Rrezorja”,shoqja më e ngushtë e Rrezartës M.

Ishim mësuar  së bashku dhe në faqën e vizitorëve bënim shumë komente të rëndësishme, dhe shpeshherë  ia korigjonim njëri-tjetrit gabimet në drejtshkrim, dhe  Rrezarta M,  ishte ajo e para që reagonte, thonë, Zefi, Antoneta, Leka, Loni, Petriti, Davidi, Luli, Augustini, De Martin, dhe shumë të tjerë. Rrezarta M,  jetonte në kryeqytet me familjen e vet,  por në kushte jo të mira, dhe  në mungesë të kushteve,ajo nuk mundi ti vazhdoi studimet. Ajo tani e kishte një shoqe shumë të ngushte, së cilës ia rrëfente ndjenjat e saj, duke komunikuar më të ditë përditë. Përmes kësaj shoqe  Rezarta M, njoftoi shumë shokë e shoqe në mërgim, disa në Gjermani e disa në Zvicër, të cilët   kishin mërguar disa vite më herët. Atyre u kishte lind idea ta formojnë një Uebfaqe, me përmbajtje kulturore e argëtuese dhe informative e shoqërore, duke e pagëzuar me një emër shumë karakteristik  e shumë domëthënës që quhej “ RREZORE”. Rezarta M, që në ditët e para të kësaj uebfaqe, ajo u bë shoqe e ngushtë më të, dhe për një kohë të shkurtër shumë aktive me shkrimet e saja brilante, duke mbajtë  një faqe të veqantë  me “Përsonalitete”, e cila veqonte përsonalitete të rëndësishme dhe ato me vlera kombëtare. Rezarta M,  kishte edhe plane të tjera, sepse mendonte për të ardhmën e saj dhe familjen,edhe ajo i kishte ëndërrat e veta, apo planet e jetës, të cilat dëshiroi ti realizonte një ditë, me ç’rast kishte vendosë të shkonte dikund në perëndim, e cila nuk e kishte lehtë, por as që e kishte biseduar ndonjëherë me të tjerët. Jeta nuk do të thotë tjetër, vetëm se,  të marrish përgjegjësinë për problemet dhe ti përmbushim detyrat, të cilat i jep jeta sëcilit individ, për plotësimin e kërkesave të veta. Kërkesat e formojnë fatin e njeriut, duke e gëdhendur atë  përmes  veprimeve.

Kaluan disa vite, duket se kaloi një kohë e gjatë, Rezarta M, nuk shkruante më në uebfaqën e Rrezores dhe nuk komunikonte me shokët dhe shoqët e saja, të cilëve u mungonte shumë. Zemërimi i jonë dhe befasia na lidhën gjuhën dhe  më shumë i bënim pyetje vetës, se njëri-tjetrit, duke shkoqë mendime të ndryshme për Rrezartën M, se pse ajo nuk shkruante më në uebfaqën e Rrezorës dhe iku pa një lamtumirë. I vetmi njeri që na shërbente dhe na ndihmonte sa do pak për gjendjen e saj mbetëj redaktori i uebfaqës z. Z, por as ky s‘kishte informata të sakta dhe të mjaftueshme për Rrezartën M.

Pse bëhëshim mërak për Rrezartën?  Ajo ishte nga kryeqyteti dhe jeta në kryeqytet është pakëz më e brishtë se në periferi, apo vende tjera më të vogla të vendit, sepse jeta në kryeqytet duket e vrullshme, por mungojnë gjërat e shumëta elementare. Populli i Kosovës, ka probleme të shumta, si ekonomike e sociale,më të cilat  ballafaqohet, nxënësi,studenti, punëtori, pensionisti ,pacienti dhe shumë kategori të tjera njerëzore, për të cilat shumë pak bënë qeverija e vendit. Atëherë edhe Rrezarta është banore autoktone e këtij vendi, e cila mund t‘a ndjente ndonjë krizë, njërën prej këtyre kategorive njerëzore, e cila kurrënjëherë nuk na kishte folë për vetëvetën, por vetëm për hallet e të tjerëve.

Është interesant se gjërat ndryshojnë përditë, në çdo kohë dhe moment, por kërkush nuk na pengon që brenda vetës ta kemi një fisnikëri ,që të jemi njerëz të mrekullueshëm dhe të mundohemi që jetën ta kuptojmë të tillë,sepse ajo na shpie në rrugë të ndryshme,herë, herë dhe në ato të pa dëshirueshme. Dua të thëm se, qetësija nuk duhet të bëhët shkakëtare, që gjërat të mos lëvizin dhe të pajtohemi më atë që na sjellë fati, pa lëvizur gishtin e këmbës ,apo të dorës, sepse mbetëmi peng i atyre që nuk kënaqëmi, nëse nuk i plotësojmë të gjitha dëshirat dhe shpresat tona për një të ardhme më të mirë. Jeta e sëcilit është pjesë e një histerie,e cila ka në brendinë e saj planet e veta të jetës, me batica e zbatica. Sidoqoftë, jeta është një eksperiencë, dhe ne duhet të jetojmë me prevojën e saj, e cila së paku na mëson të vazhdojmë ,se si duhet jetuar.

Është e drejtë kur populli i drejtohet njerëzve të qeverisë së vet, të cilët vetë i ka votuar, dhe në qoftëse ata nuk të japin ndihmë, prapë duhet të mbetësh i lumtur prej keqardhjes së tyre. Por, kujna duhet ti drejtohesh sot, atyre që të mbysin me keqardhje dhe asgjë nuk të kryejnë, duke filluar prej kreut të qeverisë dhe deri te portieri i saj. Në qoftëse të gjitha këto gjëra nuk janë të vërteta, janë vetëm trillime , atëherë lë të më shpjegohet, pse gadi gjithë rinija e jonë, janë të interesuar të ikin, të ikin dikund largë, sikur shumica e tjerëve për të gjetë fatin e tyre në jetë.  Por, sikur të isha pyetur unë, këtë nuk do të preferoja, thotë de Martin, sepse  Atdhe të varfër kërkund nuk ka !...

Një ditë, duke lexuar në lbrin e vizitorëve, në faqen e Rrezorës, një titull interesant e befasues e kishte zënë një kënd  letra e saj, ku shkruante „E harruara Rrezarta M “.

-Ju përshëndes të gjithve, ata që janë aktiv dhe ata që e vizitojnë Rrezorën time të dashur ! Unë vërtetë jam e harruar, por këtë harresë e meritoj, sepse u shkëputa pa dashje nga Rrezorja ime e shtrenjtë, e dashur dhe bukuroshe! Thëm pa dashje, sepse nuk i dihet fatit, ai të përplas pa mëshirë dhe të godet herë-herë shumë rëndë. Si do që të jetë, unë jam e harruara Rezarta M, nën hijen e Rrezorës, duke u freskuar me temat e saja, që shkruajnë ish kolegët e mij, të cilët jo vetëm që i dua, por edhe më mungojnë shumë. Rrezorja vërtetë nuk të braktisë, ajo i zhdep mëndjet e ngrysura, gjallëron jetën dhe ashtu e thjeshtë vazhdon ta ruaj modestinë e saj, me origjinalitetin e kohës. Ju përqafon me shumë mallë e harruara Rrezarta M,  e cila ju përshëndet nga largë, largë...

Ishin këto fjalët e Rezartës M, e cila tani nuk  shkruan nga Prishtina, ajo shkruan tani nga një vend i largët, duke e shkruar këtë letër me shumë ndjenja  malli, për vendlindjen dhe shoqërinë e saj. Sëcili  mund ti përsërisë planet dhe nevojat  e veta sa të dojë, por ato  kërkojnë të realizohen njëherê në jetë, për t’i mos hedhur ndonjëherë me urrejtje, nëse të shkakëtojnë kokëqarje. Dhe, njeriu nuk dëshiron të rrijë duarkryq dhe vetëm të shikojë se çfarë bëjnë të tjerët, apo duke pritë çka bëhët vetëvetiu, duke u mos hudhur vet në sprovat e jetës, të cilat shpesh herë janë të rënda. Ashtu edhe Rrezarta, e kishte vështirë ta linte vendlindjen, përkundër dëshirës së saj, ajo i la shokët dhe shoqet  dhe një ditë u detyrue që ti mbyllë sytë dhe të tretej dikund largë, ku as vetë nuk e merrte me mend. Fatin e Rezartës e kanë provuar edhe shumë të rinj shqiptarë, të cilët përshkak të kushteve jo të mira, janë detyruar të marrin rrugët e botës dhe Evropës pa dashje, për të arritë ekzistencën e tyre.

Nëse jeta ka kuptim pa vuajtje, atëherë edhe jeta nuk do të kishte vlerën e saj, prandaj nuk do të thotë  se të gjithë duhet ta zbazim Kosovën, apo të gjithë duhet të punojmë dikund largë vendit, në mënyrë që të jetojmë më mirë. Kosova e ka rininë më të fuqishme në botë, e thëm këtë se, rinia e Kosovës është shtylla kryesore e vendit, e cila nuk duhet të merr lakmi vendet e largëta, por të merr strategji nga vendet perëndimore dhe të punojë në vendin e vet.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora