| E premte, 13.07.2012, 07:23 PM |
Dedë Preqi
RREZARTA- M
-tregim-
Kaluan
disa vite, duket se kaloi një kohë e gjatë, që Rrezarta-M, nuk gjindet në mesin
e shokëve e shoqeve, sikur dikush e vjedhi nga mesi i tyre,pa asnjë gjurmë. Të gjithë
shokët dhe shoqet e saja kur komunikojnë së bashku, asnjëherë nuk u shpëton nga
goja pa e përmendur Rrezartën-M, e cila
ishte shoqe e dashur e simpatike, por tani
ajo zhduket pa asnjë lamtumirë,pa
asnjë përshëndetje, vetëm i lutemi zotit
që mos ti ketë ndodhur ndonjë e papritur, thojnë dashamirët e saj.
Është lehtë
të thuash, shikoje punën tënde, apo nuk ke punë tjetër, vetëm të merresh me gjëra
të tilla, sa për ta humbur kohën, thojnë të tjerët, të cilët nuk e njohin Rrezartën M. Atëherë është e kotë të presësh,
sepse nuk ia vlenë koha e humbur në pritje, dhe më mirë secili ta kryenë punën
e vet, por ajo, disi ka zënë rrënjë në mua, thotë më vete “Rrezorja”,shoqja më e
ngushtë e Rrezartës M.
Ishim mësuar së bashku dhe në faqën e vizitorëve bënim
shumë komente të rëndësishme, dhe shpeshherë
ia korigjonim njëri-tjetrit gabimet në drejtshkrim, dhe Rrezarta M,
ishte ajo e para që reagonte, thonë, Zefi, Antoneta, Leka, Loni,
Petriti, Davidi, Luli, Augustini, De Martin, dhe shumë të tjerë. Rrezarta
M, jetonte në kryeqytet me familjen e
vet, por në kushte jo të mira, dhe në mungesë të kushteve,ajo nuk mundi ti
vazhdoi studimet. Ajo tani e kishte një shoqe shumë të ngushte, së cilës ia rrëfente
ndjenjat e saj, duke komunikuar më të ditë përditë. Përmes kësaj shoqe Rezarta M, njoftoi shumë shokë e shoqe në mërgim,
disa në Gjermani e disa në Zvicër, të cilët
kishin mërguar disa vite më herët. Atyre u kishte lind idea ta formojnë një
Uebfaqe, me përmbajtje kulturore e argëtuese dhe informative e shoqërore, duke
e pagëzuar me një emër shumë karakteristik
e shumë domëthënës që quhej “ RREZORE”. Rezarta M, që në ditët e para të
kësaj uebfaqe, ajo u bë shoqe e ngushtë më të, dhe për një kohë të shkurtër
shumë aktive me shkrimet e saja brilante, duke mbajtë një faqe të veqantë me “Përsonalitete”, e cila veqonte përsonalitete
të rëndësishme dhe ato me vlera kombëtare. Rezarta M, kishte edhe plane të tjera, sepse mendonte për
të ardhmën e saj dhe familjen,edhe ajo i kishte ëndërrat e veta, apo planet e
jetës, të cilat dëshiroi ti realizonte një ditë, me ç’rast kishte vendosë të shkonte
dikund në perëndim, e cila nuk e kishte lehtë, por as që e kishte biseduar
ndonjëherë me të tjerët. Jeta nuk do të thotë tjetër, vetëm se, të marrish përgjegjësinë për problemet dhe ti
përmbushim detyrat, të cilat i jep jeta sëcilit individ, për plotësimin e kërkesave
të veta. Kërkesat e formojnë fatin e njeriut, duke e gëdhendur atë përmes
veprimeve.
Kaluan
disa vite, duket se kaloi një kohë e gjatë, Rezarta M, nuk shkruante më në uebfaqën
e Rrezores dhe nuk komunikonte me shokët dhe shoqët e saja, të cilëve u
mungonte shumë. Zemërimi i jonë dhe befasia na lidhën gjuhën dhe më shumë i bënim pyetje vetës, se njëri-tjetrit,
duke shkoqë mendime të ndryshme për Rrezartën M, se pse ajo nuk shkruante më në
uebfaqën e Rrezorës dhe iku pa një lamtumirë. I vetmi njeri që na shërbente dhe
na ndihmonte sa do pak për gjendjen e saj mbetëj redaktori i uebfaqës z. Z, por
as ky s‘kishte informata të sakta dhe të mjaftueshme për Rrezartën M.
Pse bëhëshim
mërak për Rrezartën? Ajo ishte nga
kryeqyteti dhe jeta në kryeqytet është pakëz më e brishtë se në periferi, apo
vende tjera më të vogla të vendit, sepse jeta në kryeqytet duket e vrullshme,
por mungojnë gjërat e shumëta elementare. Populli i Kosovës, ka probleme të shumta,
si ekonomike e sociale,më të cilat
ballafaqohet, nxënësi,studenti, punëtori, pensionisti ,pacienti dhe shumë
kategori të tjera njerëzore, për të cilat shumë pak bënë qeverija e vendit. Atëherë
edhe Rrezarta është banore autoktone e këtij vendi, e cila mund t‘a ndjente
ndonjë krizë, njërën prej këtyre kategorive njerëzore, e cila kurrënjëherë nuk
na kishte folë për vetëvetën, por vetëm për hallet e të tjerëve.
Është interesant
se gjërat ndryshojnë përditë, në çdo kohë dhe moment, por kërkush nuk na pengon
që brenda vetës ta kemi një fisnikëri ,që të jemi njerëz të mrekullueshëm dhe të
mundohemi që jetën ta kuptojmë të tillë,sepse ajo na shpie në rrugë të ndryshme,herë,
herë dhe në ato të pa dëshirueshme. Dua të thëm se, qetësija nuk duhet të bëhët
shkakëtare, që gjërat të mos lëvizin dhe të pajtohemi më atë që na sjellë fati,
pa lëvizur gishtin e këmbës ,apo të dorës, sepse mbetëmi peng i atyre që nuk kënaqëmi,
nëse nuk i plotësojmë të gjitha dëshirat dhe shpresat tona për një të ardhme më
të mirë. Jeta e sëcilit është pjesë e një histerie,e cila ka në brendinë e saj
planet e veta të jetës, me batica e zbatica. Sidoqoftë, jeta është një eksperiencë,
dhe ne duhet të jetojmë me prevojën e saj, e cila së paku na mëson të vazhdojmë
,se si duhet jetuar.
Është e
drejtë kur populli i drejtohet njerëzve të qeverisë së vet, të cilët vetë i ka
votuar, dhe në qoftëse ata nuk të japin ndihmë, prapë duhet të mbetësh i lumtur
prej keqardhjes së tyre. Por, kujna duhet ti drejtohesh sot, atyre që të mbysin
me keqardhje dhe asgjë nuk të kryejnë, duke filluar prej kreut të qeverisë dhe
deri te portieri i saj. Në qoftëse të gjitha këto gjëra nuk janë të vërteta,
janë vetëm trillime , atëherë lë të më shpjegohet, pse gadi gjithë rinija e jonë,
janë të interesuar të ikin, të ikin dikund largë, sikur shumica e tjerëve për të
gjetë fatin e tyre në jetë. Por, sikur të
isha pyetur unë, këtë nuk do të preferoja, thotë de Martin, sepse Atdhe të varfër kërkund nuk ka !...
Një ditë,
duke lexuar në lbrin e vizitorëve, në faqen e Rrezorës, një titull interesant e
befasues e kishte zënë një kënd letra e
saj, ku shkruante „E harruara Rrezarta M “.
-Ju përshëndes
të gjithve, ata që janë aktiv dhe ata që e vizitojnë Rrezorën time të dashur ! Unë
vërtetë jam e harruar, por këtë harresë e meritoj, sepse u shkëputa pa dashje
nga Rrezorja ime e shtrenjtë, e dashur dhe bukuroshe! Thëm pa dashje, sepse nuk
i dihet fatit, ai të përplas pa mëshirë dhe të godet herë-herë shumë rëndë. Si
do që të jetë, unë jam e harruara Rezarta M, nën hijen e Rrezorës, duke u
freskuar me temat e saja, që shkruajnë ish kolegët e mij, të cilët jo vetëm që i
dua, por edhe më mungojnë shumë. Rrezorja vërtetë nuk të braktisë, ajo i zhdep
mëndjet e ngrysura, gjallëron jetën dhe ashtu e thjeshtë vazhdon ta ruaj modestinë
e saj, me origjinalitetin e kohës. Ju përqafon me shumë mallë e harruara
Rrezarta M, e cila ju përshëndet nga
largë, largë...
Ishin këto
fjalët e Rezartës M, e cila tani nuk
shkruan nga Prishtina, ajo shkruan tani nga një vend i largët, duke e shkruar
këtë letër me shumë ndjenja malli, për
vendlindjen dhe shoqërinë e saj. Sëcili
mund ti përsërisë planet dhe nevojat
e veta sa të dojë, por ato kërkojnë
të realizohen njëherê në jetë, për t’i mos hedhur ndonjëherë me urrejtje, nëse
të shkakëtojnë kokëqarje. Dhe, njeriu nuk dëshiron të rrijë duarkryq dhe vetëm
të shikojë se çfarë bëjnë të tjerët, apo duke pritë çka bëhët vetëvetiu, duke u
mos hudhur vet në sprovat e jetës, të cilat shpesh herë janë të rënda. Ashtu
edhe Rrezarta, e kishte vështirë ta linte vendlindjen, përkundër dëshirës së saj,
ajo i la shokët dhe shoqet dhe një ditë u
detyrue që ti mbyllë sytë dhe të tretej dikund largë, ku as vetë nuk e merrte
me mend. Fatin e Rezartës e kanë provuar edhe shumë të rinj shqiptarë, të cilët
përshkak të kushteve jo të mira, janë detyruar të marrin rrugët e botës dhe
Evropës pa dashje, për të arritë ekzistencën e tyre.
Nëse jeta
ka kuptim pa vuajtje, atëherë edhe jeta nuk do të kishte vlerën e saj, prandaj
nuk do të thotë se të gjithë duhet ta
zbazim Kosovën, apo të gjithë duhet të punojmë dikund largë vendit, në mënyrë që
të jetojmë më mirë. Kosova e ka rininë më të fuqishme në botë, e thëm këtë se,
rinia e Kosovës është shtylla kryesore e vendit, e cila nuk duhet të merr lakmi
vendet e largëta, por të merr strategji nga vendet perëndimore dhe të punojë në
vendin e vet.