Kulturë
Baki Ymeri: Fehmi Kelmendi - Çështja shqiptare
E enjte, 19.07.2012, 06:45 PM
Doli në dritë libri i Fehmi Kelmendit, Çështja shqiptare në udhëkryq
Nga Baki Ymeri
Libri i
profesor Kelmendit (me 150 faqe), e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht,
në kuadrin e redaksisë së revistës Albanezul dhe Editurës Amanda Edit, duke
patur për këshilltar editorial Prof. dr. Xhelku Maksutin, ndërsa për autor të parathënies (Atdhedashuria e një shqiptari me
zemër të zjarrtë), autorin e këtij shkrimi. Në kuadrin e përmbajtjes defilojnë subjekte,
si: Shqiptarët në udhëkryq, Invazioni Osman dhe manipulimet pansllaviste kundër
kombit shqiptar, Pjesëmarrja e shqiptarëve në kryengritjet e popujve fqinjë për
çlirimin e vendeve të tyre, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1885), Lëvizja
Kombëtare Shqiptare (1902-1912), Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, Lufta e
parë botërore dhe mëkatet e Ahmet Zogut, Esat pashë Toptani – gjakpirës i Shqipërisë, Lidhja
e Dytë e Prizrenit (mbajtur më 16-19
shtator 1943), Okupimi i Jugosllavisë së Titos më 1944-45.
Lidhja e
Dytë e Prizrenit, sipas autorit, u
formua nergut për t'
i mbrojtur trevat shqiptare nga
sulmet e partizanëve
të Titos dhe të
forcave çetnike. Pasojnë subjekte tjera,
si: Organizata patriotike NDSH, Demokracia, liria dhe pavarësia janë shpirti i
kombit, Truri sifilstik i politikanëve serbë, Disa anomali paraqitën edhe ndër
ne shqiptarët, Çështja e Kosovës në udhëkryq, Kurë do të kërkojë falje publike
Dhelpra e Ballkanit, Bashkimi kombëtar është i domosdoshëm, Maqedonia
shqiptare, Shqiptarët edhe më tej në shënjestër të Beogradit, Serbia si fqinje
kurrë s’na ka lënë të qetë, Kosova u kurorëzua me pavarësi, Miti serb për Kosovën,
Serbia duhet të përgjigjet për krimet e luftës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Meritat
e Rugovës dhe karikaturat e Kosovës, Si mund të zgjidhet çështja e Kosovës,
Serbët janë të njohur si kriminelë, Maqedonët janë formuar komb në mënyrë artificiale,
Serbia kërkon brirë, por do të mbetet pa veshë, Padia serbe në GJND, Kisha
ortodokse serbe, Kanibalizmi serb kundër kombit shqiptar, Trillime të montuara
me karakter politik, Serbia duhet të dënohet në Gjykatën ndërkombëtare për
krime lufte, Dik Marti, diplomat kontraverz, Raport tendencioz me prapavijë djallëzore,
Pajtimi, uniteti dhe bashkimi kombëtar, Kosova Lindore, Memorandum drejtuar
Grupit të Kontaktit në Konferencën e Rambujesë lidhur me zgjidhjen e çëshjes së
Kosovës, Fondi humanitar “Zëri i Atdheut” me Hamdi Ajdinin kryetar, Disa
promemorie dhe dokumente të skanuara në faqet e fundit.
Etja e
shqiptarëve për liri dhe pavarësi nuk u shua kurr
Profesor
Fehmi Kelmendi, me profesion historian, është një veprimtar i dalluar i çështjes
shqiptare. Rrjedh nga një familje e cila gjithmonë ka bërë sakrifica të panumërta
për kauzën kombëtare. Jeta dhe vepra e autorit të kësaj vepre janë të mbrujtura me kompetencë, nderë dhe karakter. Që nga
viti 1991 jeton dhe vepron në Biel/Bien të Zvicrës. Ata që kanë patur fatin ta
njohin dhe "Bashkësia Shqiptare në Zvicër" e çmojnë si një veprimtar
të palodhshëm dhe si intelektual i kalibrit të lartë që merret me hulumtime nga
fusha e historisë, me grumbullimin dhe përpunimin e folklorit shqiptar, me
poezi dhe tregime. Shkrimet, komentet dhe analizat politike të zotit Kelmendi
kanë ndikuar pozitivisht në evoluimin dhe dinamizmin e mendimit dhe veprimit
politik dhe filozofik te shqiptarët, jo vetëm në diasporë. Sipas tij, duke
filluar nga Traktati i Shën Stefanit (mars l878), Kongresi i Berlinit (qershor-korrik
l878), Konferenca e Londrës (l9l2-l9l3), Konferenca e paqës se Versajës (l9l9-l92O),
e deri në Konferencën e Paqës se Parisit (l946), popullit liridashës shqiptar i
është bërë padrejtësi e madhe historike.
Dihet se
pasojë e vendimeve diplomatike të nivelit europian ishte copëtimi dhe ndarja e
Shqipërisë natyrore midis shteteve agresive fqinje ballkanike. Këto shtete
shoviniste me forcë dhe me ndihmën nga jashtë grabitën dy të tretat e
territorit të atdheut shqiptar. Këto
dhe subjekte të tjera identike, kushtuar kombit shqiptar dikurë dhe në ditët
tona, sidomos Kosovës para dhe pas shpalljes së Pavarësisë, janë të inkorporuara
në faqet e këtij libri që u shtohet vargut të veprave kushtuar historiografisë sonë.
Kemi patur fatin ta njohim gjatë përurimit të “Golgotës kosovare” në Bukuresht,
dhe kemi konstatuar se Fehmi Kelmendi flet me admirim për Sanxhakun shqiptar, për
gjenocidin turk dhe holokaustin serb me karakter antishqiptar, për Kishën e Shën
Kolit në Lezhë, për masakrën e Tivarit, për plojën që filloi ndaj popullatës
civile shqiptare pas “çlirimit”, respektivisht pas riokupimit të Kosovës historike,
që shtrihet në veri dhe në jug të Sharrit.
Zoti
Kelmendi ka kujtime të freskëta mbi burgun famëkeq të Goli Otokut, mbi oficerë e
nënoficerë nga Kosova dhe Shqipëria që formuan brigadat e para për në luftë të Sremit,
si, Xhafer Kodra, Haxhi Lleshi, Liman Kaba, Sali Lisi, Qani Pogriu, Omer Çerkezi,
Shaip Mustafa, Hamid Thaçi, Emin Duraku, Hajdar Dushi, duke theksuar se Kosovën
e kanë çliruar brigadat nga Shqipëria. Fadil Hoxha, Sinan Hasani dhe Ali
Shukrija, sipas tij, ishin “servilët e Beogradit”. Atë e trondisin shpirtërisht
matrapazët, lakmuesit e parave dhe profiterët e luftës, si dhe maskarenjtë e
antikristianizmit që fyejnë figurat legjendare të kombit tonë. Libri më i ri i
profesor Fehmi Kelmendit me subjekte historike, ka vlerë të veçantë sepse ato i
trajton me një stil karakteristik, duke notuar mes historisë, politikës dhe
polemikës, respektivisht hymnizmit të heronjve dhe fshikullimit të kaubojëve të
Beogradit dhe Prishtinës që ende po tallen me fatin e Kosovës dhe Luginës së Preshevës.
Përndryshe,
Fehmi Kelmendi u lind më 18 maj 1930 në Preshevë (Kosova lindore, aktualisht e
administruar nga