Kulturë
Jusuf Zenunaj: Ka kohë për integrime
E enjte, 19.07.2012, 05:01 PM
KA KOHË PËR INTEGRIME
Të nxehtit e verës
i godet në kokë
pakkush në foltore kujtohet se ç'thotë !?
Fajsime e sharje si t'ishin n' pazar,
në kostume shkëlqyese
të madhërishmit kuvendarë.
Kush flet pa rreshtur,
kush vazhdon sikur vjet,
... hyn e del n' Kuvend
asnjë fjalë s'e flet
Nuk është mahi,
s' është as përrallë,
janë lodhur shumë
tanët kuvendarë,
të ditur e t'paditur
të gjithë në një sallë..
Hanko Halla thotë:
seç u bë mish -mash,
s'e di kush është ATDHETAR
e cili UDBASH ?!
Ligjet presin,
kuvendarët në pushime,
ka kohë për integrime...
Jusuf Zenunaj, qershor 2012
NË MUKAJ TË GRAMSHIT
Në fshatin Mukaj, Xhevahir Meta
nuk ëndrron pallat as veturë porsh,
mendjen e ka tek fëmijët me barkun bosh.
Sikur prindërit tek i vogli fëmijë
a besojnë për satelitët në gjithësi ?
Kurrë nuk kanë parë telivizor në shtëpi ? !
Në Mukaj të Gramshit humbur ka fija e lamshit,
me lekë të reja në muaj katër mijë,
gjallon, gjallon Xhevahiri me familjen e tij…
Vizitorë të përhershëm
kanë të ftohtit, stinët me borë e me shi,
në shekullin 21 .
Jusuf Zenunaj, 17 qershor 2012