Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sejdi Berisha: Shpjegim

| E premte, 20.07.2012, 05:09 PM |


P o e z i

Sejdi BERISHA:

SHPJEGIM

Një lule me aromë atdheu
Një gjeth molle të vendlindjes
Një fresk mëngjesi
Me madhështinë atërore
Një buzëqeshje nga fytyra e nënës
Një fjalë e ngrohtë që nuk përcëllon
Edhe një përqafim
Si fëmijën kur e shtrëngon
JANË LIRIA IME

Asgjë tjetër nuk kërkoj
Për ta shëruar dhembjen
Etjen e etjes për ta shuar
Mallin e nënës për ta prekur

Nëse jo
Atëherë këto janë si teh shpate
Që ngapak ma harxhojnë shtatin
Degët e rrapit i thajnë
Aty ku është fshehur historia
Aty ku është strukur kënga
Që edhe sot përvëlon

Në mos asgjë tjetër
Atëherë
Një lule me aromë atdheu
Ndoshta e meritoj
Ky është shpjegimi im