E diele, 10.11.2024, 06:01 PM (GMT)

Editorial

Ramiz Bojaj: Almhofer, mbron bandat çetnike nga Serbia

E premte, 29.06.2012, 03:16 PM


Almhofer, mbron bandat çetnike nga Serbia

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Verner Almhofer, në vend qe të dënojë dhunën dhe terrorin e bandave serbe qe shkaktuan në Kosovë me 28 qershor (ku u lënduan 35 policë kosovarë), ky njeri dënon mobilizimin e PK-së, për të mbrojtur sigurinë dhe paqen këtu. Nëse shefi i OSBE-së, nuk mund të jep sqarime ose edhe kërkim falje për shpifjet, shtrembërimet dhe lajthitjet e qëllimshme, atëherë ky duhet të dëbohet nga Kosova, si njeri i padëshirueshëm.

Shkruan: Ramiz BOJAJ

Agresioni i Serbisë ndaj territorit të Kosovës, tashmë përmes bandave të veta çetnike (duke gjetur shteg përmes motiveve liturgjike ‘Vidovdanit’), vazhdojnë të kërcënojnë paqen dhe sigurinë në territorin e shtetit tonë. Këtë e forcon fakti se më të hyrë në kufirin e Kosovës, të bandave çetnike, kanë sulmuar me armë zjarri policinë e Kosovës, duke shkaktuar plagosjen e më se 35 pjesëtarëve të policisë. Sikur të mos ndodhte mobilizimi duhur i PK-së dhe KFOR-it, bandat agresive të Serbisë mund të prodhonin luftë të hapur ndëretnike në Kosovë. Sulmet terroriste të bandave serbe i dënuan të gjithë faktorët politikë e institucionalë të Kosovës, duke filluar nga Presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi, kreu i MPB-së, Bajram Rexhepi, përfaqësues të UNMIK-ut, KFOR-it dhe ambasadave të ndryshme të akredituara në vendin tonë. I vetmi institucion që mbron formacionet paramilitare çetnike e terroriste serbe, është Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Verner Almhofer, i cili kërkon hetim për policët e Kosovës, kinse për dhunë e tepruar, duke harruar se PK-ja u angazhua për të mbrojtur paqen dhe sigurinë, por edhe qytetarët nga bandat rebele të Beogradit. Shefi i OSBE-së, Almhofer, duket se nuk është në rrjedha reale politike në të cilën gjendet Kosova. Z. Almhofer, në vend që të dënojë dhunën dhe terrorin psikologjik e fizik qe bandat serbe i sollën në Kosovë, ky zotëri kërkon llogari nga Policia e Kosovës, kinse për dhunë të tepruar. Dhunë e tepruar nuk mund të quhet, mobilizimi policor për çarmatosjen e bandave kriminale, dhunë e tepruar nuk mund të quhet mbajtja e rendit dhe qetësisë publike, por dhunë dhe terror quhen bandat që kërcënojnë sigurinë dhe jetën e qytetarëve. Pra, edhe të policëve.

Provokimi serb i përgatitur

Në një akt kur janë plagosur me shumë se 35 policë në kryerjen e detyrave ditore, këtu nuk kemi të bëjmë me dhunë të tepruar por me përpjekje për të ekzistuar, ose mbijetuar. “Jam i shqetësuar në lidhje me raportimet për përdorimin e tepruar të dhunës nga disa policë, dhe i bëjë thirrje Inspektoratit të Policisë së Kosovës që të hetojë çdo sjellje të keqe të policisë. Sulmet e raportuara ndaj njerëzve që udhëtonin me autobus janë të papranueshme dhe unë i dënoj fuqishëm ato”. Almhofer, gënjen kur thotë se janë sulmuar në autobus udhëtarët. Përleshja mes Policisë së Kosovës dhe bandave ka ndodhur ne kufij, ku terroristët serbë qëlluan edhe me armë zjarri organet e rendit. Duket se zotëriu nga OSBE, është i ndikuar nga mediat dhe politika e Beogradit, duke lajthitur qëllimshëm nga realiteti i ndodhur. Almhofer më kujton qëndrimin e Gallucit në Mitrovicë, i cili mbronte me çdo kusht bandat çetnike në veriun e Mitrovicës, duke injoruar institucionet legjitime e shtetërore të Kosovës në këtë pjesë të territorit tonë. Pasojat e së cilës edhe sot janë të ndjeshme. Kjo më shtyn qe në si shoqëri civile, por edhe institucionet shtetërore të Kosovës, të kërkojnë llogari dhe shpjegim për qëndrimin jo korrekt, të njëanshëm dhe tendencioz të Almhoferit. Nëse edhe pas kësaj, shefi i OSBE-së, sërish vazhdon avazin e shpifjeve, shtrembërimeve dhe lajthitjeve të qëllimshme, atëherë ky njeri duhet të dëbohet nga Kosova, si njeri i padëshirueshëm dhe keqdashës.

Ardhja e Almhoferit

I pari qe e nisi betejën e Vidovdanit me motiv të shkeljes së territorit të Kosovës, e ka shpikur krimineli famëkeq Slobodan Milosheviq, në vitin 1989, i cili ngjalli idenë e Serbisë së madhe përmes fabrikimeve të krajlave serb për spastrim etnik të vendit tonë. Beteja e humbur kundër Turqisë me 1389, ishte shpifja më famëkeqe e politikës, historisë dhe memorandumeve për spastrimin etnik të Kosovës.

Fjalët e Milosheviqit u përsëritën edhe nga Patriku serb Irinej duke deklaruar në Graçanicë se “Kosova është Jerusalemi serb. Kemi ardhur këtu që me praninë tonë të tregojmë e të dëshmojmë se kjo ka qenë dhe do të do të mbetet tokë e shenjtë serbe-Jerusalemi serb. Kosovën e shenjtë nuk guxojmë ta humbim”. Këtij trumbetari politiko-liturgjik, i është bashkuar edhe kryeministri i  Serbisë, Ivica Daçiq, i njohur si “Slloba i vogël”, duke deklaruar se Serbia angazhohet për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë. “Vidovdani është një festë e madhe për popullin serb dhe në çdo Vidovdan ndodhin incidente në Kosovë.

Në Kosovë ne nuk i kemi forcat tona të sigurisë, por qeveria e re e Serbisë do të insistojë që t’i kthejmë rreth 1000 forca të sigurisë. Kjo nuk është thirrje e re për dislokim të forcave serbe të policisë dhe ushtrisë në territorin e shtetit të Kosovës, por duket se mentaliteti i vjetër ende ushqen gjeneratat e reja në Serbi. Se kthimi i policisë dhe ushtrisë së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës është e pamundur, këtë e di edhe Daciçi, Irinej, Almhofer etj., por është e çuditshme se si është e mundur qe njerëz normal të kenë lajthitje kaq kilometrike me realitetin.

Se Kosova u ballafaqua me bandat serbe e dëshmon edhe ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi. “E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cërvena Zvezdës), që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë lënduar disa policë. Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë". “Vidovdani” e njohur si festë e shpifur nga ish-krimineli Ballkanik, Sllobodan Milosheviq, vazhdon të mbahet ‘gjallë’ nga politika milosheviqiane e Beogradit, por tashmë nën petkun liturgjik.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora