Kulturë
Cikël poetik nga Neki Lulaj
E merkure, 21.12.2011, 08:58 PM
Neki Lulaj
STUHI KOHËRASH
Stuhirat janë dehur
Në fund të këtij
Shekulli, e ky
Ikë i ngrati
Si i çalë, i marrë
Që t´ia bëjë konakun!
Lumi dënes grykës
Së bjeshkës
Vala e puthë shkëmbin
Terri lëpinë
Lotin në befasi
Zana i kreh flokët
Në malësi.
Vesë e mjegull
Bashkë
Lëshohën poshtë
Lugut
Asgjë nuk dëgjohet
Përveç
Shungullimës së lumit.
Sonte kafsho frikën
Si luani
Gjahun në pusi
Kafshon ky shekull
Se….
Na hyri në hak
Muzgjet me një
Fije dritë
Le te maskohen
Labirinthave të agut
Për ta dëbuar
Tradhëtinë!
PAS MUZGUT
Pas muzgjeve
Në udhëtim
Përtërihet jeta
Me dëshira të reja
Nga heshtja e moteve
E molisjet e gjata
Prekëm bregun
E kepit.
Notuam edhe mbi valë
Si likenët
Si shavarë
E mbëltuan shpresën
Fatosat…
Fëmijërinë e mbarë.
E zogjët
Më kembë mbi degë
E kokë nën sqetull
Në pyllin e thellë
Ëndërronin për
Kopshtin e dashurisë
Për portën e çelur
Me cicërima
E plotë kengë.
NËNAT TONA
Edhe në netët e gjata
Pa gjumë
I lanë
Portat e hapura
Se vijnë gurbetqarët.
Ata vinin dikurë
Dhe vijnë sot
Nënat
Ngarkuar me fije
E bijtë me valixhe që
Shumëfishojnë dashurinë
E mallin.
Zbresin si yje
E si dallgë deti
Nga bregu e nga qielli
Hënën e marrin në gjoks
E në sy
E bartin mallin e diellin.
E në vendlindje
Lëkundet dheu
Përkunden djepat
Hyjnitë u marrin
Sihariqin
Se sonte vijnë
Zogjët e kurbetit
Zemrat e gjysheve
Nipërit dhe mbesat.
RRETH
Kujtimet ma thërrasin
Moshën
E mallit atëror
Dikurë në odën e burrave
Rreth prushnajës
Mbështjellnim
Duhan kaçak - cigare
Për krushq dhe dasmorë.
Edhe endërrat i kishim
Të tjera
Ne rriteshim
Si plepat
Plotë gjethe
Pranë lumit gjarpëror.
Etërit i ndritnin stinët
Me gaz
E çanin dëborën
Bleronin natyrën
Për zogj
E ëndërrat i shpupurisnin
Si prushin
Me dru bungu
Mbi tangar
Dimrave të gjatë
E të gjatë.
KOHË KRISMASH
Kohë ikjësh
Dyer të pa i mbyllur
Krismat shponin terrin
Gërvalleshin ata..
Lugetërit e zi.
Kohë lufte
Me dhunë xhelatët
Na ndejknin
Pa cak e pa adresë
Sofër kulm e strehë
E patëm
Nënën Shqipëri.
Kohë zjarresh
Digjej kullë e tokë
Bëhej shkrum e hi
Re pluhuri në qiell
Ne kthehemi përseri,
Kohë kthimesh
Ikën të turpëruar
Humbësit
Pa asnjë lartëmadhëri
Zogjët në vend
Të çerdheve të veta
Ndërtuan rrokaqiej.
CURRIL
Në vendlindje
Kërcet sopata
Te cungu
I druve
Për miq.
E kënga e gjelit
Lajmëron agimin
E thërret bujkun në arë
Se ai atje
Me të Bukurën e Dheut
E ka takimin.
Flokëverdha i këndon
Ringjalljes
Buzë lumit
Buzë Drinit të Bardhë
Dashuria i rritë motet
Tingujt e Atdheut
Serenadë.
E shpendmira
Mban sekretin
Fjalën e pashprehur
E mban…
Në bjeshkë
Në mal në arë.
MBI
Mbi shelgj
U ngjita shkallëve
Deri në qiell
Që ta gdhendi moshën
Me engjëj
E botën ta përtrij.
Portat ishin të hapura
Ecëm largë
E largë
Dikurë dëgjam zhurmë
Nga të lehura qenjsh
Karvani u ngri.
E krushqit
Për besën e dhënë
U përplasën me tradhëti
Fushave u shkonte avulli
Por engjëjt
E rikëndellën moshën
Botën duke e përtrirë.