E enjte, 31.10.2024, 10:58 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Rapsodi kosovare

E diele, 30.10.2011, 02:24 PM


Parodi humoristiko – satirike :

 

RAPSODI KOSOVARE

 

Nga Demir KRASNIQI

 

Oh , t’ lumtë na t’ lumtë , për  këtë ditë që e  kem pritë –

Ma shumë n’ terr , more vëllezër , se sa n’ dritë !

Oh, na u ka bë , more vëllezër  , kryet traktor –

Nga këto zhurma me gjeneratorë !

 

Oh, me gaz - maska , na po marrim frymë –

N’ midis t’ verës “po nxehemi me rrymë”?!

Oh, na ka hipë , more, KEK-u  n’ maje koke –

Gjatë gjithë dimrit – “blloqet bien për toke “!?

 

Oh , t’ lumtë na t’ lumtë,  për këtë demokraci –

S’ po gjejmë punë kund as me kaci !

Oh, t’ lumtë na t’ lumtë , për këtë Republikë –

N’ shtëpitë tona s’ mund po flemë pa frikë !

 

Oh, po lulëzon , more ,  jetë interesante –

Rrëzojnë fabrikat – hapin  restorante !

Oh, ka fillua , o, një  jetë e mbarë –

Rrugë e sheshe janë mbushë me lypsarë !

 

Oh, në livadhe po i shohim rininë –

Me hashash e me heroinë !...

Oh, disa  e thithin në gojë si cigare ,

Disa shprica  marrin  ashiqare !...

 

Oh, disa grupe , o, për përfitime –

Bëjnë biznese , o, me trafikime ...

Oh, jehon kënga, vëllezër , e hareja –

Me gra t’ shkreta e me vajza t’ reja !...

 

Oh, nxënësi – mësuesin , fare s’e dëgjon –

Çka shpjegon , as çka edukon !...

Oh, çohen nxënësit e ikin prej klase –

Profesor , me këto fjalë na plase !

 

Oh, do këngëtare , o, n’ televizorë –

N’ cullakhane krejt na banën horë !

Oh, humoristët i ka kapë sikleti –

Marrin rroga nga banaliteti !...

 

Oh, Policia ,  fare nuk po ngutet –

N’ aksione për t’i kapë hajdutët !

Oh, kur  po i kapin – n’ vesh ua thonë  do  llafe –

Po ju lëshojmë – dalim e pimë kafe !...

 

Oh, vriten njerëzit çdo ditë sikur lepura –

Policia po kallëzojnë gjepura ...

Oh, “Shahadetin “ ata s’e  harrojnë –

Se “hetimet  dymbëdhjetë vjet vazhdojnë “!...

 

Oh, do t’ pa shpirt me diploma qorr –

Brenda  natës po bahen “doktor” !

Oh, herë kirurg , herë operator –

Operojnë , o, t’ sëmurët me zor !

 

Oh, prokurorëve nuk po ua mbanë zuza –

Për me u ngritë t’ pandehurve akuza !

Oh, s’ guxojnë gjyqet për me shpallë dënime –

Ndaj atyre , o, që kanë bërë   krime !

 

Oh, n’ vend të ligjit , sot po sundon tuta –

Thonë :”Kështu po thotë Kushtetuta “!

Oh, këtë liri , unë ,  kështu s’e mendova –

Kopsht me burgje do t’ lulëzojë Kosova !

 

Gjilan, më 21.10.2011.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora