Kulturë
Lis Bukuroca: Gruaja
E diele, 23.10.2011, 07:55 PM
Lis Bukuroca
Gruaja
Mirëpo, ti je dhe Nëna me fëmijë në gji
Që rrit vogëlushët e mbanë të tërën shtëpi
Ti je ajo që më fëmijën në shkollë nxiton
Ajo, që me mjekun e trishtuar bisedon
Ti je Gjyshja, që me përralla nipat rrit
Ti je Mike, që këshillon pleqtë dhe të ritë
Ti je Motra, që qanë për vëllanë e mërguar
Ti je Halla, që qafon nipin e lazdruar
Ti je Zonjë me vepra, me ndjenja sipërore
Nga larg e nga afër, lë mbresa hyjnore
Me Ty lindet jeta, me Ty rritet dashuria
Ku mungon Fjala Jote, rritet hasmëria
Ti je Nëna, që pret fëmijën me padurim
Ti je Nëna, që dërgon djalë e bijë në luftim
Edhe në ditë festive je duke punuar
Kur çlodhen të tjerët, je duke gatuar
Edhe për tetë marsin, më 28 Nëntor
Ofron shërbime për popullin gazmor
Jashtë e punësuar dhe në shtëpi
Pa falënderime dhe çdo ditë bëhesh fli
Edhe rrahësit i shtrihesh natën pranë
E helmuar i kthen shpinën, tutje ofshanë
U falë të gjithëve, me lot në sy
Të zë ankthi të jetosh pa fëmi
Dhe shpreson se një ditë burri mësohet
Se në familje vetëm me dashuri jetohet
Ti je sublime dhe me shpirt fisnike
Kryedhurata je Ti, në këtë botë tragji-komike!