E hene, 29.04.2024, 05:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Flet këngëtari popullor i muzikës së lehtë, klasike, tallava, Astrit Allaraj

E diele, 30.10.2011, 09:18 AM


“Këngëtaret femrat janë më të preferuarat dhe më të kërkuarat në treg”

 

Nga Albert ZHOLI

 

Gjithë shkollimin Astriti ja ka kushtuar muzikës, këngës. Fillon në Liceun Artistik në Tiranë dhe përfundon për kantautor në Itali. Veçori e tij në këtë rrugëtim është se ai në skenë i ka kënduar të gjitha gjinitë (rrymat) e këngës, që nga kënga popullore dhe deri tek kënga Hip Hop, muzika e lehtë moderne, klasike, këngët lirike dhe tallava. Kërkesat e shumta në emigracion kanë bërë që ai të lëviz në të gjitha shtetet, ku ka emigrantë shqiptarë, por kryesisht më i kërkuar është nga shqiptarët e Maqedonisë dhe në Kosovë për vetë natyrën e veçantë të zërit të tij. Ai është në përgatitje të albumit të tretë ku si gjithnjë në albumet e tij ai përfshin të gjitha gjinitë e këngëve duke e bërë albumin interesant për të gjitha grupmoshat dhe të gjitha trevat shqipfolëse dhe më tej. Këngët e tij “Tallava” janë të pëlqyera shumë dhe nga publiku bullgar ku ai ka shumë kërkesa në Sofje në aktivitete të ndryshme .

 

Por çdo ditë e parë në skenë ka një këngë që shërben si prezantim i parë?

 

Po. Ajo këngë mbetet për mua kënga më e bukur pasi më hapi dritaret e mëdha të kësaj rruge interesante. Ishte kënga “Me yjet të krahasoj”. Kjo është një këngë popullore moderne. Një këngë me tekst dhe timbër që këndohet më shumë në Fushë-Kosovë. Pra një këngë popullore që më kishte rrëmbyer kur e kam dëgjuar për herë të parë dhe e këndoja edhe rrugës kur ecja vetëm për punë të ndryshme.

 

Kur është realizuar dhe si titullohet albumi juaj i parë?

 

Pas përfundimit të Liceut unë munda të realizoj dhe albumin tim të parë. Pra isha në një moshë fare të re kur realizova albumin e parë. Albumi titullohet me këngën e parë që e kam kënduar pra “Me yjet të krahasoj”.  Ishte mbështetja e z. Riza Carova që unë të marr këtë nismë. Të drejtën ekskluzive e ka pasur Super Sonik. Ishte një album i realizuar me shumë vështirësi pasi donte punë, përkushtim, por edhe përvojë. E fundit më mungonte.

 

Sa këngë përmbante albumi juaj i parë?

 

Albumi përmbante tetë këngë. Ishte një album miks me këngë popullore, me këngë moderne dhe të muzikës së lehtë. Ky album doli pikërisht në vitin 2002 dhe pati një sukses jashtë parashikimeve të mija. Album i cili u mirëprit nga publiku. Pas këtij albumi lidha një kontratë të re me këtë shtëpi diskografike për një album të ri. Për realizimin e tij u largova për ca muaj në Greqi (Santorini), për të realizuar videoklipin e këngës kryesore që do të përbente dhe titullin e albumit të dytë/ Ky videoklip titullohej  “Vetëm një puthje”.. Vonesa ime në realizimin e klipit bëri që shtëpia diskografike ta prishë kontratën dhe albumi im i dytë të ngelej pa u publikuar dhe pse është i tëri i përfunduar. Pra ky album ka ngelë pa u hedhur në treg pasi realizimi është bërë më së miri.

 

Po albumi i dytë ?

 

Jo albumi i dytë ka dhjetë këngë të gjitha të realizuara me klipe. Ky album ka këngë klasike, moderne, popullore, pra të gjitha rrymat e muzikës së lehtë moderne dhe popullore. Një album miks. Realizimi është bërë në Greqi, në Shkup, në Fushë-Kosovë. Ky album doli me shumë kosto por me të vërtetë është një realizim perfekt.

Sokol Marsi, Alban Fortuna ishin dy nga bashkëpunëtorët në këtë album të vështirë.

 

A është e vështirë të jesh sot këngëtar?

 

Shumë e vështirë. Konkurrenca është e madhe. Ne jemi një vend me një popullsi shumë të vogël dhe këngëtarë ka shumë. Sot nuk punohet shumë me profesionalizmin. Punohet për komercializëm, për të kapur treg pavarësisht se sa profesionist je.

 

Shihet se aktualisht ka shumë këngëtare femra se këngëtarë…

 

Është e vërtetë. Dihet tashmë se femrat janë më të pëlqyerat në skenë , në dasma, në aktivitete. Të qënit femër të jep shumë privilegje në skenë dhe të jep mundësi, oferta etj…Kjo për vetë faktin se femra  i jep ngjyrim tjetër skenës, dasmës, aktivitetit. I jep ngjyrim femëror, të brishtë, delikat. Njerëzit janë më të prirur ndaj këngëtares femër. Në këtë kontekst në një farë mase ka dhe abuzim në këtë drejtim. Edhe unë po të isha femër do isha diku më lart. Femrat e gjejnë më lehtë një sponsor.

 

Po përgatisni album të ri?

 

Po, në një version krejt tjetër. Këngë bullgare, sllave. Ky album bëhet për arsye komerciale pasi në këto vende unë kam qenë i ftuar dhe kam pas kërkesa. Pasi shoh se zëri im në këto vende vlerësohet. Në Shqipëri është e vështirë të çash. Maqedonasit, bullgarët, sllavët në tërësi kanë të njëjtën muzikë popullore dhe duke qenë popullsi e madhe kanë dhe treg. Kam shumë miq në këtë vende si në Shkup dhe në Sofje që vazhdimisht kërkojnë realizmin e një albumi të tillë nga unë. Por titulli i albumit ka të bëjë me një tekst të zhdukjes nga xhelozia së një familjeje shqiptare emigrant në Gjermani.

 

Ku është dallimi midis muzikës sllave dhe asaj tallava?

 

E para se është një muzikë popullore që ka elementë të përbashkët muzikor, por ka dhe të veçanta. Ajo që i lidh është se ato pëlqehen, kërcehen, të japin ndjesi edhe pa i kuptuar fjalët. Kanë dallim nga muzika jonë popullore.

 

Ndonjë e veçantë në jetën artistike që duhet përmendur?

 

Një klip “Burgu i zi”, që transmetohet tek BBF televizion. Kam marrë pjesë dhe në një koncert variete madhështor “Gjembat e trëndafilit” tek ish- Estrada e Shtetit, ku kam kënduar dhe kam interpretuar. Ky koncert variete është ideuar dhe udhëhequr nga Fran Babaj me regjisor Thanas Gjoka. Ky koncert variete është realizuar në vitin 2007 si një “Portokalli me kulturë”, pra këngë, humor, valle, skeçe. Unë këtu kam kënduar këngën “Gjimnazi”  Hip Hop, dhe realizova dy skeçe. Ky koncert variete u dha katër ditë dhe salla të gjitha ditët ishte mbushur plot.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora