Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Kosova nga Liria deri te Pavarësia
E premte, 23.09.2011, 07:59 PM
Kadri Mani
24 marsi 1999:
Kosova nga Liria deri te Pavarësia
O tek len dielli-o e praron-o hana
Bill Clinton-o ma nuk ban-o nana!
Bill Clinton-o ma nuk ban nana
O e ka gjoksin-o plot-o nishana!
Burri pjekur-o flet-o dalëgadalë-e
O gjeral-o bre mbi çdo gjeneral-e!
Jam përgjegjës-o e s’bdj hajgare
S’lejoj katastrofën-o humamnitare!
O duart lart-o ju shkie të shkinës
Përmendorja-o në mes t’Prishtinës!
Bill Clintoni-o ka një libër te dora
O ç’po dorëzohen-o çetnikët horra!
O ç’po dorëzohen-o çetnikët horra!
O do laraska-o dhe do të zeza sorra!
O çka të gjeti-o moj Serbi e ngrata
O në Reçak-o mua më gjeti disfata!
O në Reçak-o mua më gjeti beteri
Stop!- më tha-o bre Wiliam Woker-i!
Baje bythën ti-o dhe në Pashallëk ik-e
Po m’kërcënon-o Madeleine Albright-e!
O hiç më pak Toni Bleri edhe Klark-e
Me bisht-o nën shalë Serbia nëpër sokak-e!
O po i digjen kazermat-o bre sikur eshka
O nëpër rrugë tanket-o i ngelen si breshka!
O t’lemeritur shkiet shuajnë zjarrin me kova
O se ç’po iu kujtohet-o bre Ibrahim Rugova!
O tash e mori vesh-o bre bota-o dembele
O se ç’domethënie kishin-o entet paralele!
O kanë mendua-o se ato lehtë i pezullojnë-e
O kokat e nxehta tash s’po dinë kah shkojnë-e!
O pati mes nesh-o bre shumë-o munafika
O se ç’po i zbulon-o pisat bre kjo Amerika!
O dhe i ka vue-o bre nëpër lista të zeza
O që nga Topëica-o bre deri te Preveza!
O te dy palëve-o keq bre iu doli pazari
O po ju ka prish pun-o ai Adem Jashari!
O Shabani e Hamza-o po i rrinë ngat-e
O me mitraloza-o bre edhe me nagant-e!
O kërokojmë falje-o nga ata që s’i përmenda
O po merret vesh-o se të gjithë-o janë breda!
O ish përplasje-o midis qytetërimit shqiptar-e
O në anën tjetër-o bre të serbëve-o barbarë-e!