E shtune, 27.04.2024, 03:21 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Çfarë i mungon Rinisë Shqiptare?

E merkure, 24.08.2011, 07:57 PM


Çfarë i mungon Rinisë Shqiptare?

 

Nga Faik Krasniqi

 

Unë mendoj se më shumë se gjithçka Rinisë Shqiptare i duhet DISIPLINA - Disiplina e duhur ama. Kohët e fundit janë shkruajtur shumë artikuj rreth lloj-lloj gjërave që bëjnë të rinjtë në shkollat tetë-vjeçare dhe gjimnaze, që nga hyrja e drogës nëpër shkolla, konsumimi pa masë i duhanit, alkoholit, madje edhe drogës, marrëdhëniet seksuale (madje edhe në publik apo vende ku s'duhet) etj, etj. Në mënyrë që të eliminohen apo të pakësohen këto, duhet një rregull dhe një disiplinë e paparë, gjithashtu edhe një sigurim pra ''safety'' e mirë, duke filluar që nga shkollat dhe tek bizneset apo qendrat e punës, ku (jo vetëm të rinjtë) njerëzit të mos kenë aq shumë tolerancë sa që të dalin kur dhe sa herë të duan nga koha apo orari i punës dhe të pijë kafe disa herë në ditë, ose 2-3 orë rresht. Nëse vazhdon kjo gjë, njerëzit mësohen me idenë që mjafton të kesh siguruar një punë dhe të kesh marrëdhenie të mira me punëdhënësit se pastaj del sipas qejfit dhe zor se ta zë punën dikush tjetër. Në botën reale, në vendet e tjera, nëse kjo gjë ndodhte dy herë, përjashtohej pa ''warning''(paralajmërim), pa gjë.

Pra Rinisë Shqiptare i duhet vendosur rregulli dhe disiplina për çdo fushë të jetës së tyre, por jo në mënyrë diktatoriale, por me takt. Ama takti aq sa ata ta kuptojnë ndryshimin mes të qenit të papërgjegjshëm dhe të qenit të matur apo të sjellurit adultë. Se ndonjë adult i papërgjegjshëm, nuk konsiderohet tamam adult. Sigurisht, nga ana e përditshme dhe jetike, më shumë se çdo gjë tjetër Rinise Shqiptare i duhet puna. Por në rradhë të parë ata të marrin disiplinën e duhur për punë, përpara se të fillojnë në botën reale që është një botë shumë e ashpër, e vështirë dhe me të futura me thikë pas shpine.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora