E diele, 28.04.2024, 02:21 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Ja si opozitari Majko me miopinë e vet pengon integrimin e Shqipërisë

E diele, 21.08.2011, 07:31 PM


Ja si opozitari Majko me miopinë e vet pengon integrimin e Shqipërisë

 

Nga Pirro Prifti

 

Në një nga lajme të  dhëna në Albnoë morëm vesh se një nga opozitarët e vendosur socialistë z. Pandeli Majko i ka thënë radio `Kosova` ditën e djelë 21 gusht 2011 se ..`censusi i miratuar nga Berisha është bërë për interesa politike pasi kryeministri është shantazhuar.

“Kemi të bëjmë me një akt unilateral (të njëanshëm) nga qeverisja e ashtuquajtur “e djathtë” e drejtuar nga kryeministri aktual. Kjo histori nuk është thjesht histori regjistrimi, apo histori teknike. Ajo do të kërkonte një dialog më të gjerë midis klasës politike dhe pse jo me të gjithë shoqërinë shqiptare.

Por, mesa duket për arsye të caktuara të interesave politike të kryeministrit Berisha, kjo kaloi në mënyrë unilaterale dhe pa asnjë lloj dialogu. Sigurisht, që çështja e regjistrimit do të kërkonte respektimin e një modeli, të një standardi. Por, duket se në këtë rast ky është opinioni im, qeveria shqiptare ka qenë nën presion për këtë vendimmarrje që ka të bëjë me të ashtuquajturin “census", është shprehur Majko.

“Ka më shumë se 2-3 shtete që kërkojnë me insistim të kenë minoritete, që më pas t’i përdorin si mekanizma le t’i quajmë kështu edhe si presioni, për situatat e brendshme të Shqipërisë por kjo mund të konsiderohet thjesht një përrallë që nuk do të funksionojë”.

“Kultura fetare në Shqipëri qëndron mbi kulturën politike dhe kjo është ajo që më jep shpresë, që për fat të mirë në shoqërinë shqiptare ka valvula që nuk do të lejojnë që histori të natyrave të tilla të kthehen në konflikte apo në probleme për vetë shoqërinë shqiptare” .

Po ta shohësh me kujdes të krijohet përshtypja se është vetë Majko I shantazhuar nga  disa individë që përfaësojnë minoritetein dhe disa shoqata që nuk janë bërë dot minoritete dhe jo Berisha.

Duke parë detyrimin më tepër moral që ka z. Majko ndaj partisë PBDNJ si parti në aleancë të ngushtë me PS që nga viti 1997 e deri më sot (me ndërprerjen e shkurtër 4 vjecare2005-2009 që ishte me PD) nuk mund të mos shohësh me keqardhje se ky ish-kryeministër dhe 18 vjet deputet I Parlamentit shqiptar detyrohet të përkrahë e të thotë se Kryeministri actual Berisha paska qënë `I shantazhuar`, gjë që mendoj se nuk është aspak e vërtetë po të vlerësojmë  kërkesat disa vjecare të BE dhe të organizmave të tjera europiane dhe të SHBA për të plotësuar standartet që kërkohen me insistim nga BE si kusht për tu integruar në familjen europiane përë tu future në të cilën kemi shpenzuar 20 vjet dhe ende nuk kemi hyre.

Akuza e Majkos për një Berishë `të shantazhuar` të le përshtypje të hisdhur kur e thotë një ish-kryeministër I së majtës aq më tepër kur shikon se u bë 2 vite e gjysmë që e majta ka `një raport të ushtëzuar`  me parlamentin shqiptar duke vënë seriozisht në vështirësi integrimin në BE dhe miratimin nga ana e saj e kërkesës për tu bërë kandidat për në BE.

Nuk është e vështirë që cdo kush e ka kuptuar se mos futja në BE,, vonimi i integrimit për cfarëdo arësye qoftë, ka dëmtuar në rradhë të parë shqiptarët, shqipërinë si dhe komunitetet jo-shqiptare dhe  vete minoritetin grek.

Ndonjë nga këta individë që drejtojnë minoritetin grek dhe shoqata të ndryshme jo-shqiptare (por shqip-folëse) mund të zgërdhihen dhe të përqeshin për këto rreshta duke menduar se `sa mirë ju a bëmë shqiptarëve dhe qeverisë së tyre duke I futur në vështirësi dhe në përcarje politike`, por kjo është e vërteta.

Për fat të keq socialistët dhe për më tepër ish-kryeministri Majko, kanë vënë interest e tyre të castit (ose ndoshta dhe vetëm për lavdi personale) mbi ato të Shqipërisë duke menduar se vonimi sado pak I Shqipërisë për tu integruar në BE nuk bën ndonjë dëm të madh?! Sepse sipas socialistëve ` largimi I Berishës qënka më I rëndësishëm se sa integrimi në BE`.

O TEMPORA , O MORES,. Kjo sentencë e thënë nga Ciceroni ( cfare kohësh, cfare zakonesh), është pasthirrma më e përshtatëshme që mund të nxjerrë një njeri I arësyeshëm ndaj gomarrlëqeve që bën politika e politikanëve shqiptarë që nuk kanë ditur asnjëherë të bashkohen e të bëjnë një strategji të përbashkët për të hyrë sa më parë në BE duke lënë mënjanë `luftën e klasave` që ka molepsur gjithë politikën shqiptare të përbërë nga ish nomeklatura e kuqe dhe nga servilët e tyre.

Në analizë të mëtejshme të këtij veprimi të Majkos, veprim që është bërë mediatik në radio `Kosova` dhe tashmë në median shqiptare `Albnoë`,  mund të vëresh ndarjen e thellë të interesave të vecanta të politikanëve shqiptarë ndaj interesave të përgjithshme dhe kjo është më e theksuar tek opozita shqiptare e cila megjithëse e prekur nga parregullsitë ligjore të gjetura në dy zgjdhjet e fundit nuk mund të humbë busullën e orientimit të politikës shqiptare për tu future sa më parë të jetë e mundur në BE së bashku me Berishën që ata e kanë bërë obsession të tyren.

Së fundmi del pyetja: përse z. Majko akuzon Berishën se qënka `I shantazhuar` ( nga kush I është bërë shantazhi, nga BE?, në së se eështë ashtu shumë mirë. po ky nuk quhet shantazh z. Majko- quhet detyra shtëpie), në një kohë kur vetë z. Majko është I detyruar të dalë në shtyp dhe të kundërpërgjigjet për shkak të presionit të aleatit besnik të PS-PBDNJ?

·         së pari, mendoj se këtë detyrim moral të Majkos për tu shprehur kundër Censusit që sipas tij sic përmënda më lart fjalë për fjalë…`“Kemi të bëjmë me një akt unilateral (të njëanshëm) nga qeverisja e ashtuquajtur “e djathtë” e drejtuar nga kryeministri actual..`. Kjo është tërësisht nonsense dhe e përsëritur nga Majko të një fraze që ka thënë z. Dulë disa ditë më parë. Një turp për z. Majko I cili duke qënë politikan I vë njollë vehtes për të treguar miopinë e vet politike duke mos dalluar se kush është parësore për Shqipërinë e kush jo. Po pse mor z. Majko, pse të vonosh apo të mos zbatosh një nga standartet e BE , a nuk është në dëm të Shqipërisë? Përse mor z.Majko përdoresh nga individë të minoritetit, a e kupton se kjo mund të merret edhe si `një lugë corbe të gëlltitur` më parë që tashti kërkon ta vjellësh por nuk e vjell dot?

·         Së dyti, z. Berisha me gjithe gabimet e bëra në drejtim të shtetit ka patur suksese që duhen vlerësuar, dhe se insistimi për të bërë rregjistrimin është I drejtë dhe conform ligjeve në fuqi. Zbatimi I këtij detyrimi ndërkombëtar do të afrojë Shqipërinë me BE. Në këtë rast, z. Berishaka vënë në plan të parë integrimin në vënd të debateve të kota partiake për këtë problem.

·         Së treti, insistimi I z. Dule nuk është aspak integrues dhe I dobishëm për Shqipërinë, sepse sic e am thënë edhe herët e tjera në shkrimet e mia, nëse problemi  I deklarimit fetar është është cështje dëshire personale, deklarimi I etnisë ( dhe atësisë njëkohësisht) nuk mund të jetë vetdeklarim I thjeshtë sepse të deklarohesh ndryshe nga sa ke Atrësinë dhe etninë sepse ashtu ta do qejfi- përbën shkelje ligjore dhe kushtetuese, për arësye se nuk mund të deklarohesh grek kur atësinë e ke Shqiptare dhe anasjelltas. Me këtë insistim të individit Dule mund të arish në konkluzion se jo vetëm nuk ka shkelje të ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare, por ka një dëshire individuale të këtij njeriu për të përcare dhe për të shkelur ligjet se kështu do z. Dule. Është për të ardhur keq që z. Majko  e përkrah këtë shkelje ligjore. Mesa duket largimi nga funskionet egzekutive nuk I ka bërë mirë.

·         Së katërti, idea e Majkos se në këtë rast sipas tij ka `një akt unilateral`, është komplet ide bizarre, sepse nuk e ka fajin PD që PS dhe vetë z. Majko nuk shkojnë në parlament sidomos në raste të vecanta kur diskutohen gjëra të rëndësishme për fatet e kombit.

Mund të them më në fund se për fat të keq ende PS,  duke mos patur një program të qartë se si do të mund ta cojë Shqipërinë në dyert e BE, duke u dhënë pas luftës politike  (ndoshta të drejtë por kur ka probleme  kombëtare ajo duhet lënë mënjanë përkohësisht), duke patur individë që kanë qëndruar në pushtet dhe parti sepse ndoshta kanë shitur shpirtin tek te tjerët, vazhdon të bëjë gabim që nuk përkrah idenë e realizimit sa më parë dhe me sukses   një nga 12 detyrat e shtëpisë që na ka vënë BE për tu integruar: atë të rregjistrimit të popullatës dhe të pronave, sepse jemi ende shtet pa inventar të popullit dhe pa inventar të pronave.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora